• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Të dielën të flemë më shumë, akrepat kthehen një orë prapa

Publikuar: 27.10.2012 - 09:36

Prishtinë, 27 tetor - Të dielën në 28 tetor, akrepat e orës zhvendosen 60 minuta prapa.

Ndryshimi i orës do të bëhet natën duke e gdhirë e diel, kur akrepat të shënojnë orën 03:00, të cilat me orën e re do të shënojnë 02:00 dhe zyrtarisht hyjmë në ritmet e dimrit.

Të dielën do të flemë pak më shumë, por mos harroni të keni ndërruar orën për të hënën, kur fillon puna, shkolla dhe detyrimet e tjera.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ai filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën të ndryshojnë orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Si ligj europian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo 4 vjet . Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit. 

Komente (1)

Qerim S.28.10.2012/00:11

JU PERGEZOI PER VURJEN E ORVE NE FOTO NE MENYR TE DREJ.Ne gazeten Expres jan te vendosura ne menyr te kunderte.Ku edhe ju pata dhene nji vrejtje .

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu