Hiqen tri nenet e kopjuara nga Kodi i Serbisë

Artikujt tjerė
- Surroi: Kosova pa platformë për bisedime politike
- Takimi që e theu akullin
- Nga shtrëngimi i duarve te negociatat
- Së shpejti, fluturime Linz - Prishtinë
- Ambasada e SHIK-ut
- Dyshime për parregullsi dhe keqmenaxhim të parasë në MSH
- Përplasjet në PDK, e pakënaqur edhe Flora Brovina
- Lobim me intervista promotive me pagesë
- Kërkohen dënimet alternative për krimet e lehta
- Zharku, javën tjetër në burg
Prishtinë, 20 tetor - Tri nenet kontestuese që cenonin lirinë e mediave, e të cilat qenë bërë shkaktarë të dorëheqjes së përkohshme të ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, janë hequr përfundimisht nga Kodi Penal, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm. Shumica e deputetëve, përfshirë edhe ata që i kanë mbështetur më herët këto nene, të premten janë pajtuar se Kosovës nuk i duhet një Kod Penal që i detyron gazetarët ta zbulojnë burimin e informacionit, raporton Koha Ditore e së shtunës. I vetmi deputet që ka votuar kundër heqjes së tri neneve armiqësore të mediave nga Kodi ka qenë Nait Hasani i PDK-së, por një tjetër deputet i po kësaj partie pati sqaruar muaj më parë se tri nenet e përfolura janë kopjuar nga Kodi Penal i Serbisë. Kush ishte ky deputet i PDK-së, cilët deputetë të PDK-së patën votuar për këto kode dhe patën ndihmuar dorëheqjen e Kuçit, mund të lexoni në gazetën e sotme.


beneraa 20.10.2012/14:47
Politika bëhet në mënyrë masmediale.Mediat luajnë rol qendror në sistemin ndërmjetës.
Kjo tregon qartë se sa të lidhura ngushtë dhe të varura nga njëra tjetra janë pjesët e ndryshme të sistemit ndërmjetës.










zogu20.10.2012/17:46
me pas kon opozita ne pyetje menjiher kishin perfundue ne haps per ket, e pasi qe e kan bo vet, atehere kurgja kerkujna.