• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Urdhri i Rexhepit duhej shpërfillur nga Policia

Publikuar: 20.10.2012 - 10:02

Prishtinë, 20 tetor - Pjesëtarët e Policisë së Kosovës është dashur ta refuzonin të mërkurën urdhrin verbal operativ të ministrit Bajram Rexhepi për të larguar deputetët nga hyrja e Qeverisë, ka thënë njkë zyrtar policor në kushte anonimiteti për gazetën Koha Ditore. Sipas tij, vetë pjesëtarët e Policisë kanë shkelur ligjin, kur atë që ua ka thënë ministri e kanë pranuar si urdhër.Tetë deputetë të lëvizjes “Vetëvendosje” – Albin Kurti, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Rexhep Selimi, Afrim Hoti, Albulena Haxhiu dhe Albana Gashi – patën tentuar të hynin në ndërtesën e Qeverisë me synimin që, siç kanë thënë, të shihnin kontratën që po nënshkruhej këtë ditë për shitjen e Distribucionit të KEK-ut. Bazuar në Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, “kartela e identitetit e lëshuar për deputet garanton hyrje të lirë në të gjitha organet shtetërore dhe të administratës publike”. Por tetë deputetët e LVV-së qenë penguar me forcë nga policia dhe nga truprojat e kabinetit qeveritar, të cilët në disa raste kanë vënë duart në revole.

Ata janë shtyrë me policë e truproja diku një orë, derisa nuk ka intervenuar njësiti special për t’i larguar nga oborri i Qeverisë. Intervenimit të këtij njësiti i ka paraprirë urdhëri verbal i ministrit Rexhepi: “Për një minutë largojini nga këtu”.

Zyrtari i Policisë që ka folur në kushte anonimiteti ka thënë se ministri duhej të shpërfillej në këtë rast.

“Edhe ligji e edhe kjo vijë ligjore komanduese e përcaktojnë drejtorin e Policisë si epror të fundit që duhet të japë urdhra”, ka thënë ky burim i gazetës.

Cila janë detyrat e MPB-së dhe të ministrit të Brendshëm, çka thonë në Qendrën për Studime të Sigurisë  ligji, a ka vepruar drejt kryekuvendari Krasniqi të enjten kur e ndërpreu mbledhjen e Kuvendit shkaku i pranisë së policëve në Kuvend, çka parasheh Ligji mbi Policinë dhe çfarë rreziku paraqet për demokracinë mosrespektimi i ligjit, mund të lexoni gjerësisht në Kohën Ditore të së shtunës.













 

Komente (16)

fredi21.10.2012/09:19

Te nderuar shqipetar kurr nuk do behemi njerz po kush eshte krasniqi me e nderpre seance, po a baba ja ka ba trapi kuvendin keti . Une e njoih shume personalisht ket e ka shiju nje rroge te mire pas lufte. Po ku ka qen ky njeri qe nuk ka fol ma heret por tash mosi eshte ngop me para. Bajram Rexhepi eshte hero i gjalle dhe shume ndergjegjeshem ndaj keti populli, .Tung te nderuar.

sam8120.10.2012/22:54

Si eshte e mundur qe te ndodhe kjo????!!. Ne nje shtet demokratik si vet e quan kryeministri Hashim! ta rrethoj parlamentin e Kosoves si organin me te lart te nje rrepublike demokratike me police kjo ndodh vetem ne Kosoven

luli i vocerr20.10.2012/22:02

qdo minister i ka policet e vet d.m.th policia e kosoves esht e perzime .qdo premtim qe e ka dhen deri tash regjepi asnjiher nuk u realizushiqone njiher kur t fletfol pa mendu i ka ardh fundi i ksaj qeverie e besoj se populli do t qohet e ti denoj se boll u ba ma keta vet po e ndajn mitrovicene ky kishe une jam dikush e po dha urdhera

Avni 20.10.2012/21:59

Ktu duhet Rexhepi me dhan dorheqje i pari e i dyti eshte drejtori i policis qe i ka perfshi policin. Kta te dyt duhet te largohen meniher. Se ndertesa e gjeveris e ka sigurimin e vet nese dikush teneton me hy me zor kurse nese gjeveria sulmohet me arm atehere thirren policia

meda20.10.2012/21:17

krejt PDK ja duhet me u largu prej qeveris
vend ni hap te para dhet te mas meket qeveri

kosova20.10.2012/20:40

ka shum ministra qe duhet me dhon dorheqje regjepi grabovci syla kamishi edhe shum tjer duhet me u largu se boll vjedhen duhet, rinija qe jan te shkollun e ateher ka kosova lulzim.

ledi20.10.2012/17:58

e more petrit po me ja nis me dhan dorheqje kta ministra e krye ministra kta te henen duhet me shku kejt me letra nte dorheqjes ne pun edhe veq teri ora 10 ka tri her e shkelin ligjin paramendoni teri ne mbraamje sa letra duhet mu shkru per dorheqje

patrioti me zemer te thyer20.10.2012/17:47

Me opoziten ne krye KS do ishte bere si ne vendet arabe se edhe ashtu mentaliteti i shumices eshte i njejte.Derisa tere bota ne krye me USA pe perkrahin qeverin dhe progresin qe eshte arritur se te huajt e dine shume mire si e kane gjetur KS nje shkretire ne cdo fushe dhe nje popullate te lodhur moralisht dhe ekonomikishte,nje edukim shume te ulet me system komunist te deshtuar dhe sot keta qe sot po kundershtojne qeverin dhe progresin jane te njejte si serbija qe se bashku me rusin u munduan me ane te shpifjeve dhe klyshin e tyre dik martini te akuzojne kryeministrin dhe humbin imazhin e KS dhe ata deshtuan fale USA kurse sot opozita e KS dhe njerzit e tyre si krasniqi dhe lima mundohen me te njejta shpifje ta shkaterrojn qeverin vetem per interesas te tyre se keta posedojne mentalitetin e trashe ballkanik,qe jemi gadishulli me i prapambetur i evropes.Uroj qe Thaqi te largoje sa ma shpejt keta inaqore,gjeloze dhe kryeforte dhe ti zevendesoje me njerz te shkolluar ne perendime

Shartari20.10.2012/17:00

Jo veq Rexhepi po komplet qeveria edhe ajo e kaluara edhte deshte qe te mos jen fare ne skenen politike. I kemi pa te gjith.
Shpresoj se se shpejti do te ikun edhe keta e besoj se poplli i ka qel syte e eshte mbush mend , e di sot kush e mbron shtetin e kombin.
Nese se din po ju tregoj eshte LVV shpresa qe do te punoj ne interes te qytetarit,bujkut, puntorit, msuesit , nxensit,mjekut, uashtarit e gjith popllit.
Hajnat dhe kriminelet duhet ne burg per tu pastrue shteti.

Ahmet Ahmeti20.10.2012/15:40

Ashtë shum Ironike urdhëri i Bajram Rexhepit, pse ky minister nuk jap urdhër per veriun e mitrovicës? sepse ja rrehin e ja ... jn policin atje? turp edhe për vet policin turp üper qeverin dhe turp per Kosoven, per ta perdor dhunen ndaj deputetëve dhe popullit qe proteston per mbrojtjen e stetit dhe të republikës dhe ekonomis së vendit! asht mir qe edhe ne të ngrisim ne qdo qytet barikada e ndoshta na lajn të qet

Avokati20.10.2012/15:31

Kjo eshte e vertet qe urdheri i ministrit duhet te shperfillet kur ai eshte i kunderligjshem ama pyetja eshte kur ministri nuk po e din se po jep urdher te jashtligjeshem ku ka me dit ai polici i ngrat ku me dit se sa i ka kushtuar me ble diplomen e shkolles se mesme.

llapjani20.10.2012/15:19

po ku ka ligj ne kosove.nime disa komentues sy kan,po nuk shofin

noki20.10.2012/14:11

zotri bajram rexhepi duhet te jep doreheqeje menihere sepse ka bere shkelje te ligjit!!!!!!

vilardi20.10.2012/11:43

Hahahahaha petrit mbane me qesh tash po aj ska ftyr hiq seme pas pak ftyr nuk kish ba ashtu se qa eshte kah ben

shikuesi20.10.2012/11:02

Pas luftës së II botërore luftëtar kanë vijuar kurse kunder analfabetizmit
per me mujtë me marrë pjesë në ndërtimin e vendit.Jamë skeptik për zotri Bajram Rexhepi a ka vijuar ai kursin kundër analfabetizmin pas luftës së fundit të UQK??????????

petrit20.10.2012/10:48

Rexhepi do te bente mire po te jepte doreheqje, do ti mbetej pakez fytyre te pakten

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu