Ndotja nga termocentralet - shkaktar i sëmundjeve respiratore

Artikujt tjerė
- Ndotja nga termocentralet - shkaktar i sëmundjeve respiratore
- Jahjaga: Kushtetuta do të njohë komunitetin malazez
- Qeveria vlerëson vizitën e Clinton dhe Ashton në Kosovë
- Mungojnë deputetët, shtyhet seanca e Kuvendit
- Serbët sulmojnë dy shqiptarë në veri të Mitrovicës
- Thaçi e Daçiq pajtohen për hapjen e zyrave?
- Kadri Veseli rekrutohet në PDK
- Ekzekutivi synon integrimin evropian me 2 mijë euro rritje të buxhetit
- PDK-ja e LDK-ja rinisin luftën për Akademi
- EULEX-i: Nuk mundemi vetë
Prishtinë, 2 nëntor - Termocentralet gjatë gjithë funksionimit të tyre kanë shkaktuar një ambient të ndotur dhe të dëmshëm, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë ndikuar në kualitetin e jetesës, në shëndetin e njerëzve dhe në shkurtimin e jetës së tyre. Ajri i ndotur që lirohet nga këto termocentrale thithet nga njerëzit që në mënyrë të pashmangshme lënë pasoja negative në shëndetin e njeriut, kanë vlerësuar pjesëmarrësit në konferencën e organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), me temën Shëndeti mjedisor në Kosovë: Ndikimi i thëngjillit në shëndet, të mbajtur të enjten.
Xhevat Pllana nga Instituti i Mjekësisë së Punës dhe Mbrojtjes Radiologjike në Komunën e Kastriotit, e ilustroi me një shembull rrezikun që u kanoset banorëve të Komunës së Kastriotit nga sëmundjet që shkakton ndotja që lirojnë termocentralet, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.





