• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ndalohet përkohësisht shitja e shamponit “Kosil”

Publikuar: 19.12.2012 - 12:13

Prishtinë, 19 dhjetor - Në bazë të informatës zyrtare qe ka marr Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës për  dyshim në artikujt “Kosil” prodhim i Kompanisë “Fobas”, Shkup,  Maqedoni dhe “Andros” prodhuar nga ”Andros Farm“ Ohër Maqedoni, d.m.th është i ndaluar vetëm nga këta dy prodhuesve, Inspektorati Sanitar i AUV-së menjëherë ka marrë masat e para sipas procedurave ligjore për ndalimin e shitjes së përkohshme të këtyre produkteve të dyshimta. Janë inspektuar të gjithë importuesit nga të cilët është kërkuar qe ta heqin këtë produkt nga pikat shitëse të cilat ata i kanë. Ata kanë shprehur bashkëpunim se brenda 24 orëve do ta largojnë produktin nga tregu i shitjes. Të këto biznese janë  marrë  mostrat e këtyre produkteve për analize-verifikimin e përmbajtës në aspektin bakteriologjik dhe fizik-kimik, të cilat dërgohen ne laborator të akredituar dhe pas nxjerrjes se rezultateve të analizave të këtij produkti do të merret vendimi përfundimtar. Hapi tjetër do të jetë ri-inspektimi i operatorëve të tregut për verifikimin e urdhëresës së dhenë për ndalim e shitjes së përkohshme të këtij produkti te dyshimit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për të gjitha informata qe merr për dyshime ne produkte te caktuar menjëherë vepron duke hequr nga tregu për të pamundësuar çfarëdo rreziku eventual qe mund te vi nga cili do produkte. Vetëm atëherë kur verifikohet gjithçka dhe dëshmohet për sigurinë e produktit lejohet për rishitje konsumatorëve në Republikën e Kosovës

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CI kthjellėt
Tiranė 17°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell