• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Së pari të filtrohet AKI-ja, pastaj Policia

Publikuar: 22.12.2012 - 09:13

Prishtinë, 22 dhjetor - Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri do të kërkojë llogari nga Policia e Kosovës për procesin e verifikimit. Ky komision është informuar tek të premten nga “Koha Ditore” se AKI-ja ka nisur verifikimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Njëri prej anëtarëve të këtij komisioni, Rexhep Selimi ka thënë se fillimisht duhet që ky proces t’i bëhet AKI-së e pastaj organizatave të tjera. Ai ka thënë se në AKI ka njerëz që punojnë edhe për organizata të tjera, siç është SHIK-ku, derisa ka shprehur drojën se në Polici mund të ketë eliminime.

Sipas deputetit Selimi, brenda AKI-së ka njerëz të paligjshëm, të paverifikuar dhe, siç ka thënë ai, përfundimisht ata nuk mund ta bëjnë verifikimin e personelit të një organizate tjetër.

Organizata e parë që kërkohet t’i nënshtrohet procesit të verifikimit është Policia e Kosovës. 

Selimi ka thënë se ky proces po bëhet në kohën e gradimeve në Polici e po kështu ka për qëllim eliminime dhe diferencime të pjesëtarëve të Policisë. 

Sa qytetarë pritet t’i nënshtrohen këtij verifikimi, cilat të dhëna personale do të mblidhen, kush do ta udhëheqë këtë proces dhe si e nga kush do të mbikëqyret, kush pos Selimit të Vetëvendosjes pohon se në AKI ka njerëz të infiltruar të SHIK-ut, gjë që nuk e përjashton as Bekim Haxhiu i PDK-së, e shumë e shumë të tjrra mund t’i gjeni në shkrimin e botuar në numrin e sotëm të Gazetës Koha Ditore.   

Komente (9)

miku23.12.2012/08:49

Miresevjen diferencimi ideopolitik ,i nje kohe te kaluar , tash i aktualizuar ,si ne Kohen e Enver Hoxhes .Tash secili do te akuzoj secilin ,per perfitime personale ,partiake e politikoditore.Kjo eshte gjeja me e keqe qe mund ti ndodhë Kosoves.Po i bej nje pyetje vetvetes,se ske kuj i drejtohesh ,po zyrtaret e AKI kush i verifikon????? Haj medet haj per ne e kete popull ,po kurr nuk ju nda gazepi.

polici,nga ferizaj23.12.2012/08:04

rexhep selimi,ti ke qene kordinator,i emruar nga qeverija e perkohshme per formimin e policise.gjysma e policise,sipas marreveshjes se thaqit me klarkun eshte dashte te jene pjestare te uck,te cilet do te izgjedhesh ti.... por ti i zgjodhe njerezit me kriterin e 1000 markave.sa pare i kerkove shaban viqes,qe te i lirohet prona e uzurpuar nga njerezit e tu ne ferizaj........ 250.000euro,dihet.

besim hyseni23.12.2012/02:16

pos policin e thejsh qe nuk kan asnje grad qe duhet me kan ne detyr.
tjeret ndesh nisnja prej nalti, e ndesh prej posht, se njejt eshte nuk duhet me lan asnje. nen nje mase pari duhet me pastru policin..........oooooooo qka dush thuej se pa e largu hashim nuk kena me pas shtet kurre jo uefa e fifa qe skan me na pranu kurre

Malushi22.12.2012/22:39

Ani sherbimi intelegjent, pse po hargjoni lek kot ne kesi sene. Kjo eshte sen luksoz per Kosoven , e sigurine neve na destabilizon kush te deshiroj ne rajon, kaqi i vogel. Bahen 1 mil dollovere kishe po punojm dicka. E more zot kfjellju menen ketyre njerzve. Nime shume pasoja ka lan regjimi serb ne Kosove, edhe mendjen per faqe te zez na e ka ba

arta22.12.2012/15:10

aq shum ka korupsion dhe hajni qe nuk dim ka me ja nis me filtru.

Rrapi22.12.2012/14:56

Me ket aktVerifikim, Kosova po hyn ne nje udhe pa krye.
Nuk bahen m keto sene keshtu.

Se a do te punoj nje njeri si duhet dhe sipas rregullave dhe ligjit, eshte percaktues mbikqyrja e vazhdueshme ne nje sistem ku askush nuk do te perjashtohet nga kontrolli dhe pergjegjesia.
Se cka ka ba Babgjyshi, i ka kqyr Serbia , keshtu nuk shkon. Do te behet LOQ.

Barani 22.12.2012/13:56

Zotri R. Beka ty po te drejtohem ne vitin 2013 do te burgosen 112 vete ku prisi i tyre do te eshte Zotri H. Thaqi dhe K. Veseli.Durim sikure thojike i Pavdekshmi Dr.Rugova. Te Pershendese nga Zemra.

Rame Beka22.12.2012/11:07

Ktij tipit iu eshte gjetur ne xhep lista per eliminimin e 100 krereve te politikes kosovare dhe prijes i listes ka qene Ibraahim Rugova e tash del shet men o Rexho deri n fyt je, te gjith jemi ne dijeni...

Luta 22.12.2012/09:34

Prej Kryeministrit duhet te fillon ky Pastrim.....

1000  Karaktere
Prishtinė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 26°CI kthjellėt
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme