Të shtënat shqetësojnë mitrovicasit

Artikujt tjerė
- Policia akuzon protestuesit për veprime të dhunshme
- Presidentja Jahjaga mbështeti takimin Thaçi Daçiq
- Protestuesit sërish marshuan drejt selisë së Qeverisë
- Haliti konsideron se bisedimet Kosovën e bëjnë më europiane
- KE mirëpret dritën e gjelbër për negociatat me Kosovën
- Të shtënat shqetësojnë mitrovicasit
- Seminar si të luftohet terrorizmi
- Të premten, dita e parë e Kurban Bajramit
- Vitin tjetër do të kemi më pak bukë
- Inspektorati shkel ligjin në tenderin për rrobat elegante të Policisë
Mitrovicë, 22 tetor - Në dy javët e fundit në veri janë shënuar disa incidente, por që nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme të sigurisë. Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, raporton telegrafi.
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, tha se në dy javët e fundit situata e sigurisë ka kaluar e qetë, megjithëse ka pasur disa incidente. Ai përmendi një rrahje që ka ndodhur në Lagjen e Doktorëve, mandej një sulm tjetër të disa serbëve kundër një qytetari shqiptar në një pjesë të tjetër të veriut.
Ai theksoi se shqetësuese për banorët e veriut mbeten të shtënat me armë zjarri në orët e vona të natës. Kjo tregon se duhet të kemi masa më të mëdha të sigurisë në atë pjesë, tha ai.
Haziri, foli edhe për vazhdimin e procesit të rindërtimit në veri. Në pjesën veriore po vazhdojnë ndërtimet, përderisa ka pasur raste që edhe në prani të KFOR-it strukturat paralele serbe kanë kërcënuar që të ndërpritet ky proces.
Ai komentoi edhe ngjarjet politike në vend dhe konkretisht për takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Komuna e përkrah formën e dialogut dhe e sheh si një sinjal politik të ecjeve të punëve përpara, të shuarjes së strukturave paralele, shtrirjes së sovranitetit, luftimin e kriminalitetit apo thënë ndryshe zbatimin e ligjeve edhe në atë pjesë, tha Haziri.









