• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sami Hamiti lirohet nga arresti shtëpiak

Publikuar: 02.11.2012 - 16:43

Prishtinë, 2 nëntor - Është liruar nga arresti shtëpiak kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Sami Hamiti, masë kjo që i ishte shqiptuar më 11 tetor të këtij viti dhe pritej të zgjaste deri më 11 dhjetor.

Po ashtu, paraburgimi u është ndërprerë edhe dy biznesmenëve të arrestuar, Agim Ademit dhe Muharrem Ramës. Lajmin për lirimin e të treve për KTV-në e ka konfirmuar avokati i Hamitit, Tomë Gashi.

Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Prishtinës, njëherësh zyrtar i lartë i LDK-së, Hamiti ishte arrestuar më 12 shtator së bashku me dy biznesmenët, Agim Ademi e Muharrem Rama, si të dyshuar për korrupsion e zhvatje, ku edhe iu kishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e që do të skadonte këtë të premte.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu