• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Clinton viziton Algjerinë dhe Ballkanin

Publikuar: 24.10.2012 - 22:18

Washington, 24 tetor - Departamenti amerikan i shtetit, përmes një komunikate, njoftoi se sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton do të udhëtojë për në Algjeri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, nga data 29 tetor deri më 2 nëntor.

Sekretarja e shtetit do të udhëtojë në Ballkan për të dëshmuar edhe një herë interesimin, përkushtimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë rajon dhe të ardhmen e tij në integrimet evropiane dhe euro-atlantike, raporton Rel.

Në Bosnjë, Serbi dhe Kosovë Clinton do të shoqërohet nga baronesha Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë.

Në Prishtinë dhe Beograd, Clinton dhe Ashton do të flasin për çështje të bashkëpunimit bilateral dhe do ta përsërisin qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së që Serbia dhe Kosova duhet të respektojnë marrëveshjet e arritura dhe të avancojnë në dialogun e tyre, si dhe do t’i inkurajojnë palët në marrjen e hapave konkret që do tu mundësojnë të dyja vendeve të përparojnë në rrugët e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 23°CShi i lehtė
Shkup 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu