Çmimi Rexhai Surroi: Ridvan Dibrës, Rexhep Ismailit dhe Vehbi Kajtazit

Artikujt tjerė
- Hashimi refuzon ofertën e Ramushit
- Sindikatat e mëdha organizohen jashtë BSPK-së
- Djegie veture dhe të shtëna në Mitrovicë
- Serbët e Kosovës diskutojnë platformën e Beogradit
- Punëtorët e PTK-së refuzojnë ti kthejnë bonuset
- Besimtarët e krishterë po festojnë Krishtlindjet
- PDK-ja e AAK-ja tërhiqen nga akuzat e së kaluarës
- Grabovci: Rehatia e familjarëve, vlerë e PDK-së
- Kosova importon 500 mijë kg mjetesh piroteknike!
- Ministria e Punës...: Kosova me 270 mijë të papunë
Prishtinë, 22 dhjetor (E plotësuar) Janë ndarë çmimet Rexhai Surroi për vitin 2012. Çmimin për letërsi e mori shkrimtari Ridvan Dibra, kurse për gazetari e fitoi Vehbi Kajtazi i Kohës Ditore. Ndërkaq, akademik Rexhepi Ismajli mori mirënjohjen për veprën jetësore. Juria që vendosi për këto çmime përbërje prej pesë anëtarëve: Rexhep Ismaili, Zenun Çelaj, Agim Isaku, Kim Mehmeti dhe Veton Surroi.
Fillimisht, drejtoresha e grupit Koha Flaka Surroi foli për ngjarjet që shënoi kompania KOHA gjatë këtij viti siç ishin aktivitetet që shënuan 15 vjetorin e gazetës Koha Ditore përfshirë këtu dhe ndarjen e 30 mijë librave.
Më pas, u promovua libri me fotografi të autorit Shukri Kaçaniku që sjellë fotografi të vjetra kosovare nga viti 1900 deri në vitin 1950.
Më pas gazetarit të Kohës Ditore Vehbi Kajtazit iu nda çmimi vjetor për gazetari të shkruar me titull: Pacolli dhe Ejupi zbulojnë emisarët e Dino Asanajt, shkrim ky që zbuloi aferat e korrupsionit në rastin e hotelit Grand.
Ndërkohë publicisti Veton Surroi i dha çmimin për veprën jetësore akademikut Rexhep Ismajlit.
Surroi me këtë rast kujtoi kur e kishte takuar akademikun sapo të dalë nga burgu.
Ismajli ndërkaq, u ndje i emocionuar.
E, romancieri, laureati Fatos Kongoli që nuk ishte prezent vitin e kaluar foli me mallëngjim për këtë eveniment, të cilin një vit më parë e kishte përcjellë nga Nju Jorku.
Më pas shpalli fituesin e sivjetmë, shkrimtarin nga Shkodra, Ridvan Dibra me romanin Legjenda e Vetmisë.
Dibra ndërkaq, tha se e nuk kishte pritur këtë vlerësim për romanin e tij që e quajti kurban për gjuhën.
Këtë edicion çmimi vjetor për gazetari dhe letërsi Rexhai Surroi ka hyrë në vitin e 5-të.
Në mesin e laureatëve të këtij evenimenti ishte dhe Ismail Kadare.







