AAK i mban zgjedhjet në janar

Artikujt tjerė
- Rasmussen shpreson në zbatimin e marrëveshjes
- Finlanda, e përkushtuar për përkrahjen e Kosovës në të gjitha proceset
- Riformatizimi, propagandë qeveritare
- Kuvajtit i gatshëm të ndihmojë Kosovën
- Ministrja Çitaku merr mbështetjen e Qeverisë daneze
- Dy kompani kërkojnë hetim për ministren Kusari-Lila
- Luan Haradinaj ishte pjesë dhe shpresë lirie
- Suksesi i zgjedhjeve në veri, varet nga vetë serbët
- Independent: Zgjerohet skandali i trafikimit të organeve në Kosovë
- Delegacioni i Kosovës në Bruksel për planin e zbatimit të Marrëveshjes
Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në janar të vitit të ardhshëm do ti nisin zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat do të përfundojnë me Kuvendin e Përgjithshëm.
Kohë më parë, anëtarët e kësaj partie patën paralajmëruar se lirimi i liderit të tyre nga Tribunali i Hagës, Ramush Haradinaj, do tu japë vizë zgjedhjeve të brendshme.
Ndërkaq, vetëm dy javë pas kthimit të Haradinajt në Kosovë, ata kanë bërë të ditur se janë në vlug të punës për ta parapërgatitur terrenin që në fillim të vitit të ardhshëm ti nisin zgjedhjet.
Ne kemi filluar ta trajtojmë çështjen e zgjedhjeve. Do ti bëjmë përgatitjet që nga janari të fillojmë me zgjedhjet e partisë. Normalisht që do të fillojmë nga baza e deri në nivelin qendror. Do të ketë ndryshime sa i përket ardhjes së simpatizantëve dhe atyre që mendojnë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mund të përmbushë vullnetin e tyre në bazë të programit dhe vizitonit që ka AAK-ja, ka thënë për Zërin nënkryetari i kësaj parti, Ahmet Isufi.
Sipas tij, për shkak të dinamikës së zgjedhjeve të brendshme është e pamundur të përcaktohet se kur do të jetë Kuvendi i Përgjithshëm dhe sa do të zgjasin zgjedhjet. Në çdo palë zgjedhje ka pasur dhe do të ketë ndryshime, dhe ato do të jenë me përmbushje të kuadrit, varësisht nga votat që do ti marrin (anëtarët e partisë), ka nënvizuar ai.
Kuvendi i fundit i Aleancës është mbajtur para katër vjetëve, përkatësisht në nëntor të vitit 2008. Në fakt, edhe ky Kuvend ishte mbajtur pas lirimit të parë të Haradinajt nga Tribunali i Hagës, ndërsa mbahet mend si Kuvendi nga i cili Aleanca doli me status të ri, dhe ku gjithashtu ishte zyrtarizuar si nënkryetar i parë Blerim Shala.


bekimi16.12.2012/09:29
Sdi pse AAKe me bajtj zgjedhje, ata e kane mase mire te marrin nje vendim per me u shkri ne PDK, atyre kush ma vota nuk ju jep.Ramushi politikisht e kryejti ... rieren.

Arber16.12.2012/08:30
nuk e di per tjerat komuna veq per istog e di prej qe u ba bek berisha kryetar i aak per istog edhe ata qe e kan pas nplan me ja jep voten AAK tash nuk ja jepin ma veq kqyrni vetni ne istog sa e dojn bek berishen krejt istogu e ka merzi e le po ja japin voten

Deqani15.12.2012/22:36
Edhe ju si PDKcat pa kunderkandidat apo?






besi uk16.12.2012/19:43
aka me pas naj kandiate diktatori ramushi a as njo