VV-ja pyet qeverinë: Nëse platforma është raciste, pse bisedoni me racistët?

Artikujt tjerė
- Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president
- Demantohet Haradinaj
- Presidentja shkeli Kushtetutën për Shalën
- Veseli në krye me 155 vota, Vlora Çitaku vetëm 58, bie Petrit Selimi
- Dedaj: Pragu zgjedhor prej 5 për qind, kundër partive të vogla
- Petroviq: Platforma e Serbisë për Kosovën, nuk përputhet me realitetin
- Grabovci e Kuçi: Veseli aset i rëndësishëm, i ka sjellë PDK-së fuqizim
- Prizren: Thaçi kritikon qasjen e Serbisë ndaj dialogut
- Rriten lëvizjet e udhëtarëve në kufirin Shqipëri-Kosovë
- Platforma "e vonuar" serbe
Prishtinë, 22 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Qeverisë që të dalë nga dialogu politik me Serbinë. Sipas subjektit të dytë më të madh opozitar, arsyet për një veprim të tillë janë shtuar tashmë kur Serbia ka prezantuar platformën e saj, shkruan Koha Ditore.
Subjekti që drejtohet nga Albin Kurti i ka bërë thirrje edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të deklarohen për planin e publikuar nga Beogradi zyrtar.
Kërkesa e Vetëvendosjes i drejtohet Qeverisë së Kosovës dhe Blerim Shalës - dilni prej këtyre negociatave sa nuk është bërë shumë vonë. Nëse shkoni më 17 janar në negociata, doemos do të diskutoni për platformën e Serbisë. E nëse kjo platformë qenka raciste e antievropiane, çka po bëni ju të ulur në një tavolinë me këta racistë e me këta antievropianë, ka thënë nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti në konferencë për shtyp.
Pas thirrjes në drejtim të institucioneve të Kosovës, Ahmeti ka elaboruar edhe thirrjen në drejtim të BE-së e SHBA-së.
Kërkesë po ashtu kemi ndaj BE-së dhe SHBA-së, që deri më tani janë deklaruar dhe janë shprehur, po e citoj Qeverinë e Kosovës, si garantues të këtyre negociatave, që të dalin haptas dhe ta japin qëndrimin e tyre rreth platformës së Serbisë. Reagim më të qullët të BE-së sesa atë që ka deklaruar Maja Kocijançiq nuk kemi komente, i kemi vetëm konkluzionet e KE-së, nuk kam parë. Përfaqësuesi i BE-së në Beograd ka thënë se e ka marrë platformën, ka disa gjëra të mira, ka disa gjëra në drejtimin e duhur, ka disa që nuk janë në drejtimin e duhur, ka thënë ai. Domethënë që BE-ja e ka pranuar atë dokument si diçka mbi të cilin mund të diskutohet.
Prandaj, ka thënë ai, u bëhet thirrje BE-së, SHBA-së, zonjës Ashton, të gjithë atyre që janë të përfshirë në dialog, që ta bëjnë publik qëndrimin e tyre lidhur me aspiratat e vazhdueshme të Serbisë që, sipas tij, janë që ta defunksionalizojnë shtetin e Kosovës.
Nënkryetari i Vetëvendosjes ka thënë se platforma serbe e propozuar e konfirmon synimin e Serbisë për autonomi të veriut, ashtu siç kishte thënë Vetëvendosje.
Kemi thënë prej fillimit se qëllimi i Serbisë nuk është ndarja e Kosovës, por krijimi i një Republika Srpska brenda Kosovës, dhe pikërisht ajo u pa edhe në këtë platformën e re. Edhe në negociatat e Vjenës, ku Serbia ka hyrë duke thënë gjithmonë se ne nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës, atëherë Kosova në mënyrë të njëanshme i ka marrë obligimet nga Pakoja e Ahtisaarit, dhe nuk u mor pranimi i shtetësisë nga Serbia, ka thënë ai. Ky është kapitulli i ri i negociatave, ku Serbia thotë prapë ne po hyjmë në negociata me Kosovën, por nuk do ta njohim Kosovën në fund.
Ahmeti është shprehur se tash patjetër do të diskutohen pjesë nga platforma serbe.
Do të diskutohen prapë kërkesat e Serbisë mbi Kosovën, por duke mos e marrë prapë shpërblimin, e që është njohja e Kosovës nga Serbia. Për shembull, ata thonë - ti bëjmë dy dhoma të parlamentit në Prishtinë, tanët thonë jo - nuk ka shanse dy dhoma të parlamentit, ata thonë - në rregull pra po e bëjmë vetëm të komunave serbe në veri, është shprehur ai. Pra, ne po nisemi prej Pakos së Ahtisaarit, ata po nisen prej platformës së Serbisë, e rezultati do të jetë një mes.
Për platformën serbe ka folur edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Ai ka thënë se strategjia e Serbisë është induktive. Synimi përfundimtar i Serbisë, i shpallur në platformën zyrtare të saj për dialogun, është në funksion të dy gjërave: Serbia do ta përqendrojë vëmendjen në synimin përfundimtar për ta shmangur vëmendjen nga hapat më të vegjël që të çojnë atje, duke kushtëzuar kështu një pranim të pjesshëm të tyre, të cilat gjithsesi do ta avancojnë synimin përfundimtar të Serbisë, ka thënë ai. Disa prej kërkesave të Serbisë janë haptazi dhe qëllimisht teprime, në mënyrë që përmes dialogut të hiqet dorë nga ato (për shembull përmendja e Gorës si potencialisht pjesë e Rajonit Autonom).
Sipas tij, këto i shërbejnë pastaj Serbisë të thotë se edhe ajo lëshoi pe, tash duhet edhe Kosova të lëshojë pe.
P.sh. i kanë radhitur aty një gamë të gjerë fushash ku kërkojnë autonomi në vendime, prej kuvendit e ekzekutivit për Rajonin Autonom e deri te telekomunikacioni e energjia, është shprehur Konjufca. Në cilën do nga këto që arrihet marrëveshje, ajo do të jetë larg konstelacionit politik e institucional/ligjor të Kosovës e më afër platformës së Serbisë.
Ai ka thënë se objektivi i Serbisë është kantonizimi, i cili pashmangshëm çon te federalizimi.
Dallimi cilësor në mes të shtetit të pavarur dhe sovran dhe Planit të Ahtisaarit është shumë më i madh se sa ai në mes të Planit të Ahtisaarit dhe statusit autonom që po e kërkon Serbia. Pra angazhimi për shtetndërtim duhet të niset duke e luftuar statusin autonom, por edhe duke e luftuar planin e Ahtisaarit. Platforma e Serbisë duhet të shfrytëzohet nga Qeveria që të dilet nga dialogu. Me këtë platformë edhe formalisht ky dialog nuk është për normalizim marrëdhëniesh, por për statusin e Kosovës, ka thënë ai. Kështu vazhdimi i pjesëmarrjes së Kosovës në dialog është pranim i dialogut për Platformën e Serbisë.


urtsija22.12.2012/23:49
3 plane e rezojn ket qeveri nese don poplli ju vv.mir 1. mir me vot te lire po munohni me fitue nese nuk manipulohen te korreket votat,po do te fitoni.vv. e dy planet tjera nuk pi tregoj se besoj se i dini vv.

Melo22.12.2012/20:48
Kahrejman Cuki Bon,pajtohem me mendimin tende,por deshiroi te plotesoi dhe te shtoi diqka,ngase ju nuk keni vene ne pahe.VV.mire e ka,po si po vepron ajo si e vetme s'munde te ben asgje,si edhe po shifet,vv.smunde me qene opozit edhe e pozites edhe e opozites,ata djem duket se skane pervoje,tjeter,ju u preferoni vv,tu permbahen parimeve dhe principeve te Dr.Rugoves dhe Adem Jasharit.Une personalishte mendoi se ata te vv. do te gjenden te fyer me keto sygjerimet e juaja,ngase lideri i vv asnje here,se paku varret e ketyre koloseve nuk i ka vizituar e sidomos varrin e presidentit Rugova.

TIPI22.12.2012/20:17
phaaaa zdi pse po i pyet se.
JU VV ju uroj pune te mbare edhe pres nga ju nje protest gjithepopullore para bisedimeve. Populli me prezencen e vete le ta tregoj se a eshte apo jo per bisedime

Kahrejman CukiBon22.12.2012/13:52
O ju Vetvendosja prej qe keni filluar kundershtimet tuaja ndaj Partis ne pushtet e gjere sot gjithemone keni qene shume efikas dhe shume te mireseardhur per kete popull.Mirepo,as Evropes s'esht ka ia ka endja kete mendimin tuaj ,as Serbis jo se jo,sepse Evropa akoma sikurse heret ,ende e mundon njefar diskriminimi i hershem,si dhe e mundon njefare gjelozije ne kombin shqiptare.Evropa po mundohen te jene mire me mbretin,mire me lekin,po ashtu nuk ben.Tash Evropa duhet te bie ne shezde dhe te pajtohet me etnitetin shqiptare,dhe duhet gjithesesi t'i versulet Serbise dhe armiqeve te tjer si Serbia qe njeher e pergjithemon te heqin dore nga kerkesat e tyre armiqesore shoveniste e fashiste.Kungulli ka rene ne fund te detit le ta kene te qart.E nese Evropa nuk ka mend ,ateher,Serbija din çka vepron sikurse ne Luftrat boterore ,te cilat vet i ka nisur,e te tjeret ia kane pare sherrin.Ki kujdes tota Evrope,se s'jane shqiptaret e para nje dhekulli.Prandaj,Ju zoterinjt e Vetvendosjes,mire jeni duke ecur,vazhdoni dhe mos harroni te Madhin e e ketij Shekulli z.Rugova dhe Arkitektin me te madhe te luftes Clirimtare,Heroin e pavdekshe dhe heronjte e tjer z.Adem Jashari.Lavdi...!!!nese deshironi te behet ejuaja.

Barani22.12.2012/13:50
Racistat bisedojin me racistat,pore shpejte do ju vjen fudi.Sa te tregohet qka mshefin PERGJIMET qe i ka bere EULEXI.Burgu i Sigurise te larte mbrenda 2013 do te kryhet,dhe pritni AFERA te tjera.Taman pere 112 vete ka vende si ma te RREZIKSHMIT ku do te ju prin H.Thaqi K.Veseli Grabovci Syla Lushtaki dhe te tjere. Buzhalla do eshte Postjr i tyre.Ndoshta K.Ditore do ta boton kete koment. Ju Pershendese.









florim patrioti23.12.2012/00:36
o shqipe amerika po lufton per ne jo ne per kosove mos harroni me zor don me na be shtet po spo dojmi po eshte rrezik qe dikur edhe asaj i behet bajat edhe thot beni qka te doni po a spo e shihni se qka po sjellet ketre edhe ne liber me jau qit e me lexue se smarrin vesh se kan mendjen aty se qka po behet me kosove se njeri kur e rrok perpara leku ather aty secili e ka mendjen se a po i del nej lek a jo e jo per kosove po