Zgjedhjet në PDK, Thaçi thërret vëzhgues nga OSBE dhe NDI

Artikujt tjerė
- Thaçi: Autonomia për veriun, ëndërr e Serbisë
- Nisi prezantimi i aplikacioneve mobile AppCamp Kosova
- Protestë e qetë kundër bisedimeve
- Shala - pjesë e ekipit të Thaçit në bisedime
- Blomeyer: Dialogu duhet ti shuajë strukturat ilegale të Serbisë
- Sami Hamiti insiston se është i pafajshëm
- Zëvendësministri Lushtaku grushton zyrtarin Mustafë Xhemajl
- Qeveria, me trupa koordinuese për dialogun
- Ekzekutivi distancohet nga Pacolli
- 1 toger Policie dhe 3 qytetarë arrestohen për arin e Pejës
Prishtinë, 2 nëntor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi sot takimin e rregullt me kryetarët e degëve të PDK-së, me çrast i përgëzoi ata për fillimin e një procesi të mbarë zgjedhor.
Thaçi në këtë takim kërkoi angazhim të shtuar nga të gjitha strukturat partiake nëpër komuna, duke vlerësuar rëndësinë e veçantë që ky proces zgjedhor ka për jetën politike dhe demokratike në Kosovë. Kreu i PDK-së po ashtu kërkoi që ky proces zgjedhor të jetë fer, transparent, i konkurrencës së ideve, një proces zgjedhor, ku do të vlerësohet angazhimi i secilit anëtar.
Lideri i PDK-së u bëri thirrje kryetarëve të degëve që të krijohen mundësi edhe më të mëdha për aderimin e anëtarëve të rinj, në mënyrë që PDK të dalë edhe më e organizuar dhe fituese e zgjedhjeve të ardhshme. Sipas Thaçit, nuk ka dyshim se mënyra e organizimit të zgjedhjeve në PDK do të jetë model për të gjitha partitë politike në shtetin e Kosovës, thuhet në komunikatën për opinionin publik të PDK-së.
Thaçi i ka njoftuar kryetarët e degëve se do ti bëjë ftesë Misionit të OSBE-së dhe NDI-së që të vëzhgojnë procesin zgjedhor në kuadër të PDK-së.









