• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Lobim me intervista promotive me pagesë

Publikuar: 20.10.2012 - 11:26

Prishtinë, tetor – Një portret i ambasadorit të ri të Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu, prej një muaji ndodhet i prezantuar në një portal gjerman, që është i dominuar me artikuj turizmi. Në këtë shkrim të gjatë, që datë publikimi mban 17 shtatorin, janë shpalosur vizionet, planet, qëllimet dhe botëkuptimet e ambasadorit. Xhakaliu, i prezantuar si një gjysmëgjerman, meqë kohë të gjatë të jetës ka kaluar në Gjermani, aty ka folur edhe për jetën e tij. Portreti i ishte shkruar në 100-ditëshin e punës së ambasadorit, shkruan Koha Ditore. Që nga viti i kaluar, gazetarë të portalit “Grand Tourisme” (www.gt-worldwide.com), me kryeredaktorin Norbert Gisder në krye, kanë intervistuar edhe personalitete të shumta nga Kosova, përfshirë ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli, dhe kreun e “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. Ky portal ka botuar edhe dhjetëra shkrime e reportazhe promovuese për Kosovën.

Por tani kryeredaktori Gisder nga Ambasada e Kosovës në Berlin kërkon të paguhet për këtë punë.

Çka thotë burimi i gazetës, çka ish-ambasadori Vilson Mirdita, cili është roli i Ministrisë së Punëve të Jashtme në këtë mesele, sa është borxhi i papaguar ndaj portalit gjerman e shumë gjëra të tjera interesante i gjeni të plota në shkrimin e botuar në gazetën e së shtunës. 



Komente (2)

Cani20.10.2012/13:07

Bejne reklama me parat e popullit,..ne vend qe te punojne,..

Arber20.10.2012/11:36

Sdi cka eshte cudi ktu, kur dihet se promovimet jane me pagese ne krejt boten?

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu