Porositë e Clintonit, të qarta për serbët

Artikujt tjerė
- Ambasadorin Ylber Hysa takoi rektorin e UNB-së
- Nisi konferenca për bashkëpunimi në biznes, teknologji dhe ekonomi
- Gruevski shtyn vizitën në Kosovë
- Porositë e Clintonit, të qarta për serbët
- Zhbogar: Nevojitet të zhvillohen tri lloje dialogësh
- Përfundojnë zhvarrimet në Korishë dhe Lubizhdë
- Pacolli takoi përfaqësues të Indonezisë dhe Egjiptit
- Zgjedhjet në PDK, Thaçi thërret vëzhgues nga OSBE dhe NDI
- Sami Hamiti lirohet nga arresti shtëpiak
- Strukturat paralele të sigurisë, ende sfiduese
Prishtinë, 2 nëntor - Porositë e sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, lidhur me sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, kanë qenë të qarta për të gjithë, pra edhe për serbët e veriut të Kosovës, por ata do të vazhdojnë të rezistojnë, vlerësojnë politikanët serbë nga veriu i vendit.
Oliver Ivanoviq, ish-zyrtar i qeverisë së kaluar serbe, tha se deklaratat e Hillary Clinton, përfaqësojnë qëndrimin e SHBA-së, të cilat tashmë e kanë bërë të ditur se nuk do të heqin dorë nga shteti i Kosovës, pavarësinë e të cilit e kanë pranuar.
Serbët e veriut as që kanë pritur që ky qëndrim të jetë ndryshe, por, siç shton Ivanoviq, prania e zonjës Clinton, së bashku me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, tregon një qasje dhe qëndrim të përbashkët ndaj temës së Kosovës, e cila, sipas tij, është një temë e hapur.
Është e sigurt se mund të pritet një përshpejtim në procesin e bisedimeve dhe shpresojmë, të paktën nga ajo që e kanë thënë ato, se ekzistojnë sinjale për një zgjidhje, e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët. Kjo, për faktin se zgjidhjet që vinin nga jashtë, përballë Kushtetutës serbe, janë shumë negative. Duke filluar prej Ahtisaarit, por edhe para tij, gjithmonë kanë qenë zgjidhje që u kanë konvenuar shqiptarëve. Besojmë se kjo nuk do të ndodhë tash, tha Ivanoviq për Radion Evropa e Lirë.
Por, kështu nuk mendon Dragisha Kërstoviq, nga Leposaviqi. Ai thotë se Clinton ua ka bërë të qartë të gjithëve qëndrimin e saj dhe të SHBA-së, se lidhur me statusin e Kosovës nuk do të ketë kurrfarë dialogu.
Mua më duket se zonja Clinton, ashtu sikurse edhe herëve tjera, edhe këtë herë ka qenë mjaft e qartë. Qëndrimet e saj, të cilat edhe e prezantojnë qëndrimin e SHBA-së, janë krejtësisht të qarta. Sidomos të qarta janë kur flitet për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. U tha qartë se SHBA-ja nuk do të lejojë çfarëdo diskutimi ose dialogu lidhur me këtë çështje. Kështu që, nuk besoj që kushdo qoftë do të mund ta interpretojë ndryshe këtë qëndrim, nga ajo çfarë e ka thënë zonja Clinton, shprehet Kërstoviq.
Në anën tjetër, Ivanoviq vlerëson se qëndrimi i SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës buron nga fakti se ato e kanë pranuar Kosovën si shtet. Por, sipas, tij, serbët nuk do të heqin dorë nga qëndrimet e tyre.
Nga ana jonë nuk do të ketë tërheqje. Kosova, si e tillë, nuk do të pranohet si shtet dhe derisa Serbia ta ketë një qëndrim të tillë, kjo në masë të madhe do të ndikojë edhe në qëndrimet e anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit.
Njeriu i zakonshëm nuk mendon në këtë mënyrë. Ai thotë ne e dimë se çfarë mendojnë amerikanët, prandaj shkojmë tutje. Është me rëndësi që amerikanët dhe Bashkimi Evropian në këtë moment pajtohen se problemi i serbëve në Kosovë nuk është zgjidhur dhe se serbët problemet e tyre të grumbulluara, nuk mund ti zgjidhin vetë me shqiptarët, por është e nevojshme një prani e fuqishme ndërkombëtare, thekson Ivanoviq.
Edhe Kërstoviq vlerëson se në veri të Kosovës serbët do të vazhdojnë ta rezistojnë shtetin e Kosovës, duke këmbëngulur se Kosova është pjesë e Serbisë.
Në veri do të ketë ende rezistencë. Në veri ende do të vazhdojë ajo politikë, e cila e konsideron Kosovën pjesë përbërëse të Serbisë. Por, mendoj se me kohë gjërat duhet të ndryshojnë, thekson Kërstoviq.
Gjatë vizitës së paradokohshme Kosovës e Serbisë, Clinton dhe Ashton iu kanë bërë thirrje liderëve të dy vendeve që ta vazhdojnë dialogun deri në normalizimin e marrëdhënieve.







