Kërkohet njohja e Kosovës nga shtetet e Këshillit të Evropës

Artikujt tjerė
- Kërkohet njohja e Kosovës nga shtetet e Këshillit të Evropës
- Mufa, i preferuari i politikës për drejtor gjeneral të RTK-së
- Diplomojnë 40 nënoficerë të rinj të FSK-së
- Zgjidhen katër kryeprokurorë të rinj
- Ligji për shëndetësinë (s)mjafton për reforma
- BE tani MSA-në e ndërlidhë me dialogun Serbi-Kosovë
- Kontribuesit: Çfarë ndodhi me Dardania Bankë në Tiranë
- Certifikohen edhe 39 noterë
- E kaluara e kryetarit mban të përçarë LDK-në në Gjakovë
- Kosova mbron me ligj investitorët e huaj
Prishtinë, 14 dhjetor - Në Torino të Italisë sot ka filluar punimet takimi i Komisionit për Politika të Jashtme dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilin merr pjesë edhe një delegacion i Kosovës, i përbërë nga Sabri Hamiti, nënkryetar i Kuvendit, dhe Hydajet Hyseni, nënkryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.
Sipas komunikatës së Zyrës për medie të Kuvendit, temë kryesore e këtij takimi ka qenë miratimi i një rezolute dhe i rekomandimeve për situatën në Kosovë. Rezoluta dhe rekomandimet janë bërë në bazë të raportit të Bjorn Fon Sidow.
Gjatë seancës, që ka zgjatur për rreth dy orë, deputetët Hamiti dhe Hyseni kanë dhënë përgjigje dhe sqarime për pika të veçanta të Rezolutës dhe Rekomandimeve për Kosovën.
Rezoluta dhe Rekomandimet kanë të bëjnë, në mënyrë të veçantë, me krijimin e institucioneve demokratike në Kosovë, me sundimin e ligjit dhe me të drejtat e njeriut. Hamiti dhe Hyseni kanë kërkuar me këtë rast nga vendet e Këshillit të Evropës që ta njohin Kosovën, në mënyrë që brenda këtij institucioni të krijohet status përkatës për vendin tonë, që do të hapte mundësi për bashkëpunim dhe komunikim normal.









