Kolona të gjata në Merdarë e Konçul

Artikujt tjerė
- Jakup Krasniqi, në izolim
- Jacobson: Platforma serbe, vetëm një copë letre
- Viti i Ri, me diell dhe ngrohtë
- Asgjësohen 142 dele të prekura nga bruceloza
- Austriakë protestojnë kundër deportimit të familjes nga Kosova
- VV-ja pyet qeverinë: Nëse platforma është raciste, pse bisedoni me racistët?
- Deputetët duan kohë për përgjimet
- Së pari të filtrohet AKI-ja, pastaj Policia
- Kërkohet krijimi i fondit për veriun
- Kolona të gjata në Merdarë e Konçul
Prishtinë, 21 dhjetor - Zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit nuk po arrin ti shmangë pritjet e gjata të mërgimtarëve kosovarë në pikëkalimin kufitar të Merdarës. Bashkatdhetarët që vijnë nga mërgimi për ti kaluar festat e fundvitit në Kosovë, po ballafaqohen me kolona dhe pritje të gjata gjatë hyrjes në Kosovë.
Burime të albinfo.ch tregojnë se në pikëkalimin e Merdarës pritjet janë disa orëshe, për shkak të neglizhencës që po tregojnë policët kufitarë dhe doganierët serbë. Të paktën e tillë ishte gjendja të premten në mbrëmje.
Ndërkaq, hiç më mirë nuk po kalojnë as bashkatdhetarët që kanë zgjedhur pikëkalimin e Konçulit (Dheu i Bardhë). Edhe në këtë pikë kolona është relativisht e gjatë, edhe për faktin se në këtë pikëkalim po punohet intensivisht për ndërtimin e objektit të përbashkët kufitar, që është pjesë e marrëveshjes për IBM.
Kjo nuk është hera e parë që bashkatdhetarët po ballafaqohen me kolona të gjata gjatë hyrjes në Kosovë. Edhe gjatë pushimeve të verës kolonat kanë qenë disa kilometra të gjata, sidomos në pjesën e kufirit të Serbisë.


sereng22.12.2012/12:36
Njejt me ka kushtuar si ka SERBIA si ka SHQIPERIA korrupsioni i njejte ne kosove pak me i lire po megjithate korrupsioni ballkanik.

nitifranc22.12.2012/12:19
po normal me bo kolon se duhet mi pagu ton ka 100 euro me kalu me shpejt ekam provu vet veres kurr nuk shkoj andej ama ka krocai ish tmerr rruga dej sa po dilshe autbon sna ka marr malli mi pa shkit po rruga shkurt e shpejt ka krocia llom pu bojshe e rezik

albi22.12.2012/09:09
valla bre ishalla ju maj ni jav tuj prit se veq qefi ume bahet po skini kah mej ra veq anej

emin22.12.2012/00:49
Shume mire jane tu jav ba shkijet,ende Shqiptaret su mbushen mend.

hasan karcylli21.12.2012/23:40
O kur sdin me ju ndal ka nje jav.Se kurr nuk u mbusht mend.Shkavi gjithmon ka qen i njejt me qindra vjet e ju po mendoni se mbrenda nates ka ndryshu.

mitrovica21.12.2012/22:09
Edhe kesaj i thojn marreveshje menagjim i pikes administrative jo kufirit siq po rrejn keta ministrat tone, po qdo lloj marreveshje ta qkerdhen Serbia derei sa nuk shkohet me reciprocitet e kete e ka thane qysh moti Albin Kurti, se 101 mije arsye ma te mdhaja i ka pas Kosova per me ju shmang ketyre bisedimeve se sa Serbia se vetem qe tha kryeministri i kosoves se u arrit marreveshje per menagjimin e kufirit i madhi daqiq reagoi e kercnoi se do te largohet nga bisedimet kurse kryeministri i jone as nje hap nuk e ka ndermarr per me i qit kusht Serbis per me u terhjek nga bisedimet RECIPROCITET PER NDRYSHE TE GJITHA MARREVESHJET DO TE BIEN NE UJE OSE DO TE SHKOJN NE FAVOR TE SERBIS PAQ PER KOSOVEN










SWE22.12.2012/13:06
hajde popull me 1 maj dalemi ne protesta masive,,,behemi me mijra mijra njerz,ftoj te rinjet,bujqit,qytetaret dmth pej ma te voglit e dej ma te madhin,te dalemi se bashku kunder qeveris se tashme.