Policia ka arrestuar 63 protestues

Artikujt tjerė
- Qalaj premton nisjen e hetimeve për policët
- Hoxhaj: Për veriun bisedojmë vetëm me qytetarët atje
- VV proteston edhe sot
- Shtetet që nuk e njohin pavarësinë bllokojnë vendimin e NATO-s për FSK-në
- Mërgata shqiptare i bëri shtete Shqipërinë dhe Kosovën
- Kryesia e PDK-së, mbështetje unanime Thaçit
- Shtetasja gjermane kthehet në jetë, por në gjendje të rëndë
- Zharku as sot nuk shkoi në vuajtje të dënimit
- Thaçi fton qytetarët për përkrahje
- Jahjaga u takuan me Adrijana Hoxhiqin
Prishtinë, 22 tetor - Gjatë intervenimi të sotëm kundër protestuesve n ë Prishtinë, njësitet policore kanë shoqëruar edhe (30) protestues, kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje, kështu që numri i personave të shoqëruar (arrestuar përkohësisht) deri në orën 16:00 ka arritur në 63, njoftoi Policia e Kosovës. Si pasojë e veprimeve të dhunshme të protestuesve, lëndime kanë pësuar disa zyrtarë policor dhe disa protestues.
Policia akuzon protestuesit për veprime të dhunshme
Prishtinë, 22 tetor - 16:19 - (E plotësuar) Policia, përmes një njoftimi për medie rreth protestës së Vetëvendosjes, thekson se deri në këto momente situata është duke u menaxhuar me sukses nga Policia e Kosovës.
Po ashtu bën të ditur se numri i protestuesve të shoqëruar nga Policia e Kosovës deri me tani (ora 15:00) ka arritur në tridhjetë e tre persona.
Prishtinë 22 tetor - 12:34 - Rreth protestës së Vetëvendosjes ka reaguar ndërkohë edhe Policia e Kosovës. Në komunikatën për medie theksohet se protesta ka nisur sot rreth orës 07:50. Një grup protestuesish në përbërje prej rreth 140 personave, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë tubuar para selisë së tyre, për të filluar mbajtjen e protestës, e cila nuk ka qenë e paralajmëruar në polici, ashtu siç kërkohet me ligjin mbi tubimet publike, vazhdon njoftimi.
Sipas policisë, ky grup protestuesish në mënyrë të organizuar është nisur nga selia e tyre në drejtim të ndërtesës së Qeveris së Republikës së Kosovës, ku me të arritur në mënyrë të dhunshme kanë tentuar të hyjnë në objektet shtetërore dhe më pas kanë filluar të hedhin mjete të ndryshme - ngjyrë, gurë masivë në drejtim të zyrtarëve policorë dhe objekteve përreth.
Policia e Kosovës bazuar në informacionet inteligjente policore me kohë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike si dhe sigurimin e institucioneve shtetërore, ashtu siç është e mandatuar me ligj, thuhet në njoftim.
Zyrtarët policorë fillimisht kanë paralajmëruar protestuesit dhe deputetët që të ndalojnë sulmin dhe hedhjen me mjete të ndryshme ndaj tyre, mirëpo edhe përkundër këtij paralajmërimi ata kanë vazhduar sulmet ndaj zyrtareve policorë dhe më pas zyrtarët policorë janë detyruar të intervenojnë, duke përdorur gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës.
Kësaj proteste iu janë bashkuar dhe njëherit e kanë udhëhequr edhe deputetët e VV-se. Policia në veçanti iu ka drejtuar përmes megafonit deputetëve të VV që të shmangen nga protestuesit e dhunshëm dhe nëse dëshirojnë të futen në objektet e tyre të punës, Policia do ti sigurojë dhe njëherit mundësojë qasjen pa asnjë pengesë në institucione.
Pas shpërndarjes së protestuesve nga ana e policisë, të njëjtit kanë filluar të ri-organizohen në grupe, ku kanë filluar përsëri në mënyrë të dhunshme të hedhin mjete të ndryshme të forta, gurë masivë në drejtim të zyrtarëve policorë.
Zyrtarët policorë përsëri janë detyruar të intervenojnë dhe gjatë këtij intervenimi deri më tani janë shoqëruar (26) aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë edhe disa deputetë, te cilët pas identifikimit janë liruar menjëherë, ndërsa lëndime kryesisht të lehta kanë pësuar katër aktivistë të VV.
Sipas informacioneve që ne posedojmë njëri nga deputetet, duke qenë pjesë e protestuesve, nga shtyrjet e ndërsjella është rrezuar nga protestuesit dhe si pasojë e saj ka pësuar lëndime.
Po ashtu gjatë kësaj proteste të dhunshme dhe mjeteve të forta të hedhura në drejtim të policisë, lëndime kanë pësuar 18 zyrtare policorë.


halori22.10.2012/14:28
Lejen duhen me shkue e me e marr ne Greqi oooo Murtez. Qatje ne kishen Hilandar te Selaniku. Se ju PDKja kur i pati kall flamurat e Rugoves e shum te zeza te tjera ju a ma leje te Bajram Begut apo te Hashim Shaljes aaa? Apo ateher ende ska pasur lixhe sikurse ka sot e besa edhe kushtetut.

Populli22.10.2012/14:06
O shtet pa rahamet,nje dite te mbet kafshata ne fyte,se harami nuk te nxen, zgjohuni nga magjija e zeze.

Murtez Xhemajli22.10.2012/14:04
Pyetni deputetet se a kan pasë lejen e duhur për me protestue dhe si dilet në protesta , a lexojn ata nejsen apo veq dalin qashty dhe meketë ata po e degradoin Kushtetuten dhe ligjet e shtetit në fuqi që i kan miratue mu deputetet e Parlamentit të Kosovës ku edhe ata te VV janë deputet por edhe shkeles të atyre vendimeve dhe ajo bahet vetem me një qellim qe mr dhunë te mirret pushteti e per asgjë tjeter pra mbi shtetin ata e kan pushtetin kjo po shihet dhe po dihet mirë si thotë populli prej aeroplani e jo ne tokë, por këty hallet ma të medha i ka policia e cila ne mënyr ligjore mundohet me e ruajtë pasurin qytetare qe këta te VV nuk e njofin aspak vetem me mund me ardhë ne pushtet krejtë ti jepin.kjo dukuri që te protestohet pa leje duhet me u ndalë njiher e pergjithmon aty ska asë tolerime e asë leshime per askend e asë per deputetet e VV,Dihen rregullat e protestave dhe ligji i precizon mirë ato dhe ashty duhet që të punohet e veprohet.

Toni22.10.2012/13:25
Oh qeveri e flliqte ,oh Polici e rrjethne prej gjakut te shkijeve a thua a qaq te etur pasket qene me e rrahur popullin tuaje te cilit flasin shqipe,ndersa ata qe flasin shkinisht sjeni ne gjendje te merruni me ta .Amos vala ndoshta jeni prej rusis ku jeni ne gjendje te veproni ne ate forme ndaj Deputeteve qe po ju mbrojin interesat e juaje!A mendoni valle qe do te shkoje large kjo se qka po e veproni athua do te mburreni para femijeve tuaje per sjelljet qe po i beni,apo po me duket se jeni pajtuar me marren!!!

daja22.10.2012/13:23
sikurse ne kohen e serbis

sara22.10.2012/13:22
nuk jan normal kta te vv, rrugaqat e keqij.

drenusha22.10.2012/13:20
Para tri dite deputeteve te WW jov mbyllen dyrt,, kurse sot ne nje komunikat bajate thuhet se i kan ftu deputetet mi shti mrena sigurt,, prej kunja doni mi siguru kta deputet, O DION policia ka qen e rrespektume por tash te gjith antart e SHIKut jan hy ne polici e ata te rrahin te masakrojn,Me kojtohen vitet 8890 policia e milloshit 3 veta mi pa bashk nderhyjke,, njejte po ndodh sot policia e rexhepoviqithashimoviqit 3 veta mi pa bashk i etiketon me WW dhe i burgos dha fjala e par eshte dashten mi sulmu institucionet, turp per qeverin turp per thaqin

Katundari22.10.2012/13:09
Ori Polici e Kosoves sa ironike jeni ne deklarata.Mediumet raportuan dhe dhe sy pame qe deputeti Liburn Aliu ishte i pergjakur nga policet e juaj.Po a eshte fati i dikujt qe nuk mjaftoi gjaku i tij i derdhur nga sulmet e policise se Millosheviqit ne burgun e Dubraves disa vite me pare te perseritet ajo gjakderdhje edhe sot nga policia e Kosoves.Ketu mendoj se turpi dhe e keqja nuk kane fund!!!!

dioni22.10.2012/12:58
sipas mendimit tim kjo asht ni lloj taktike e ngjajshme me ate te millosheviqit.pse e them kte,policija ka raportu se nje deputet asht lendu nga ana e protestuesve asht rrzu.kjo i bjente ... jm naten e te qajm diten po njerzt edhe rinija e sotshme nuk asht bre bash analfamet sa hasha edhe bajram turpi i botes po shum e kom dasht ket mbeturin kur ka qen krieminister po ki nuk ka faj se garant masi ka jetu ne mesin e shkive ju ka perzij gjaki ju ka ba ufell.turp turp turp per politiken edhe per policin ton qe ka qen shum e rrespektume ne popull po ishin kan krejt kriminelat edhe hajnat ... sesit terroristat ne policin e kosoves,ki asht mendim qe smujta pa mos me e shpreh.turp i botes shteti nuk ndertohet tu rreh njerz o popull dje jem dal pej luftes krejt trauma edhe me dal policija huligane me rre njerz trij rini studenta deputet.me ni koh kur ju prike albin kurti protestave ne ball ne vitin 1997 qeta mbeturinat qe kan vesh uniform sot jan mburr jam i sigurt se krejt shqiptar jemi mburr me legjenden e madhe Albin Kurtin perpara me rrzu ket qeveri qe e hanger popullin si mu pas kan kanibal kta,turp turp i botes jan hasha me rexhepin edhe qeta qe fshehen nen uniform.rrnoft shqiprija Natyrale....

Viti22.10.2012/12:57
Jo demonstrime, por duhet te hidhet ne ere e tere ndertesa e Qeverise antishqiptare te Kosoves!!!







legioni22.10.2012/23:54
Thaqi ne ... riken e ti po ndihet mire,shume mire, gjdo problem per ta eshte i zgjidhur, realisht aje personalisht nuk ka ndonje problem madhor, as per veti e as per te ardhemen e femijeve te ti, miljonat e buxheti te Kosoves te cilat kan kalu ne llogarin e ti bankare ne menyr te pa ligjshme aje medon se ja sigurojn kete komoditet, per ta liberalizmi i vizave moti eshte be jo veq per ta por edhe per famijen e ti rasi i fundit ku edhe djalin e murr ne Amerik, shenzimet kuptohet edhe per ta i hiqte bugjeti i varfer i Kosoves i mbushur nga gjepat e skamonrve te vendit, takimi me Daqiqin per Thaqin eshte problemi me i vogle per ta aje nuk eshte armik sepse kryeminstirn ton e ka hitnotizu "suksesi politik" nga rakovica ne kry te qeveris, per te gjithqka eshte perfetk perveq, ata qe e Jetojn jeten e vertet ne Kosove dhe jan me objektiv aje nuk nguron ti quaj armiq te vendit, ky eshte Kryeminsitr i jone me nje koficient te ulte te intelegjences, zhvillim jo te mire emocional, e shume egist.