Luftëtarët e rremë të UÇK-së do të dihen në qershor

Artikujt tjerė
- KIPRED: Edhe pas EULEX-it, EULEX
- KFOR-i ndihmon me teknikë Radio-Gjakovën
- Agim Çeku i bashkohet PDK-së
- Pronari i "Ilirycum A" thotë të jetë kërcënuar nga Velijaj i MPB-së
- Arrestohet një ashkali për dëmtimin e varrezave ortodokse
- Eurodeputeti gjerman: Kosova sdo të jetë kurrë më serbe
- Asnjë përfaqësues i Qeverisë në 14-vjetorin e masakrës së Reçakut
- Jahjaga në ndarjen e çmimeve Zayed future energy prize
- Sylejman Shaqiri sërish i favorizuar për drejtor të RTK-së
- Kush e sheh me rrezik kontrollin e përgjimeve nga AKI-ja
Prishtinë, 28 tetor - Të mërkurën do të mblidhet Komisioni për verifikimin e veteranëve të UÇK-së për të caktuar kriteret e fundit para së të nisë puna në terren në fillim të nëntorit. Komisioni i formuar në janarin e këtij viti është takuar tri herë brenda muajit dhe ka formuar sekretariatin e tij, i cili do të merret me çështjet teknike. Procesi i nisur në janarin e sivjetmë më në fund ka gjetur rrugën e mbarë.
Pas nëntë muajsh ngecjeje të Komisionit për verifikimin e veteranëve të UÇK-së dhe ndërrimit të kreut të saj, më në fund ka nisur punën ky mekanizëm.
Madje është formuar edhe një sekretariat, i cili do të merret me punët teknike të Komisionit dhe do të udhëhiqet nga ish-kreu i veteranëve, Faik Fazliu.
Komisioni nën udhëheqjen e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, tashmë ministrit të FSK-së, Agim Çeku, është mbledhur tri herë për një muaj.
Puna në terren pritet të nisë në fillimin e nëntorit.
Kreu i veteranëve, Muharrem Xhemajli i ka thënë KTV-së se tashmë është vendosur për mënyrën e seleksionimit dhe çfarë aplikacionesh do të përdoren, si dhe për çështje të tjera teknike.
Muharrem Xhemajli, i cili ishte mjaft kritik ndaj kryetarit të parë të Komisionit, Azem Syla, duket të jetë i kënaqur me punën e Çekut.
Ai thotë se me dinamikën e nisur brenda pesë muajve do të dihet numri i saktë i atyre që luftuan.
Por, Xhevdet Qeriqi ndihet i lënë anash me shokët e tij, të cilët janë pjesë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.
Ai thotë se megjithëse kryeministri Thaçi u kishte premtuar se do të jenë pjesë e këtij Komisioni, i cili udhëhiqet nga Çeku dhe përbëhet nga 12 ish-komandantët e zonave të UÇK-së, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Komisioni për seleksionimin e veteranëve të UÇK-së ishte themeluar nga institucionet e Kosovës pas hyrjes në fuqi të Ligjit për vlerat e luftës dhe ka për qëllim të kualifikojë dhe të nxjerrë numrin e saktë të veteranëve të UÇK-së.
Në krye të këtij Komisioni ishte vënë Azem Syla, por kishte dhënë dorëheqje pas 7 muajve dhe gjatë kësaj kohe kishte mbledhur vetëm një herë komisionin dhe atë në një takim njohës.


pirana30.10.2012/10:13
besoj ne te drejten e zotit,komisionit i uroj pune te mbare,kemi pritur shum qe te vendoset per statusin e veteranit,por paraprakisht te vendosen kriteret kush eshte veteran i UĆKes,pastaj ushtar e perkrahes.Veteranit duhet tia kthejm buzeqeshjen dhe autoritetin,deri me tani jane shtresa e lanun pas dore,e pa angazhuar,pa perkujdesje institucionale,ky tretman per ata qe me se shumti i dhane vendit nuk qon uje ne mullirin e shtetit te Kosoves,perkundrazi e zvoglon autoritetin e saj para krijimit te shtetit por edhe para botes.Respekti per veteranin e luftes e fuqizon pozicionin e shtetit dhe autoriteteve qe jane ne qeverisje.te gjithe i njofim veteranet,sepse dikur ishim neper formacione ushtarake,e dim kush u mobilizua me vone,fatebardhesisht jemi gjall dhe hala te gatshem per mi kontribua shtetit.shperblimi i kontributit te tyre duhet te jete ne adres te duhur.mos bani hajgare me ta se boll u ba.shum shok na shkuan,vdiqen,kaluan edhe 13 vite ,ti ndihmojm e respektojm keta qe jan ende gjalle.

hani i elezit 29.10.2012/20:36
vallah bravo ju qoft se keni luftue shume kuku per juve .mas natos u ban shume uce,kista vetem dilshin si kepurdha bile kam pas rastin ty pyes do kur po kaloshin neper fshatin tim ku po shkoni o shok qe vallah ne lufte ,por nuk e dij qfar lufte kan bere vaj medet per rrencat e lufteska ushtar se pushken me sy se ka pa kur hini NATO u vesh me tesha te UCKse akrejt e dijm dhe e kemi pa ne shkup ka u sillke

hazir koca29.10.2012/14:31
jam nje ish pjestar i uqk qe gjat luftes kam majt shenime .se pari kjo qfar esht ber me ish ushtaret esht nje turp i madh per instutucionet shtetrore qe 13 vjet i rrejn veteranet jo sot jo neser jo ne qershor.po listat turp per ata qe i kan fry listat po kjo qe esht ber se gjoja komisjon sekretarjat etje etje esht nje mashtrim i radhes.hev lunja lunja se bash per ato kategori jeni kah punoni fort turp turp qe faik fazliu esht prap aty turp muharrem gjemajli prap aty kta kan perfitu dhe perfitojn ne korriz te kategorive te dal nga lufta hajn

Kosov shpati29.10.2012/12:34
Nese bëhen serioz komisioni dhe bëhen te sinqert, është leht te caktohen ata qe kan pasur uniform të UÇKsë dhe pushkë në dorë. E nese jo mund të futen ne listen e veteranve edhe ata që shikonin filam nga bjeshka. Punoni me ZEMËR

Bujku29.10.2012/11:18
A do ti kthejnë të gjitha ato mjete që këta i vjelën në mënyrë të pa drejtë dhe a do të futen të gjithë në burgje dhe të punojnë pa pagesë?????

haki gashi29.10.2012/10:46
Kjo pune eshte shume e lehte
Cdo i mobilizuar ne lufte eshte veteran i luftes. I mobilizuari munde te jete ushtar i ushtris apo mbrojtjes teritorijale mirepo te shtebe te autorizuara eshte mobilizuar dhe per kete duhet te kete deshmi.Dosjet e personave te mobilizuar ne ministrin e mbrojtjes republikes kosoves gjinden te Fuad Ramiqi nese nuk ja ka dorezue dikujt por edhe per kete duhet te kete proqesin e dorezim pranimit.Komisioni duhet seriozishte te marre parasysh personat e mobilizuar ne kete ministri.

tafa29.10.2012/09:16
Është joserioze nese komanda e UCKse nuk ka njohuri ,se kush ku ka veprue dhe cilat njesi kane qene te formuara dhe funkcionale neper te gjitha fshatrat e Kosoves . Duhet te perpilohet lista e te gjithe luftetareve ne te gjitha fshatrat dhe te njoftohet opinioni i gjere permes mjeteve te informimit.

shaipi28.10.2012/22:34
per te qen sa ma e drejt dhe e pa diskutueshme lista e luftetareve qe te gjith emrat e atyre njerezve duhet te publikohen ne nje flet dokument dhe opinioni te jete i njoftuar me ata emra dhe me deshmit tjera percjellese , dhe nese dikush e sheh qe ate list ka edhe te till qe se meritojn apo te ashtuquajtur luftetar te bllaces te ofrojn fakte qe te tillert te hiqen nga lista vetem nese veprohet ne kete menyr ne ate list do te mbeten ata qe e meritojn dhe do te mbyllen dyert per profiteret e luftes.

goni28.10.2012/22:15
o ishalla bojn najsen se na mten edhe 6 muj edhe 2 muj e mas mrami kurgjo kerkujna si gjthmon qe 13 vite bravo qeveri jukoft se ne emrin ton dhe shokve te cilleve dhan jeten dhe ju i ndihmoni qishtu........









nora 08.12.2012/09:07
ishalla komisjoni do te jett i drejt se met vertet na myten