• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Niveli i ndotjes në rajonin e Obiliqit, shqetësues

Publikuar: 31.10.2012 - 19:11

Prishtinë, 31 tetor - 80% e territorit të Obiliqit ndotet nga djegia e qymyrit, që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike në vend. Pasojat që shkaktohen nga ky karburant fosil, vazhdojnë të jenë rrezik në përhapjen e sëmundjeve të ndryshme, për banorët e kësaj ane. Se si ndikon thëngjilli në shëndetin e njeriut, kanë diskutuar ekspertët përkatësisht mjekët në një tryezë të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore.

Pavarësisht deklarimeve të zyrtarëve se po investohet në filtrat e ajrit në termocentralet e KEK-ut, niveli i ndotjes është shqetësues në Komunën e Obiliqit, raporton KTV.

Djegia e qymyrit ndikon direkt në shëndetin e njeriut, kurse banorët e kësaj komune ankohen se oxhaqet e KEK-ut vazhdojnë të nxjerrin tym në masë të madhe.

Të shqetësuar për këtë gjendje ishin edhe zyrtarët komunalë vendor, por edhe ekspertët ndërkombëtarë për çështje të mjedisit.

Ndërkaq, neurologu amerikan, Prof. dr. Alan Lockwood, i cili për shumë vite ishte profesor në Universitetin e New Yorkut, ka treguar arsyet dhe ndikimin negativ të thëngjillit në shëndetin e njeriut.

 ”Arsyeja pse jam fokusuar në thëngjill dhe në ndotjen e ajrit është se 48 % e energjisë elektrike në SHBA prodhohet nga thëngjilli. Shfrytëzimi i karburanteve të këtij lloji shkakton sëmundje të rënda shëndetësore, sepse linjiti është më i rrezikshmi nga karburantet fosile. Edhe në Kosovë ka probleme mjaft të shumta me djegien e thëngjillit dhe shndërrimin e tij në hi”, tha ai.

 Çështja e ndotjes së ambientit në këtë komunë ka kohë që është temë debatesh.

Standardet që duhet t’i plotësojnë termocentralet duhet të jenë në pajtim me normat ndërkombëtare, pasi që cilësia e ajrit nuk është në përputhje me direktivat që kërkohen nga bashkësia evropiane, kanë thënë ekspertët.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell