Vitin tjetër do të kemi më pak bukë

Artikujt tjerė
- Të shtënat shqetësojnë mitrovicasit
- Policia akuzon protestuesit për veprime të dhunshme
- Seminar si të luftohet terrorizmi
- Të premten, dita e parë e Kurban Bajramit
- Policia mbron objektet e Qeverisë në sheshin Nënë Tereza
- Presidentja Jahjaga mbështeti takimin Thaçi Daçiq
- Vitin tjetër do të kemi më pak bukë
- Inspektorati shkel ligjin në tenderin për rrobat elegante të Policisë
- Veç një mur kinez mund ta ndalë kontrabandën Kosovë - Shqipëri
- Kush janë dy kosovarët që gërmojnë për uranium?
Prishtinë, 22 tetor - Bujqit e Kosovës vështirë të bëhen rehat. Tash kundër tyre ka dalë edhe natyra me thatësinë e krijuar. Bujqit nuk po mund ta punojnë tokën e tyre të thatë. E për këtë Sindikata e Bujqësisë akuzon edhe Qeverinë që nuk po u del në ndihmë me mekanizma më të fuqishëm për punimin e tokave në këso situatash. Të dielën Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, në konferencën e tyre për media tha se vitin tjetër do të ketë shumë më pak sipërfaqe të mbjella me grurë për tu korrur, që nënkupton më pak bukë për kosovarët. Mbjelljet vjeshtore po vonohen dhe si pasojë vitin që vjen do të ketë më pak sipërfaqe të mbjella dhe rendimente më të ulëta. E për këtë një pjesë të fajit e ka edhe Ministria e Bujqësisë, e cila nuk po krijon kushte për sigurimin e mekanizimit bujqësor, i cili u mungon bujqve të Kosovës, tha Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve. Ai përmes kësaj konference u bëri apel bujqve që të mos presin kushte ideale, por edhe me këtë pak mundësi që kanë ta bëjnë të pamundurën dhe ta shfrytëzojnë afatin optimal të mbjelljes, pasi që ekziston rreziku që të fillojnë të reshurat dhe të mbesin sipërfaqe të mëdha pa u mbjellë. Tahiri nuk do të fajësojë bujqit për rendimente më të ulëta në vitin tjetër pasi, sipas tij, bujqit po përballen me çmime të larta të plehrave, farërave dhe naftës, me gjithë premtimet e Ministrisë së Tregtisë se për bujqësi nafta do të jetë 50 për qind më lirë. Duke u bazuar në heshtjen e ministrit Stavileci, nuk do të ketë subvencione të të mbjellave vjeshtore, çka do të thotë edhe një faktor tjetër për sipërfaqe më pak me grurë, tha Tahiri.
Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë hedhin poshtë deklarimet e Tahirit, duke pohuar se afati optimal për mbjelljet vjeshtore është prej 15 tetorit deri më 15 nëntor dhe këto mbjellje tashmë kanë filluar.
Afati optimal për mbjelljet vjeshtore është prej 15 tetorit deri më 15 nëntor dhe këto mbjellje tashmë kanë filluar. Përgatitjet kanë përfunduar në shumicën e komunave me kohë dhe sivjet ne do ti rrisim edhe subvencionet për mbjelljet vjeshtore përreth 25 për qind, tha zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj. Sipas tij, ashtu siç ka pasur rritje të sipërfaqeve të mbjella përreth 14 mijë hektarë në mbjelljet e kaluara, Ministria pret që të ketë rritje të sipërfaqeve të mbjella përsëri, mirëpo kjo do të dihet saktësisht vetëm pasi të përfundojnë të mbjellat vjeshtore në tërësi. Mbarëvajtja e procesit është duke shkuar shumë mirë dhe sapo ti grumbullojmë të gjitha të dhënat nga komunat, ne do tju informojmë më në detale. Qëndrimet e OJQ-së së politizuar të Tahir Tahirit, e cila përfaqëson vetëm interesat e ngushta të 4-5 personave, që përmes ndonjë aktiviteti kështu të dielave dalin e flasin për çështje që nuk i kuptojnë dhe nuk i kanë as informacionet elementare rreth tyre, nuk na interesojnë aspak, tha Behramaj.


selimi22.10.2012/11:00
Politika katastrofale e Qeverisë ndaj bujqësisë ka bërë që kjo degë e ekonomisë gjithnjë e më shumë po shkon drjet degradimit, drejt varfërimit të popullsisë, sepse qeveria nuk ka Plan strategjik të zhvillimit të bujqësisë. Heqja e bujqësisë nga proriteti, ndarjet buxhetore qesharake për bujqësi, degradimi i tokës bujqësore, vjedhaj dhe shkretërimi i pyjeve nga dora e vetë qeverisë do të thotë të presësh degën në të cilën qëndron. Kosova nuk mund të nëdrojë fabrika për industri të rëndë, nuk mund të zhvilloojë turzëm të nivelit të Turqisë e bile as të Shqipërisë, nuk mund të ndërtojë industri elektronike. E vetmja gjë që mund të bëjë është që të zhvillojë një bijqësi bile për ti plotësuar nevojat e veta. Por, me një ministri që ka vetëm 12 milionë buxhet, me një ministri që në aspektin intelektual, profesional dhe me njerëz që nuk kanë vizion e as aftësi profesionale, neve mund të kemi një bujqësi çfarë e kemi, me bujqë të lënë në mëshirëne fatit të tyre. Janë qesharake ato..vazhdim..









bujari22.10.2012/12:34
valla jeni bo si ne shipni qitash qeverija ka faj tash qe spo bjen shii apoo