• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kryesia e PDK-së, mbështetje unanime Thaçit

Publikuar: 22.10.2012 - 21:27

Prishtinë, 22 tetor - (E plotësuar) – Në orët e mbrëmjes, Zyra e informimit e PDK-së njoftoi se kryeministri dhe kryetari i PDK-së, ka njoftuar sot edhe anëtarët e kryesisë partiake për takimet e tij në Bruksel. Sipas njoftimit, Thaçi ka thënë se “takimet ishin në kuadër të Kushtetutës së Republikës dhe Rezolutës së Kuvendit të Republikës se Kosovës, kurse pas diskutimeve të të gjithë anëtarëve të kryesisë, kryeministrit Thaçi iu dha mbështetje  unanime për fillimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, të filluar në Bruksel e të udhëhequr nga BE dhe të mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin partiak.

Zyra e Informimit e PDK-së Prishtinë, 22 tetor (E plotësuar) - Pas takimit me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga dhe me nënkryetarin e AAK-së Blerim Shala, kryeministri Hashim Thaçi takoi të hënën edhe kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Sipas komunikatës nga Kryeministria, me këtë rast Thaçi njoftoi Mustafën lidhur me takimin e mbajtur në Bruksel. “Ishte konstatim i përbashkët që të vazhdohet me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të krijimit të raporteve ndërshtetërore, të stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane”, thuhet në njoftim. 
 
Prishtinë, 22 tetor - 16:16 (E plotësuar) - Siç edhe ishte paralajmëruar, pas takimit me presidenten Jahjaga, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot edhe me nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala.
Temë diskutimi ishte takimi i kryeministrit Thaçi me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, baroneshën Catherine Ashton dhe me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic.
“Kryeministri Thaçi e informoi nënkryetarin e AAK-së, Shala rreth takimit. Ishte konkludim i përbashkët që të vazhdohet me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që do të kontribuonte në krijimin e raporteve ndërshtetërore dhe të stabilitetit rajonal dhe perspektivës Evropiane”, thuhet në kumtesën e Kryeministrisë.

Prishtinë, 22 tetor  -  12:00 - (E plotësuar) Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot kryeministrin e  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, njofton Presidenca përmes një komunikate për medie.
Kryeministri Thaçi e njoftoi presidenten Jahjaga për takimin e zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Republikës së Serbisë, zotëri Ivica Daçiq, në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me përkrahje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai e vlerësoi takimin si konstruktiv, të zhvilluar ndërmjet të barabartëve, që ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në kuadër të ndërtimit të politikave të fqinjësisë së mirë, kusht ky për integrimin e shteteve në Bashkimin Evropian. Kryeministri theksoi se vazhdimi i dialogut dhe zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve është në funksion të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
Presidentja e Republikës së Kosovës i dha mbështetje kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e dialogut dhe arritjes së konsensusit institucional dhe kombëtar, duke e konsideruar dialogun jo vetëm si rrugën më të mirë, por si alternativën e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe si fqinjë që kemi pasur një të kaluar të hidhur.

Vazhdimi i procesit të dialogut, theksoi Presidentja Jahjaga, lehtëson jetën e qytetarëve të të dyja shteteve dhe është kontribut për paqen e stabilitetin dhe për suksesin e rrugës evropiane në të cilën dy shtetet e pavarura e sovrane, Kosova dhe Serbia, shkojnë duke i ndihmuar dhe jo duke e penguar njëra-tjetrën.

Komente (19)

Katundari23.10.2012/13:37


Lidhja Komuniste e Jugosllavise ishte unanime ne mbeshtetje te Titos!!!!!!

niku23.10.2012/09:34

Rren e madhe Aty ka diktatur

Murtez xhemajli23.10.2012/00:23

Ky është një veprim i mirë i kryeministrit dhe ashty duhet që të ndodhë gjithnji pasë qdo takimi por kishte me qenë mirë që per punë te rëndësishme të shtetit ti bashkangjitet edhe opozita pse jo edhe ne bisedime ose te njoftohen gjithsesi mbasë qdo bisede dhe te akordohen per ato, pastaj edhe partin mirë ka ba qe e ka njoftue dhe ka marrë mbeshtetjen e kryesis dhe ashty duhet që të ndodhë edhe ne te ardhmen dhe gjithsesi që tani duhet që ta njoftoi edhe Parlamentin e Kosovës dhe deputetet te njoftohen drejtë nga kryeministri per qdo bised apo vendim qe pastaj ata te diskutojn dhe ta rekomandojn ate se si te vepron ne te ardhmen, kjo është një punë e shkelqyer e z.Thaqi dhe ashty duhet që të vazhdohet.

STMBOL SIMBOLI 22.10.2012/23:30

KRYEMINISTRI I QEVERISE SE HAJDUTVE E KA LAJMRUE POLICEN E KOSOVES PER BISEDEN ME SERBINE KURSE POPULLIN NUK E KA LAJMRUE SEPSE NUK E KA MARRE PELQIMIN E POPLLIT PER BISEDE.

muja22.10.2012/23:08

Karikatur politike kaq mir hala skum pa?

xili22.10.2012/23:00

nuk i hane populli keto fore .

dilaveri 22.10.2012/22:48

Kjo perkrahje pasi qe unanime duhet me hy ne histori dhe kjo datë me u festue gjdo vjet.

Melo22.10.2012/21:56

Atifetja e pyet Thaqin ,qka biseduat me shokun Daqiq,ai iu pergjegj,po do mundohemi serbis tia kethejme me te mire,ngase ne per 50 vjete patem autonomi substanciale qe nae pate dhene serbija,e ne funde ne ua ngulem,e shpallem pavaresin.Tani ne po dojm tiu revanshohemi atyre,separi tua japim nji autonomi per veriun, e mepastaj ata na ngulin neve e shpallin te pavarur.

Diaspora22.10.2012/21:56

Normal se e perkrahin pa rezerv sepse te gjith jan hajna si edhe kryetari i tyre i cili shkon dhe perqafohet me kriminel te beogradit dhe duke u zgerdhi i duket vetja se ka ba pun te mir.More mjeran se per dite e me shum po e merr rolin e esat pash toptanit,por mos harro se ky vend dhe kjo tok ka avni rrustema sa te duash.

besimi norvegji22.10.2012/21:48

thaci ka qenë personi kyq i ngjarjeve gjatë luftes ka qen personi kyq gjatë tranzicionit si dhe ka qenë personi kyq i cili qoi kosoven drejt pavarësis,shpalli kosoven shtet të pavarun dhe sovran,por do të jetë personi kyq apo më kryesori edhe ne të ardhmen e shtetit tonë..kurse për ju komentues të dashur kam vetem një pyetje.. ku keni qenë juve gjat kohës se luftes..garant bareve dhe kafeneve duke sharë luftetaret e lirisë se gjoja po jua prishin marëdhënjet me vllezerit tuaj serbë!!!

sedati22.10.2012/15:04

te lumte bujar!!!
SUPER KOMENT!!!!

fejzi22.10.2012/14:33

Une krejt dron e kam pas ktu se mos presidentja po e kundershton....

rexhepbruksel22.10.2012/13:49

hahahahahahhhhhhhh.o zot o zot mjerimi nuk njeh kufij,pa shiko ti thaqi duke e informuar presidenten.po qfar presidente pash zotin kjo nuk èshtè askushi apsolut askushi populli nuk e ka zgjedh dhe nuk ka legjitimitet,kjo shkurt èshtè aty sa pèr sy e faqe askush nuk e format as pyet bile èshtè aty sa pèr interesa tè atyre qè e kanè zgjedhe dhe èshtè turp ta quajm presidente sepse fyhet gjithè populli i kosoves.tè vetmen gjè qè èshtè dashtè tè ja thotè thaqi kukulles ti tregoj se edhe nikoliqi u djek pèr ta takuar sa mè parè presidentennnnnnn tonè!up mfalni deshta tè them presidenten e pushtetit tonè.

Artani22.10.2012/13:20

Qyqet na ne KS, masi "milicejka" u bo mi informu dikush!!! Ik moj e mjere, se tka met veq mode me shite, se mend ski as per burrin tond, mej trullejk. Bile mos na merr ftyren me thone jom prej Gjakoves. Vendlindja jeme s'lind parazita as kolaboracionista.

Dreni22.10.2012/12:52

Mire qe e paska informue zojen Zarf. Po Kuvendin e Kosoves a e ka informue? Mendoj se ka qene dashte qe te informohet Kuvendi se per zonjen Zarfe e dijme qe ajo nuk ka aftesi dhe kurrsesi guxim te thot dicka kunder veprimeve te Hashes!

Hajdar Hyseni22.10.2012/12:40

Si tuj kajt po me doket he. Se kush se ngon nanen ka me ngue njerken. Vetit je tuj ja ba. E shko te Atifetja see ajo te ndihmon ty.

bujari22.10.2012/12:25

Thaqi E bera edhe nje akt te mire, po bisedojme me Daciqin, zedhenesin e kriminelit Milosheviq.
Jahjaga Cka i the?
Thaqi Do te vazhdojme biedimet, derisa te merremi vesh qe te bashkejetojme ne nje shtet te perbashket, por do te hyjme se bashku ne BE.
Jahjaga Po ai cka te tha ty?
Thaqi Me mire do te jete qe Kosova te jete me Serbine dhe te shkojme ne Evrope.
Jahjaga Si reagove ti?
Thaqi Ben edhe keshtu? U desht te pajtohem, sepse nderkombetaret po kerkojne kompromis.
Jahjaga Vetem vazhdo keshtu kryeminister, do ta kesh perkrahjen time te parezerve...
Thaqi Faleminderit.
Jahjaga....
Thaqi...

Naimi22.10.2012/12:10

Nuk është cekë vend takimi i Hashës me Bukuroshën e Kosovës, në kafe apo në kabare?

vertebrori22.10.2012/12:07

njerin kyq e paska informue, dhe per ket moment historik pasojn edhe rritje pagash per arsimtar.

1000  Karaktere
Prishtinë 24°CI kthjellët
Tiranë 24°CMe vranësira të pjesshme
Shkup 27°CI kthjellët
Prishtinë33°CMe diell
Tiranë35°CMe diell
Shkup36°CMe diell