• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Përplasjet në PDK, e pakënaqur edhe Flora Brovina

Publikuar: 20.10.2012 - 11:34

Prishtinë, 20 tetor - Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj janë dy nga figurat qendrore të PDK-së që e kanë hapur debatin rreth mënyrës së udhëheqjes së partisë dhe nevojës për reformim të brendshëm. Të dy e mbrojnë idenë që zgjedhjet e reja në PDK të bëhen sipas parimit: “një anëtar-një votë”, shkruan e Koha Ditore e së shtunës. Një format i tillë, sipas tyre, do të mundësonte që hierarkia në parti të ndërtohej mbi bazën e meritës-votës.

Zyrtarë të lartë të PDK-së besojnë se zgjedhjet e brendshme në parti do të mbahen sivjet.

Duke i injoruar pasojat në aspektin personal, Krasniqi po përpiqet ta bindë liderin e partisë që të heqë dorë nga autokracia, duke e paralajmëruar se “pushteti prej monarku” mund ta çojë vendin drejt diktaturës.

Ashpërsimi i gjuhës së sekretarit të përgjithshëm të PDK-së, kryeJakup Krasniqi, në raport me bashkëpartiakët e tij që mbajnë pozita të larta në ekzekutivin e vendit, duket se iu ka dhënë “zemër” edhe anëtarëve të tjerë të këtij subjekti politik.

Flora Brovina, njëra nga femrat më me ndikim në PDK, është shprehur e pakënaqur me gjendjen në të cilën ndodhet partia më e madhe në vend, shkruan Zëri.

Ajo ka thënë se PDK në shumë segmente ka devijuar nga rruga e drejtë, duke shtuar se partia e saj, prejse e ka marrë pushtetin i ka harruar strukturat partiake dhe funksionimin në bazë të vendimeve që merr kryesia e partisë.

 

Komente (12)

baca Franc21.10.2012/11:12

Pershendetje te gjitheve
Deputetet si Flora Brovina duhet te skuqen nga turpi sepse ata nuk di se si kan ardhe si deputet kure kurre si eshte degjuar zeri e nese tash i ka dal gjumi e ka nga frika se mos po i humbet ... rika po lirisht le ta merr Limen kupen e le te shkojn kah te dojn se deri dje skan pas as biçiklete .......spo ju ngarkoi me shume klm

Holand21.10.2012/10:35

Ku hjeket duvaku jet maraku.

I ka marre malli per LDKen

Xhem jakupi21.10.2012/07:48

O Xhemë edhe pak dit i kan mbet Hashimit

Rahmani20.10.2012/22:59


Eshte e vertet se Flora Brovina ka fol pak pas luftes ne Parlament, apo parti, por ka fol e ka vepru shum ne kohen e diktatures Mikllosheviqjane dhe e ka pagu me burg!
Te lindurit e viteve nentdhjeta nuk mund ta dine kush ka qene Flora, por po me cuditin komentuesit te cilet aso kohe kan qene te moshes madhore!
Eshte mekat me fol keq per kete grua e cila ka merita te medha per popull!

XHEMA 20.10.2012/20:00

ooooooooooooooooooooooooooooooooo shitni men shitni se skeni faj ju po ka Hashim Thaqi qe ju ka avancu se sot ishi kane tu drejtu naj organizate te shoqerise civile,po mire e keni se Shqiptari te lene ne balte,po ska dert se Hashim Thaqi eshte i madhe dhe del sfidave perpara pa juve hiq.

Asdren Gashi20.10.2012/18:28

Që të tret Krasniqi, Limaj e Hysenķ kan pretendime personale dhe tentojn të zhvillojn nji lloj fushate paraelektorale.I pari pretendon ne postin e Presidentit, i dyti në atë të Kryeministrit ndërsa ky i fundit ta udhëheq ndonji ministri. Ti quash rrugaqa nuk është njerzore, ne sëpari duhet mësuar ta shkruajm shqipen e Fishtes, Naimit, Qosjes, Kadares ... n e pastaj me dal me komente.

zena nga llapi20.10.2012/17:54

E kom pas bindjen se do te shkojsh ne pension pa e fol asnje fjal,por ja tash tu ndie zeri.Dhe eshte fatkeqsi te jesh ne parti te SHIKut tu e dit se qka kan ber,dhe duke e dit pse ishe e burgosur nga regjimi serb.

Bajrami20.10.2012/17:41

Jakupi,hyseni,vlora keta kanqen Lider te LDKsë tek vitin 2000 jukan bashkangjit PDKsë edhe me ik nga PDKja nuk prish pun

prishtinasi20.10.2012/17:36

nuk eshte tregu kjo grue se eshte qe te punoj per interesa te shtetit ma shume kaqen nje figurm ne form te votes se sa qe ka komentuar najher per paknaqesit e veta ndaj utheheqjes ne kosove.

labi20.10.2012/15:30

kjo ka ne politike perkatsisht ne kuvendin e Kosoves vetem e vetem per ta siguru nji rroge te majme si shume te tjere..

miftari20.10.2012/12:30

deri me tash 4 jan jakupi lima hysen flora qe po dojn me nda pdk deri zgjedhjet kan me dal edeh 13 ska pdk ka mu nda,veq rrugaqat kan me mbet klani i shikut kan me mbet e kta qe kan qen ne luft kan mu nda prj tyne tung.

Hamburg 20.10.2012/11:47

haram e ki rrogen qe e merr nga parlamenti i kosoves, me vite te tera as nji fjali se ke folur por ke flejt ne parlament mori shoqe.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell