• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Në Mjekësi pranojnë kuadër për lëndën që s’është në planprogram

Publikuar: 29.10.2012 - 10:13

Prishtinë, 29 tetor – Fakulteti i Mjekësisë (FM) i Universitetit të Prishtinës e ka pranuar një asistent në një lëndë të Paramjekësisë (Biologji mjekësore), pa qenë e paraparë në planprogramet mësimore të këtij fakulteti. Këtë e ka pohuar në një ankesë, shefi i Katedrës së Lëndëve Paramjekësore në FM, Muharrem Jakupaj. Në një dokument që e ka siguruar gazeta, Jakupaj i ka adresuar ankesë Fakultetit të Mjekësisë, Rektoratit të UP-së, Komisionit për ankesa dhe parashtresa të UP-së, si edhe prorektorit për çështje mësimore në UP. Ngritjen e një pozite të tillë, ku asistent është pranuar Rr.F., shefi i Katedrës Jakupaj, e ka vlerësuar si “tentim për mashtrim dhe keqpërdorim të parasë publike”. Gjithnjë sipas tij, pranimi i asistentit në këtë lëndë është bërë vetëm sa për t’u siguruar vende pune personave të caktuar.

“Nga Katedra e Lëndëve Paramjekësore ku përfshihen lëndët e Biologjisë, Kimisë dhe Fizikës nuk është kërkuar që të shpallej konkurs për asistent për lëndët e biologjisë”, ka shkruar ai në ankesë, derisa në një prononcim për gazetën, të dielën, ka thënë se asistentët që janë në këtë katedër i mbulojnë orët mësimore për grupet e studentëve që regjistrohen në mënyrë të rregullt, të paraparë me konkurs.

“Njëri nga asistentët ekzistues ka bërë edhe doktoratë dhe është shkolluar tre vjet në Amerikë, kurse tjetri ka magjistraturë dhe është shkolluar dy vjet në Gjermani”, ka thënë Jakupaj, derisa për asistentin me doktoratë, Ramadan Sopi, ka thënë se ka bërë punime shkencore sa gjysma e Katedrës. Ndryshe, ka shtuar ai, asgjë personale nuk e ka me askënd, porse me ankesat që i ka bërë në të gjitha instancat arsimore, ka dashur ta mbrojë ligjin dhe të sjellë rregull në Katedër (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

Komente (1)

sadiku29.10.2012/13:38

i nderuar mos u anko shum se po dojshe me hup venin e punes ose ndryshe prite zavendsimin

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu