Kërkohet krijimi i fondit për veriun

Artikujt tjerė
- Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president
- Demantohet Haradinaj
- Presidentja shkeli Kushtetutën për Shalën
- Veseli në krye me 155 vota, Vlora Çitaku vetëm 58, bie Petrit Selimi
- Dedaj: Pragu zgjedhor prej 5 për qind, kundër partive të vogla
- Petroviq: Platforma e Serbisë për Kosovën, nuk përputhet me realitetin
- Grabovci e Kuçi: Veseli aset i rëndësishëm, i ka sjellë PDK-së fuqizim
- Prizren: Thaçi kritikon qasjen e Serbisë ndaj dialogut
- Rriten lëvizjet e udhëtarëve në kufirin Shqipëri-Kosovë
- Platforma "e vonuar" serbe
Prishtinë, 22 dhjetor Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohen më 17 janar për të diskutuar krijimin e një fondi për veriun e Kosovës. Fondi do të përfshinte investimet ekonomike që parasheh ti bëjë për atë pjesë të vendit Qeveria e Kosovës, përqindjen e të hyrave doganore nga pikëkalimet kufitare në veri, fondet që parasheh t`i investojë në atë pjesë komuniteti ndërkombëtar, si dhe investimet që planifikon t`i bëjë vetë Serbia.
Në këtë mënyrë, duke proceduar me marrëveshje të re, do të anashkalohet efekti negativ që ka mundur të ketë publikimi i platformës serbe për Kosovën, për të cilën porositë e diplomatëve ndërkombëtarë kanë qenë që të injorohet, shkruan Koha Ditore, për çka më shumë mund të mësoni nga gazeta e ditës së shtunë, ku shtohet se deri në pranverë stafi i baroneshës Ashton dhe shtetet anëtare të BE-së presin që të ketë përparim edhe në disa çështje teknike, siç janë telekomi dhe transmisioni i energjisë.


shaipi22.12.2012/18:22
nese jane te verteta keto qe shkruhen ketu atehere skemi pse ta quaj vendimin e fifas skandaloz, nese serbija na dirigjon se sa te investojm e ku te investoj nje shtet i till ase qe na nevoitet.

Arber Dardani22.12.2012/16:50
Kosova eshte i vetmi vend ne bote qe udhheqet prej Hajnave te teshave qe jane nxane ne Zvicer, ish bodigardave te diskove e njerezve qe i kane ble fakultetat me pare e qe skan lidhje me politik. Urime festat e fundvitit e Bravo ju qofte, popull i Kosoves ju bafte mire

izet22.12.2012/15:53
1. Premtoi qe do ta realizoj pavaresin, dhe ne u beme me te varur.
2. Premtoi zero tolerance ndaj korrupcionit, dhe korrupcioni lulezoi me te madhe.
3. Premtoi biseda vetem teknike, dhe ato u shendruan ne politike.
4. Premtoi qe nuk ka kthim pas, dhe ne e fituam fusnoten.
5. Premtoi qe nuk do te kete biseda rreth statusit, dhe tani po bisedohet per statusin.
6. Dhashte Zoti e mos te premtoj egzistimin e Kosoves.

Tezja Rukmane Los Anxhellos22.12.2012/14:31
Ooo! shume gjate e çuat edhe ju me zhargonin politik ne mes Kosoves dhe Serbise o more daja Ashim.!Po a mos po mendon se Daçiqi eshte ma i embel se te parete Tij?Lere more se e tepruet me ta...Po a e dini ju se serbet nuk ngopen kurre derisa te depertojne ne Bregdetin Shqiptare.Atehere,besoj se nje çike do te pushoj,deri sa te depertoj edhe ne Itali.Serbija me emderrat e tyre ia kane pare sherrin Evropa e bota .Po,ndaluni mos e degjoni,mos ju pergjigjni u japim besen se ata vet do te na lusin ,apo do na bejn rigja t'i leshojme te mesyn ne Pashalluk te Beogradit."O leshoje tha ia bente njerit qe e kishte fute perfundi nje dushmpan ai i thoshte o une e kam leshuar kahere po ky s'aesht ka me leshon".Me kete butesi vetem po ia zgjatni jeten ketij gjarpri helmues...Sa me siper per mirekuptim dhe zgjuarsi.!Mos e merrni ne qafe edhe Zonjen Ashton,e cila ka humbur ne peshe prej se eshte marrur me ndarjen e "Shapit nga sheqeri"ne Kosove...

Isa22.12.2012/12:48
Duhet te kete kujdes qe kjo perqindje nga te hyrat qe do te hyjne ne veri ta kete nje kusht i cili do te hynte ne fuqi ne rastin kur ajo shume e mjeteve do te tejkalonte balancin e ndarjes proporcilonale te te gjitha zonave ne gjith vendin.







pika22.12.2012/23:57
ne vend te ushtris per veriun,ju krijoni fonde