• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Mufa, i preferuari i politikës për drejtor gjeneral të RTK-së

Publikuar: 14.12.2012 - 17:27

Prishtinë, 14 dhjetor - Deri në fund të muajit të parë të vitit 2013, RTK-ja do të ketë një ekip të ri drejtues. Drejtorit aktual i përgjithshëm, Sylejman Shaqiri, po i përfundon mandati dhe kjo ka bërë që klane të caktuara të shfaqin hapur ambicie për të marrë drejtimin e kësaj shtëpie voluminoze publike në vend.

Konkursi për drejtorin e përgjithshëm pritet që të shpallet më së largu nga mesi i javës së ardhshme. Këtë për portalin reporteri.net, e ka konfirmuar edhe kryetari i Bordit të RTK-së, Rrahman Paçarizi, i cili ka thënë se procedurat për përpilimin e këtij konkursi tanimë janë në fazën finale. “Në fillim, ose më së largu nga mesi i javës së ardhshme do të hapim konkursin”.

Burime të këtij portali brenda bordit të RTK-së, por edhe brenda Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës, tregojnë se politika do të vazhdojë të ketë ndikimin e saj në shtëpinë publike të medias në vend.

Edhe pse konkursi ende nuk është shpallur, drejtori i ardhshëm pothuajse është përzgjedhur. E ai, sipas këtyre burimeve, është kryeredaktori i ri i RTK-së, Mufail Limani. Përzgjedhja e tij për kryeredaktor, edhe pse ishte kundërshtuar nga sindikata e RTK-së, ka treguar qartë se ai gëzon një mbështetje te ata të cilët nga jashtë vendosin për këtë medium.

Paçarizi thotë se bordi do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë, ndërsa në fund edhe do të marrë vendim se kush do ta drejtojë RTK-në në ë ardhmen, në bazë të ligjit, i cili obligon atë të jetë i pavarur në vendime. “Unë personalisht, e as anëtarët tjerë të bordit, nuk di të kenë marrë ndonjë sugjerim nga politika apo dikush tjetër se kush duhet të jetë drejtor i përgjithshëm i RTK-së. Neve ligji na obligon që përzgjedhjen ta bëjmë në bazë të kritereve të caktuara për kandidatin më të mirë e jo në bazë të interesave politike të kujtdo çofshin ato”, tha Paçarizi, duke shtuar se prapë e drejta e votës për secilin anëtar të bordit është individuale dhe i takon secilit që të marrë përgjegjësinë për votën e tij. 

Komente (2)

Prapaqani15.12.2012/09:37

Punetoret e RTKes si dhe mbare opinjoni i gjere ishte dashur te kundershtoj hapur kunder zgjedhjes eventuale te pinjollit prepotente dhe sherbetorit te uzurpatorve te pushtetit aktual.
Mufa nuk ka kapacitete intelektuale as njerezore te udheheq kete institucion me rendesi publike.

Barani14.12.2012/20:17

Nese kjo ndodhe atehere me te vertete RTK ja do eshte Telev. multi ... ETNIK. Dhe do ja kaloji ca TV qe po tregojin MBETURINA BERLLOG te Turqise dhe Latino Amerikane po mendoji SERIJALE. E ruje Zote Gjakune e Pastere te Shqipetareve nga keto MARRINA. T U N G .

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell