• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

PDK-ja e LDK-ja rinisin “luftën” për Akademi

Publikuar: 02.11.2012 - 08:54

Prishtinë, 2 nëntor - Deputetët e të dyjave partive më të mëdha në vend, PDK-së dhe LDK-së, e kanë hapur sërish “luftën” për Akademinë e  Shkencës dhe të Arteve të Kosovës. Për këtë institucion, të enjten janë përplasur shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, dhe deputetit të PDK-së, Ramë Vataj. Derisa i pari ka kërkuar prej tij të heqë dorë nga politizimi i ASHAK-ut, ky i fundit ka insistuar në reformimin e këtij institucioni. Vataj, si nismëtar  i ndryshimit të Ligjit për ASHAK-u, që nga viti i kaluar, ka nxitur reagime edhe në mesin e akademikëve. Ai  është duke kërkuar që ASHAK-u t’i hapë dyert edhe për kuadro që vijnë nga shkencat natyrore.

“Është tragjikomike dhe absurde që akademikët e shekullit XX me kriteret e shekullit XIX t’i zgjedhin shkencëtarët e shekullit XXI”, ka thënë Vataj.

Ai ka ironizuar me Beqirin, duke thënë se për të janë absurde fjalët ‘publikim shkencor’, ‘impakt faktor’, ‘recensent në revista ndërkombëtare’ dhe një varg shprehjesh tjera.

“Por unë nuk kam faj që këto i kam mësuar në Francë dhe për shkak që këta parametra i përdor i tërë opinioni shkencor ndërkombëtar. Unë mund t’i mbaj një ligjëratë zotëri Beqirit dhe mentorit të tij”, është shprehur Vataj.

Përgjigjja e Beqirit ka qenë e menjëhershme.

“Më vjen mirë që jeni shkolluar në Francë, por Xhavit Ahmeti ka qenë ministër i viteve 90-ta dhe LDK-ja përmes tij ta ka mundësuar me u shkolluar dhe kallxoju këtyre dhe asnjëherë nuk duhet të pendohemi për diçka të tillë nëse ka sukses, por nuk besoj se të kanë shkolluar që t’ju edukoj dhe jo të keqpërdorni për iniciativa të tilla”, ka deklaruar Beqiri. Në këtë kontekst ai ka shtuar se Vataj po tenton të bëjë ndërhyrje dhe involvim direkt të politikës në ASHAK.

Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore” 

Komente (8)

Janjevalija02.11.2012/13:32

Ku ësht tkurrur intelegjenca e Kosoves, e cila edhe serbijes i krijoi shum bariera në kohëra të vështira!E tani i kan futur veshët në "lesh" dhe lejojn që analfabetet e PDKsë ta perdhosin qdo gjë që ësht e dobishme per shtetin dhe kombin. Pasardhsit do turprohen kur do e qfletojn historin e kohrave të sodit

Vogoqinca02.11.2012/13:19

Nese edhe në ASHAKsë i fut duart Hashim Thaqi si njeri i pa shkolluar, atëhere qdo gjë do të shkoi mbrapsht ashtu siq deshiron AKADE ARMIKU i popullit të vet Rexhep Qyqja që pa fije turpi ësht bër pjatëlëpirës nr. nj i qeverijes së korruptuar...

xy02.11.2012/13:04

Ne Kosove eshte e mundur gjithshka ...ne ASHAK duhet te jene njerezit qe e meritojne me qene aty o popull e jo ata qe nuk e meritojne dhe njerezit e pashkolluar ..Qe jane njerz te kriminalitetit te jakes se bardhe ..ata qe jane orientuar gabimisht aty duhet shkuar ne Burg por fatekeqesisht nuk jane aty.....................

VEDRANI02.11.2012/12:47

QITA PDK JAN BA SIKURSE SHKIJET NE LUFT GJAT BOMBARDIMEVE SPATEN LAN VEND PA I SHTI HUNDT.AMA DER PA THYE E PA KQYR QKA KA MBRENDA NUK E KAN LAN. ORGANIZIM I HATASHEM, E NJEJTA SHKOLL.

ibrahimi02.11.2012/12:17

Rexhep Qosja për përfitime përsonale dhe në shërbimtë regjimit aktual po angazhohet për integrim të ASHAKut në PDK sepse disiduhet kompenzuar shpërblimin material që e mori kohen e fundit.

halim halimi02.11.2012/11:51

Akademia duhet me kan larg politikes,ku mbete akademia e Kosoves qe nuk reagoje ndaj takimit te liderve te serbise dhe maqedonise qe nciten urrejtje nder popuj te ballkanit.Keta akademik tane eshte deshte me reagu menjehere ndaj udheheqsise serbe dhe maqedone qka deklaruan per betejen e shqiptaromaqedoneserbe.Pra keta akademike tane kane ra ne provim,asnjehre keta akademike nuk i kundervihen nacionalistave rrencaka te dhe maqedonve,ka deshtu akademia.

Agimi02.11.2012/11:07

Nuk jam me LDKne.
Mirepo, me ia lone PDKse ne dore Akademine e Shkencave, do te kthehet Akademia ne nje akademi gjysmeanalfabetesh. Kqyreni Universitetin e Prishtines. Kqyreni çfar rektori ka e çfar rektori pat. Kqyrni qysh po funkcionojne fakultetet..
Uroj qe PDK ka me mbet larg kthetrave te ....... te PDKse.

Ibrahimi02.11.2012/09:25

Thaqi po mundohet me ba kompani te veten edhe Akademin e shkencave dhe te arteve.Pasi ta uzurpoi krejt PDK do te jen me diploma akademike boll i kan ble por tani do tu bje pak qmimi diplomave se Hashimi e ka ne dore ket akademi

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu