• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kurti: Thaçi nuk mundet pa Serbinë

Publikuar: 29.10.2012 - 09:00

Kryetari i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, thotë se Hashim Thaçi ende pa nisur mirë dialogu politik me Serbinë po heq dorë nga zotimet e tij. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, pas takimit me ministrin e Jashtëm britanik, William Hague, për dallim nga deklarimet e mëhershme, kur thoshte se përfundimi i bisedimeve do të jetë me njohje nga Serbia, tash pret njohje nga pesë shtetet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën ende



Prishtinë, 29 tetor – Sipas Albin Kurtit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka një shtysë të fortë që të dialogojë me Serbinë. “Për mua është e qartë që kryeministri Thaçi ia ka nevojën Serbisë. Ai nuk mundet pa Serbinë, sepse vetëm asisoj mund të mbetet në pushtet dhe të jetë interesant për ndërkombëtarët”, ka thënë ai të dielën në një intervistë për “Kohën Ditore”.

Kryetari i “Vetëvendosjes” po sheh se si Thaçi ende pa nisur mirë dialogu politik me Serbinë po heq dorë nga zotimet e tij. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, pas takimit me ministrin e Jashtëm britanik, William Hague, për dallim nga deklarimet e mëhershme, kur thoshte se përfundimi bisedimeve do të jetë me njohje nga Serbia, tash pret njohje nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ende. “Kjo paraqet sprapsje të Thaçit ende pa nisur dialogu dhe heqje dorë e tij nga premtimi e zotimi paraprak për njohje të ndërsjellë të Kosovës me Serbinë në fund të procesit. Ne gjithmonë kemi kritikuar politikanët e huaj që shprehnin mirëkuptim për mosnjohjen e Serbisë. Atyre tani iu bashkua edhe Thaçi. Me këto koncesione, ende pa filluar mirë dialogu, mund të merrni me mend se çka na pret përgjatë tij e në përfundim të tij”, ka thënë Kurti, duke zënë ngoje krijimin e një Republika Srpska brenda Kosovës.

Lideri i forcës së dytë më të madhe opozitare i është referuar si kriminal takimit të Thaçit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ndërsa ka thënë se Kosova është dashur ta kushtëzojë Serbinë te Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve. 

Ai ka theksuar se subjekti i tij nuk do të ndalë aktivitetet, siç i ka quajtur, kundër pazareve me Serbinë dhe shitjes së pasurisë së Kosovës. Ai e ka përshkruar të egër sjelljen e Policisë së Kosovës kundër anëtarëve të subjektit të tij. Për këtë ka akuzuar kryeministrin Thaçi, ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi si dhe komandantin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri.  

Kurti ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës. Ka thënë se aty do të ndodhë një puç nga Shërbimi Informativ i Kosovës. I pari i “Vetëvendosjes” ka thënë se i ka “lypur mejdan” Thaçit në cilindo televizion që ai do, porse këtij të fundit, siç ka thënë ai, “nuk po ia mbanë” (intervista e plotë sot në “Kohën Ditore”). 

 

Komente (21)

danush gashi30.10.2012/09:41

Albini dhe VETEVENDOSJA eshte shpresa e veteme per Shqipetaret. Veq ishalla sa me shpejt e shohim kryeminister ka me ja pa hajrin edhe Evropa ketij personaliteti.

Qamili30.10.2012/09:30

Albini eshte njeriu me intelegjent qe ka patur ndonjeher populli shqiptar dhe eshte njeri qe din te jet ne ball te kauzes kombtare dhe as kush nuk mund te dyshoi ne te qe eshte lojtar i Shkinis .
Besoi ju kujtohet ku nga burgu qeveria serbe i dergonte gazetar dhe Albini bajke trimin ne Serbi kur ne kosove masakroike pleq ,fmij dhunonte perdhunonte motra ,nena tona dhe ky njeri sot shitet te injorantet si i pa zevendsushem.

adnan30.10.2012/06:20

Mos u mundoni te beheni te dijshem e te filozofoni! Per moment ne Kosove nuk ka njeri me funksional e me i pakorruptuar e me i duhur se Albini. Edhe ashtu me keq se na e ka be hashimi eshte problem me gjet njeri tjeter... Farefisi e shoqeria ime do te votoje per Albinin.

astrit binaku30.10.2012/03:34

krejt jem me albinin esht krenaria e keti vendi

naleti29.10.2012/21:41

me duket se ky ZOTRI ALBIN KURTI ...ka ngec me kohen

Gentusha29.10.2012/20:25

Shuuuuuuuuuuuuni se ikardh fundi aaaa

liri29.10.2012/20:23

ooh si ALBINI oh si HASHIMI jan te njet...veq per ... rik jan ka luftojn e per pare e nuk e shohion popllin sa vujn..oh kta vetin e ... vshin se qfar jan ka bajn.

mitrovica29.10.2012/18:53

albin kurti esht e vetmja shance per kosoven me shpetue nga pro serbet te cilet qinden ne qeverin e kosoves me vota te hajnave pdk ldk aak

fekazvicër29.10.2012/14:34

unë me ndoj që është e kundërta,Kurti nuk mund të rri pa i ndihmuar sërbisë duke plotësuar kërkesat e saj...

toka eshejt29.10.2012/14:33

o mirsad jo kret diaspora po vet ti nashta mos garanto per te tjert

Meha Ludwigshafen29.10.2012/14:04

Une nuk e di qa na duhet ma teper per THaqin,sa e sa her na ka genjyer,premtimet ky njeri kurr si mban,me vota te vjedhura esht ne pushtet kte e deshmojn haptas,shoket e ngusht te tij,athua a duhet me tupan dikush te na tregoj,deri kur keshtu...?

sedati29.10.2012/14:03

albin do te votojm per ty

Kosovari29.10.2012/13:59

Albin,

Kur ti e perkraheshe pa rezerve Hashimin, cfare keni bere.
Pse nuk po behesh i sinqert keni qene naive e i pa dishem politikishte apo keni qene ne te njetat linja me hashon.
Tani, tu ka djege bishti qe hasho te ka lene anash apo jeni vetedijesue.

Viti29.10.2012/13:45

Pyetje me vend ben Idrisi. Serbia nuk mundet pa Thaqin sepse pa te nuk do te mund te kthehet ne Kosove!

Mirsad Kqiku29.10.2012/13:00

Albin Kurti dhe subjekti i ti jan shpresa dhe Ardhmerija e Kosoves, me Serbin nuk Bisedohet pa kushte, veq vazhdo keshtu Albin se na DIASPORA me ty jemi, per nji Shtet funksional

idrisi29.10.2012/12:13

E serbija a mundet pa Thaqin?

Kujtimi Gjermani29.10.2012/12:09

Mendimi im personal eshte qdo njeri tjeter por edhe Albin Kurti te ishte sot Kryeminister nuk do mund te benin diq tjeter. Ne mund te flasim qfare te duam por e verteta eshte krejt ndrysheAnalizojeni pak me mire.Persh

edmond medalji29.10.2012/11:10

une personalisht,perr albin kurtin jam habit kur e kam pa se si serbet ne burg ja kan cue gazetaret,ne kundershtim me zakonet e serbis,rast i vecant ,ata i kan eliminue gjith intelegjencen shqiptare neper burgje ,e albinit ndryshe ,a thua pse,me interesoin ta di,,,,,pershendetje

Viti29.10.2012/09:41

Albin Kurti duket se të vetmen gjë që ende nuk e ka kuptuar është se Hashim Thaqi është vënë dhe mbahet në krye të Kosovës me qëllim që Kosova të jetë kështu si është të mos ecën përpara e të mos guxojë ta kundërshtojë Serbinë sepse kështu duan edhe Serbia, edhe ndërkombëtarët!

Feradin Berisha29.10.2012/09:33

Perjetsisht me Ty Albin Kurti Zoti te ndihmoft nga sot une dhe Familja ime jemi me ty

Mixha29.10.2012/09:13

Nuk mund te kushtezohet Bashkimi Evropian. Ende ne jemi te vogel me e arrite nje gje te tille.

1000  Karaktere
Prishtinė 23°CI kthjellėt
Tiranė 23°CI kthjellėt
Shkup 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell