• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Afaristët e veriut duan mallra pa doganë

Publikuar: 12.12.2012 - 22:32

Mitrovicë, 12 dhjetor – Afaristë nga Mitrovica kanë kërkuar sonte që shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialog me Prishtinën, Dejan Paviçeviq t’iu sqarojë se për ç’arsye doganierët kosovarë në vendkalimin në Jarinjë kërkojnë që mallrat e destinuara për veriun e Kosovës të doganohen.

Si tha një përfaqësues i tyre, ata nesër do të takohen edhe me shefin e doganës së EULEX-it në këtë vendkalim, nga i cili do të kërkojnë sqarime për procedurën lidhur me importin e mallrave që destinohen për konsum në veri.

Si raporton agjencia Tanjug, rreth 50 afaristë nga veriu i Mitrovicës deklaruan se që nga e hëna doganierët kosovarë iu kërkojnë që malli i destinuar për veriun e vendit duhet të zhdoganohet në pjesën jugore të Mitrovicës. Me këtë rast, ata kërkuan që qeveria serbe të suspendojë zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu