Rohan: Plani i Ahtisaarit përmban autonominë substanciale për serbët

Artikujt tjerė
- Sot vendoset fati i koalicionit PDK-KKR?
- Kadri Veseli synon majat e PDK-së
- Ministria paguan 10.000 për reklamimin e projekteve rrugore
- Pacolli i paprekshëm
- Kosova e pret Ashtonin për të ndërtuar platformën
- Clinton viziton Algjerinë dhe Ballkanin
- Administrata shpenzoi dukshëm më shumë se më 2011
- Bajram Rexhepi: Vetëvendosjes nuk i besohet
- Hague te Jahjaga: Harta e Evropës Juglindore është përmbyllur
- Universiteti i Vjenës i hapur për studentë nga Kosova
Prishtinë, 24 tetor - Plani i Ahtisaarit në bazë të të cilit Kosova e ka shpallur shtetin nuk ka nevojë të ndryshohet për të adresuar çështjen në veri, meqë ai u jep autonomi substanciale komunave të Kosovës dhe mundësinë që ato të bashkëpunojnë njëra me tjetrën, si dhe me institucionet nga Serbia dhe kjo mjafton edhe për komunat në veri të Kosovës. Kështu shpjegon ish-ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, që ishte zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në këto bisedime, Martti Ahtisaari.
Në një intervistë për Kohën Ditore, Rohan, një diplomat austriak me renome botërore, ka thënë edhe se nuk i kupton kundërshtarët e dialogut me Serbinë, sepse Kosova nuk duhet të frikësohet nga bisedimet me përfaqësuesit e Beogradit, dhe se dialogu nuk paraqet rrezik por vetëm ofron mundësi për Prishtinën.
Qëllimi i dialogut duhet të jetë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kjo nënkupton që problemet konkrete të zgjidhen dhe bashkëpunimi rreth çështjeve praktike të jetë i vendosur ashtu siç ekziston mes të gjitha vendeve fqinje në Evropë. Në këtë kuptim, kontaktet mes fqinjëve nuk kanë kurrë fund. Do të ishte e dobishme nëse do të kemi disa rezultate konkrete brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.
Për aplikimin e modelit të dy Gjermanive në rastin e Kosovës Rohan tha se Edhe pse rrethanat janë të ndryshme në secilin rast, modeli mund të aplikohet në mënyrë të dobishme në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur nëse mjafton për veriun Plani i Ahtisaarit, apo Qeveria e Kosovës duhet të ofrojë autonomi substanciale për serbët në veri, diplomati austriak u përgjigj:
Plani i Ahtisaarit ofron autonomi substanciale për komunat, dhe ato mund të bashkëpunojnë njëra me tjetrën dhe të formojnë asociacione ashtu si është paraparë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale. Ato po ashtu mund të bashkëpunojnë me institucionet në Republikën e Serbisë dhe të pranojnë asistencë financiare e teknike nga Serbia. Nuk mendoj se ka nevojë për aranzhime të mëtutjeshme në lidhje me komunat në veri. Për më tepër, nuk do të ishte e përshtatshme që të aplikohet një status tjetër për serbët që jetojnë në veri se sa për ata që jetojnë në pjesë të tjera të vendit (intervista e plotë sot në Kohën Ditore).


kamerilozanë24.10.2012/15:49
i ndëruari kom.HEROI,e paske zgjedhur nofken e fortë prandaj shko në Mitrovicë, ... j një apo dy kriminel që janë më shumicë pastaj do më bindish që nuk je hut por hëro!

HEROI24.10.2012/15:15
A PER KET PUN SOT TE KA TREGUAR AHTISARI A,KU KE MA HERET OOOOOOOOOOO JARAN EEEEE OOO HUT?

kamer hatashi24.10.2012/15:01
prëj sot jam më VVën,sepse sërbët jo që po fitojnë gjysmën e Kosovës por edhe disa komuna më dytre serb Sala ju premtoj dje në Shqipëri mu në prag të përvjetorit...

NACINALISTI24.10.2012/12:30
zt rohan mos je zgjue ne krah te majt,per Kosoven vendosin vetem Shqiptaret,ska me asnje qime floku me ju vjedh KOSOVES.

haku24.10.2012/12:15
Per statusin e serbeve te Kosoves po dihet.Nuk e di se cka siguroi zoti Rohan e zoti Thaqi per shqiptaret e Serbise?!Asgje me pak se nje geto te celiktme zi se dikur getot e indianeve te shekullit 18.

meti24.10.2012/12:12
Zoti iraft ne fije,puna Kosoves veq qka po vjen tu ju be ma e komplikume.

Kole Kabashi Stubell24.10.2012/10:35
Zoteri Rohane,ju si ndermjetesues te Planit te Z.Ahtisarit,u falenderojme nese dalin te sakta nga Serbija ato vendimet tuaja.Mirepo,po me befason Qeveria e Ashim Thaçit,qe ndersen anetaret e vet kunder Vetvendosjes ,e cila nuk eshte pajtuar me Planin e Ahtisarit dhe po shihet hapatas e te gjoret anetare te Vetvndosjes nuk paskan pasur faj qe kane kundershtuar dhe a shifni çfare gabimi makaber ka bere Policia e Kosoves me urdherin e Thaçit dhe te Rexhep Tarakut nga Mitrovica gjeja kryeshef i Sigurimit Shteteror te Kosoves.Djall o pune!

shaip shala24.10.2012/10:18
Nsdryshimi i Planit te Ahtisarit ne bisedime me Serbine do te sjellin probleme te perjetshem per Kosoven.Kushti i pare ne platformen kosovare duhet te jete largimi i strukturave paraleleve,por jam i vetdijshem se bisedime kane te zgjatur shume.Druaj se relevante nuk do te jene platformat as te Kosoves e as te Serbise,por ajo e BE,meqenese krejt eshte e imponuar.Atuja e jone duhet te jete Plani i Ahtisarit e asgje tjeter dhe kursesi te behen bisedime rreth statusit te veriut sepse Kosova eshte deri ne Jarinje.

enishtja24.10.2012/09:26
Z. Rohan. Ne Maqedoni ju pyes une sa komuna shqiptare u krijuan sikurse neve ne Kosov i krijuam ato serbe te cilat sishin kurrë. Z. Rohan, ne Serbi gjithashtu, Ne Mal te zi Tuzi nuk mundi assesi me u ba komun. Vetem se u denuen me burg nja 7 shqiptar me nja 100 vjet burg gjithsejt. Ne serbi ne vend te komunave shqiptare atyre ju kan marue afer kazerma ushtarake dhe stacione policore.

beci24.10.2012/09:17
Une pajtohem me zoteriun Rohan. Komunat e Ahtisarit jan shum autonome dhe se nuk ka aresye qe kjo pun prap te ceket, poqese jo edhe te hiqen krejt. Ngase para luftes ato sishin fare. Serbet ne kosov kurr ne histori asnji komun nuk e kan pas te veten ne Kosov as ne kohen e Rankoviqit bile.









Hans Dietrich Goenscher24.10.2012/22:07
Rohan rikujton rastin e dy Gjermanive. Ky diplomat duhet te jete me i qarte a jane sipas tij dy Gjermanite Serbia dhe Veriu i Kosoves, apo jane Kosova me Veriun e saj. Logjikisht, se ai mendon per Serbine dhe Veriun e Kosoves. Besoj se te gjithe e dijne epilogun...