• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Hague te Jahjaga: Harta e Evropës Juglindore është përmbyllur

Publikuar: 24.10.2012 - 21:05

Prishtinë, 24 tetor - Presidentja Atifete Jahjaga priti sekretarin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, William Hague, i cili shoqërohej edhe nga ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff.

Jahjaga dhe sekretari Hague biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset demokratike nëpër të cilat po kalon vendi, konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës,0 si dhe për angazhimin e Britanisë së Madhe në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë në Kosovë.

Sipas komunikatës zyrtare, presidentja Jahjaga vlerësoi se Britania e Madhe është pjesë e  pandashme e historisë së Kosovës. 

Duke vlerësuar se Plani Ahtisaari është mënyra më e mirë për integrimin e komunitetit serb, presidentja e vendit tha se ky plan ka dhënë rezultate  në pjesën më të madhe të territorit të Republikës së Kosovës dhe ai garanton integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

Po tjerash, Jahjaga tha se strukturat ilegale dhe kriminale në tri komunat në veri të  Kosovës vazhdojnë të jenë pengesë e zhvillimit dhe theksoi se Serbia duhet të ndërpresë përkrahjen për to dhe t’i shpërbëjë ato.

Sekretari Hague theksoi se Britania është një mike dhe partnere e Kosovës dhe ajo do të vazhdojë ta ndihmojë në konsolidimin e shtetësisë së saj. Ai vlerësoi raportin e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën dhe theksoi mbështetjen e Britanisë për hapjen e dialogut për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Sekretari Hague theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave në vend e posaçërisht të reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore si dhe vendosjen e sundimit te rendit dhe të ligjit, duke thelluar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

Sekretari i jashtëm britanik tha se procesi i zgjerimit të BE me të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit, e në këtë mes edhe të Kosovës, është i një rëndësie të madhe për gjithë Evropën, duke theksuar se harta e Evropës Juglindore tashmë është përmbyllur.

Komente (1)

Historiani25.10.2012/02:34

Londra fliste per mosndryshimin e kufijve edhe ne vitin 1990, kur nisi shpartallimi i ish Jugosllavise. Atehere kryeministri britanik D. H. do te deklaronte se harta e Europes eshte e perfunduar. Por koha e pergenjeshtroi dhe linden 16 shtete te reja Lituania, Letonia, Estonia, Sllovakia, Çekia, Kroacia, Sllovenia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kosova, Rusia, Ukraina, Bellorusia, Moldavia. Rrjedhimisht, procesi nuk ka perfunduar...

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell