Serbia do të kërkojë autonomi territoriale për veriun

Artikujt tjerė
- Thaçi: Autonomia për veriun, ëndërr e Serbisë
- Nisi prezantimi i aplikacioneve mobile AppCamp Kosova
- Protestë e qetë kundër bisedimeve
- Shala - pjesë e ekipit të Thaçit në bisedime
- Blomeyer: Dialogu duhet ti shuajë strukturat ilegale të Serbisë
- Sami Hamiti insiston se është i pafajshëm
- Zëvendësministri Lushtaku grushton zyrtarin Mustafë Xhemajl
- Qeveria, me trupa koordinuese për dialogun
- Ekzekutivi distancohet nga Pacolli
- 1 toger Policie dhe 3 qytetarë arrestohen për arin e Pejës
Beograd, 2 nëntor Temat që do të gjenden në tryezën e dialogut në Bruksel më 7 nëntor do të jenë financimi i institucioneve serbe në Kosovë, realizimi i marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit, trashëgimia fetare e kulturore, merr vesh gazeta Blic.
Autoritetet e Serbisë gjatë bisedimeve të ardhshme do të insistojnë që veriu I Kosovës të fitojë autonomi territoriale, tha një burim i gazetës Blic, duke shtuar se përmbushja e marrëveshjes për kalimet kufitare do të duhej të fillonte në muajin dhjetor, kur Këshilli Evropian do të mund të vendoste që Serbisë tia japë vendimin me kusht për datën e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE.
Sipas këtij burimi nga qarqet diplomatike, as nga Beogradi e as nga Prishtina nuk kërkohet në këtë moment realizimi i plotë i marrëveshjes së arritur. Tash për tash ekziston propozimi që parasheh dy pilot projekte, nga të cilët një do të ishte në veri të Kosovës, kurse tjetri në Dheun e Bardhë apo në Merdare.
Sipas njohurive të kësaj gazete, parim themelor i platformës serbe për bisedime me Kosovën janë: statusi i komunitetit serb, ska biseda për pavarësinë e Kosovës dhe domosdoshmëria e integrimeve evropiane të Serbisë.








