• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Amnesty International dënon dhunën policore ndaj Vetëvendosjes

Publikuar: 24.10.2012 - 17:15

Londër, 24 tetor - Amnesty International dënon atë që e quan përdorim të tepruar të forcës nga Policia e Kosovës në protestën që është mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër takimit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Ivica Daçiq.

Organizata u bën thirrje autoriteteve në Kosovë, për të kryer hetime të plota, të shpejta, efektive dhe të paanshme në lidhje me këtë ngjarje.

Nuk është hera e parë që AI reagon kundër dhunës së përdorur ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, transmeton KTV.

Amnesty International është i shqetësuar veçanërisht në lidhje me gjendjen e një shtetaseje gjermane e cila u lëndua në demonstrate dhe mbetet në një gjendje kome në spitalin e Prishtinës.

Komente (8)

drenusha25.10.2012/08:26

Shum her ka pas reagu kjo organizat ne kohen e milloshit. por kot, kot eshte edhe sot ne kohen e Hashimit e bajramit,ky bajram rexhepoviqi per mendimin tim eshte i smut mental shikone kur te del para kamerave i qart, por skem dyshim se kta jen te gjith Enverista stalinista, kta te gjith jan te smut per pushtet, kta edhe familjen e vet e rrezikojn per pushtet, veq nuk eshte koha e Enverit se ma zi naj kishin ba, edhe pse boll po bajn, shekulli i XXI kishe demokraci,i mjer populli kush po e udheheq e mjer kosova po shum duroj, turp per rexhepoviqin marre duhet mi ardhe me dal para kamerave, as me fol nuk din mir se ska argumente turp

Murtez xhemajli25.10.2012/02:13

E kam një pyetje per atë Amnesty internationalin a ka nejkun ne botë qe dilet me Protestue dhe lejohen me protestue pa marrjen e lejes nga ana e organeve kompetente së pari qartëso qata e mandej vlerëso pse bahen këto protesta e gjithsesi masandej kerko nëse te lenë ndergjegjeja edhe me kerkue hulumtim per tepricen e forces te perdorur nga policia e Kosovës.por së pari me i hskue rendë hulumtimit dhe me tregue si erdhi deri te kjo pse erdhi deri te kjo a ka qenë e nevojshme kjo nderhyrje e tana me radhë dhe te dilet me nji qendrim dhe ajë te jetë real dhe i drejtë.

ilazi 25.10.2012/01:13

nuk i besohet BJRAM REDHEPIT HASHIM THAQIT ISA MUSTAFES jan tu eshit pjesen veriore per intresa te tyre ASKUSH NUK PO MUN ME DIT QE 12VITE PER PJESEN VERIORE TU BA PAZRE TE MSHEFTA ME SHKIJE te serrbis

FETTAF NIMOS24.10.2012/21:45

DUHET TE BURGOSET BAJRAM REGJEPI QE I KA MANIPULUE MILICET DHE ATA E KANE RRAHE NENSHTETASEN GJRMANE.MARRE PER HASHIMIN DHE DUHET MENJIHERE ME DHANE DORHEQEJE KURSE MILICET ME I BURGOSE TE GJITHE SEPSE TASH GJERMANIJA DO TE JETE KUNDER KOSOVES.

bleti24.10.2012/21:17

jo ska qa me denu se albin kurtit u dasht me ja thy kryt , se per faj te tij po ... hen njerzia

Hasimi24.10.2012/20:51

E paskan shti regjimin ne rend me Serbine, si ajo qe bejke perpara. Perhajr ju koft

Avdi24.10.2012/20:31

Me që Amnesty International është organizat jasht kompetencave të Kreministri dhe Ministrinuk e meriton tipermendeemriajo dha vlersimin të cilin e kishin të gjith qytetart pa probleme patologjike.Duhet të jesh i çmendur e ti arsyetosh veprimet e disa policve të cilët ishin po aq të "mirë" sa edhe ata serb në vitin 1989.Njeriun e lidhur dhe të shtrir në tok mbi të cilin ishin 4 polic, ta shqelmosh në fëtyr dhe ta godasësh në pjesët e trupit nga ku i rrezikohet jeta nuk mund ta quash ndryshe vetëm mizori.Ministri ka dz dit që u hesht dhe shkoi në kabinet për ti knaqur epshet çnjerzore.Çdo qeveri që pretendon të jetë sado pak demokratike do ta kishte shkarkuar ose detyruar të vetdorhiqej.Kini kujdes ai duhet të ket probleme mentale.

remzi Avdullahu24.10.2012/20:26

OOOOO nuk ta Njeh bajram Rexhepi Amnesty Internacional,kur te ja mesyne me i ba Lesh Protestuesit edhe i bane ai,u pa mire ,fundi i fundit edhe e ka paralajmrue ne mbledhjen e kuvendit ku pate thene ne njefar forme kurgja nuk ka ba policia qka eshte dashur te beje.

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell