Inspektorati shkel ligjin në tenderin për rrobat elegante të Policisë

Artikujt tjerė
- Hoxhaj: Për veriun bisedojmë vetëm me qytetarët atje
- Shtetet që nuk e njohin pavarësinë bllokojnë vendimin e NATO-s për FSK-në
- Mërgata shqiptare i bëri shtete Shqipërinë dhe Kosovën
- VV proteston edhe të martën
- Kryesia e PDK-së, mbështetje unanime Thaçit
- Shtetasja gjermane kthehet në jetë, por në gjendje të rëndë
- Zharku as sot nuk shkoi në vuajtje të dënimit
- Thaçi fton qytetarët për përkrahje
- Jahjaga u takuan me Adrijana Hoxhiqin
- Seanca e ardhshme e Kuvendit, më 1 nëntor
Prishtinë, 21 tetor - Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë shkelje të Ligjit të prokurimit publik në tenderin për furnizim me rroba elegante për pjesëtarët e këtij institucioni, raporton Koha Ditore. Ky institucion ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese, por që tashmë do të detyrohet ta anulojë këtë kontratë, pasi OSHP-ja ka konstatuar se ka pasur shkelje ligjore gjatë këtij procesi të tenderimit.
Zakonisht, operatorët që janë në garë ankohen në Organin Shqyrtues të Prokurimit e pastaj merret një vendim për tenderin. Kësaj radhe procedura ka qenë më e veçantë. Ka qenë Auditori i Brendshëm i këtij institucioni që ka konstatuar se gjatë këtij procesi të prokurimit ka pasur shkelje të qëllimshme të Ligjit të prokurimit. E këtë konstatim ai e ka dërguar edhe në OSHP, e cila pastaj ka angazhuar një ekspert që të merret me këtë tender.
"Pas shqyrtimit të kësaj lënde, kam konstatuar se janë bërë shkelje të qëllimshme të procedurave dhe rregullave të prokurimit. Veprimet e ndodhura janë në kundërshtim të plotë me Ligjin e prokurimit publik në Republikën e Kosovës nr. 04/L-042", thuhet në shkresën që drejtori i Njësisë për Auditim të Brendshëm në Inspektoratin Policor të Kosovës ia ka dërguar OSHP-së.
Në këtë proces të tenderimit ishin dorëzuar dy oferta. Njëra ishte nga "Alma" me qendër në Prizren që kishte ofertuar një çmim prej 22 mijë e 716 eurosh. Kurse, G2GR-Art Tekstil" nga Prishtina kishte ofertuar me një çmim diçka më të ulët, prej 22 mijë 648 eurosh, e që edhe ishte shpallur fitues.
Inspektorati Policor kishte nënshkruar kontratën për furnizim me rroba me 23 gusht të këtij viti.
Kryetari i OSHP-së, Hysni Hoxha, ka thënë se kjo kontratë duhet të anulohet.
Kjo kontratë tashmë është nënshkruar, mirëpo ajo duhet të shkëputet pasi janë konstatuar shkelje të Ligjit të prokurimit, ka thënë Hoxha për Kohën Ditore. Kemi informata që kjo kontratë ende nuk ka filluar të ekzekutohet.
Ai ka thënë se Auditori i Brendshëm ka kërkuar shqyrtimin e kësaj lënde. OSHP-ja, sipas tij, e ka caktuar një ekspert shqyrtues i cili i ka vërtetuar shkeljen e konfirmuar nga Auditori i Brendshëm, madje, sipas tij, ka gjetur edhe shkelje të tjera.
Gjykata e Tenderëve po ashtu ka konstatuar se gjatë vlerësimit të ofertave nuk është respektuar nenin 59.4 i Ligjit të prokurimit publik.
Me rastin e shpërblimit me kontratë operatorin ekonomik fitues ka vepruar në kundërshtim me nenin 56 të LPP-se, në të cilin theksohet: Të gjitha kontratat publike do të jepen vetëm pas një vlerësimi të tenderëve sipas kërkesave për kualifikim të specifikuara në njoftimin për kontrate dhe në dosjen e tenderit, thuhet në shpjegimin e shkeljes së nenin 59.4.
OSHP-ja ka konstatuar se Inspektorati Policor në fletën e të dhënave të
tenderit i ka caktuar dokumentet që duhet të dorëzohen nga operatorët ekonomikë. Kurse në rast se një operator nuk i dorëzon dokumentet e kërkuara, atëherë tenderi i tyre do të refuzohet, kurse tenderi do të vazhdojë me tenderuesin e listuar në vendin e dytë.
Në rastin konkret operatoret ekonomikë "G2GR&Art Tekstil" i rekomanduar për dhënie të kontratës, përkatësisht anëtari i konsorciumit "G2 GR", vërtetimin nga Gjykata Ekonomike e ka ofruar në datën 23.08.2012, ndërsa njoftimi për dhënie të kontratës është bërë me datën: 10.08.2012. Po ashtu anëtari tjetër i konsorciumit "Art Tekstil" nuk ka ofruar vërtetimin e ATK-së, si dhe vërtetimin e Gjykatës Ekonomike, thuhet në konstatimin e OSHP-së.
Lidhur me mungesën e dokumenteve, OSHP-ja bazohet në nenin 71 paragrafi 4, i cili konstaton se nëse një tender dorëzohet nga një grup i operatorëve ekonomikë, secili anëtar i grupit pjesëmarrës në një aktivitet të prokurimit është i obliguar të plotësojë kërkesat e nenit 65 të LPP-së.
Edhe pse anëtari i grupit, "Art Tekstil" pjesëmarrës në këtë aktivitet të prokurimit ka dështuar të ofronte dëshmi mbi dokumentet e kërkuar në pikën B dhe E, Inspektorati, përkatësisht menaxheri i prokurimit në kundërshtim me nenin 6.4 të dosjes se tenderit ka nënshkruar kontratën me kompaninë "G2 GR&Art Tekstil" me datën: 23.08.2012, thuhet në shkresën e OSHP-së.
Por kjo nuk është shkelja e vetme, OSHP-ja ka konstatuar se gjatë këtij procesi të prokurimit ka pasur edhe shkelje të 32.4 të Ligjit të prokurimit, pasi ka pasur më pak se dy tender të përgjegjshëm. Duke qenë se janë më pak se dy tenderë, Inspektorati është dashur të anulonte këtë proces të prokurimit, apo të kërkonte të anulonte kërkesën e nenit 32.4, në mënyrë që të procedohej vetëm me një operator.


Hyseni 122.10.2012/13:57
E PERGEZOJ iNSPEKTORATIN POLICOR TE KOSOVES NE KRYE ME Z.SHISHANI PER PUNEN QE PO BEN,PO ASHTU SA PER INFORMIM TUAJIN Z.shishani E kam profesor dhe njihet nga te gjith si njeri me vlera te larta.. Inspektorati vecohet nga te gjitha institucionet per punen qe ka ber vitin e fundit, lexoni me teper para se te shkruni komente ofenduse.. partiake

qytetari prishtinas22.10.2012/13:39
Nuk e di pse flasin njerzit pa dit kur IPK veq ket vitin e fundit prej qe ka shku qeky SHISHANI i ka dal zani se perpara se kem dit as per cka osht Inspektorati.. Mos folni me urrejtje kur nuk dini po mburruni se ra dikush e po bon dicka per ket Polici

halit mehmet22.10.2012/12:19
pas dalje nga policija e kosoves e gjeneral behar selimi gjdo gja ne polici ka perfunduare.mashtri hajni dallaver korupcjon kini kujdes zoti magjuni

Polici pa Grad22.10.2012/11:59
O Mazamakeq, po shkoni kqyrni kush osht ka e udheheq Inspektoratin, kqyrnja kryeshefin qe sdin as shkrim as lexim e qe o kan inspektor i rendit ne qeverine e perkohshme! Ai ka shku me mision aty, kqyrne tash pas dhunes se policise ne Deputet e Vetvendosjes, i qojn kishe landen me hetu Inspektorati Shishani, edhe kqyrni a pi qesin fajtor polict, veq kqyrni edhe bindnu!!







punetor ne inspektorate22.10.2012/21:12
Mendoje se nuk ka te beje asgje lidhur me shkeljen e ligjite te prokurimit mirpo ka te beje me shume me interesa te grupeve te caktume te cilet deshirojne te marrin qdo gje ne kontrolle,mirpo prape besoje te organet ma te larta se do te marrin vendime perfundimtar ne te mire te pafajeshmeve,ju faleminderit