• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Vujanoviq organizon takimin Jahjaga–Nikoliq?

Publikuar: 02.11.2012 - 22:19

Prishtinë, 2 nëntor – Pas lajmit se Kosova do ta ndryshojë Kushtetutën brenda më së largu tre muajve dhe në të do të përfshijë edhe pakicën malaziase, sot është zbuluar se presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se e respekton iniciativën e presidentit malazez, Filip Vujanoviq që ai të organizojë takimin e saj me Nikoliqin dhe në këtë mënyrë të jetë pjesë e përmirësimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Jahjaga ka deklaruar në një intervistë për Televizionin e Malit të Zi se është e gatshme të takohet me homologun e saj Nikolic, por ka thënë se nuk vjen në konsiderim që të bisedohet për ndarjen e Kosovës, transmetojnë mediumet serbe.

Presidenti Vujanovic ka paralajmëruar më herët se do të ftojë Nikoliqin në takimin e shefave të shteteve të rajonit, që do të mbahet në Budvë, i cili do të mbahet deri në fund të këtij viti, e ku do të marrë pjesë edhe Jahjaga.

“Kam respekt ndaj iniciativës së presidentit Vujanoviq që të organizojë takimin tim me Nikoliqin dhe në këtë mënyrë të jetë pjesë e përmirësimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por, mbetet çështje e Nikoliqit nëse do të vijë ose jo në këtë takim”, ka thënë Jahjaga.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu