Kërkohet angazhimi OSBE së për reformën zgjedhor

Artikujt tjerė
- Kërkohet angazhimi OSBE së për reformën zgjedhor
- Ndalohet përkohësisht shitja e shamponit Kosil
- ECMI-ja: Mospërfshirja e veriut në regjistrim të futet në fusnotë
- 140 studentëve nuk u nostrifikohen diplomat
- Kosova alergjike ndaj autonomisë, Serbia ndaj Planit Ahtisaari
- Jakshiq akuzon shqiptarët se ia kanë djegur automobilin
- Shala: Me kërcënime Beogradi kamuflon Platformën
- Prokuroria kërkon edhe dy muaj paraburgim për Limajn
- EULEX-i sdi ta arsyetojë vendimin për Pacollin
- Zeidan: Libia shpejt do të ndërmarr hapa për njohjen e Kosovës
Prishtinë, 19 dhjetor - Kryetari i Prishtinës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa ka pritur në një takim shefin e ri të misionit të OSBE-së në Prishtinë, Ambasadorin Jean-Claude Schlumberger, me të cilin ka diskutuar për ecuritë politike në vend, me theks të veçantë, punët që po bëhen në reformën kushtetuese dhe zgjedhore.Në këtë takim, kryetari Mustafa ka falënderuar ambasadorin Schlumberger për kontributin e OSBE që ka dhëne dhe po jep në demokratizimin e shoqërisë tonë. Kryetari Mustafa ka kërkuar nga ambasadori Schlumberger një angazhim shtese të OSBE-së në proceset në Kosovë, sidomos kur është fjala për reformën zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.
Kryetari Mustafa ka kërkuar nga ambasadori Schlumberger që OSBE të angazhoj një numër me të madhe të vëzhguesve në zgjedhjet e ardhshme, pasi që sic tha kryetari Mustafa, angazhimi me i madh i OSBE me vëzhgues në këto zgjedhje do të ndikonte në zvogëlimin e manipulimeve dhe si rezultat zgjedhjet do të ishin me kredibile dhe me të pranueshme për të gjitha subjektet politike në vend.
Nga ana e tij ambasadori Schlumberger, tha se OSBE do të përkrah këto proces në çfarëdo forme që është e mundshme.









