• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Miratohet Rezoluta për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Publikuar: 18.10.2012 - 15:07

Prishtinë, 18 tetor – (E plotësuar) Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan pak çaste më parë me shumicë votash Rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Për të votuan 68 deputetë, nga 75 sa ishin të pranishëm, ndërkaq ishin kundër vetëm tre deputetë dhe katër abstenuan.

Debati për këtë dokument u përshkua nga polemika të ashpra ndërmjet deputetëve, në veçanti të atyre të Vetëvendosjes. Ndonëse edhe deputetë të LDK-së shfaqën rezerva ndaj nevojës për miratimin e një rezolute të tillë, votimi dëshmoi se ajo u votua edhe prej tyre. Madje, deputeti Sabri Hamiti e vuri në pikëpyetje qoftë edhe pajtimin e subjektit të tij që të jetë pjesë e grupeve sponsoruese (kryetari që ndodhet në Bukuresht me asnjë fjalë nuk na ka njoftuar se është pajtuar – e kishte fjalën për Isa Mustafën, sqarim ynë).

Ndërkaq deputetët e Vetëvendosjes ishin kundërshtar të vendosur të këtij dokumenti. Kur ajo u votua, dolën para foltore së Kuvendit me një transparent në të cilin shkruante “Rezolutë e nënshtrimit ndaj Serbisë”.
Ndërkohë deputetët do të jenë në një pushim, për të vazhduar pasdite procedimin e pikëve të tjera të parapara me rendin e ditës.


Pas ndërprerjes njëorëshe, rifillon mbledhja e Kuvendit

Prishtinë, 18 tetor - 11:26 - (E plotësuar)
Ndërkohë, pas një orë ndërprerjeje të punës për shkak të rrethimit nga policia, ka vazhduar punën Kuvendi i Kosovës sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryesia e tij.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës, pas pikave të zakonshme: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, në rendin e ditës do të jetë shqyrtimi i Propozim Rezolutës për normalizimin e marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo rezolutë është propozuar nga 5 grupe parlamentare, përkatësisht PDK, AAK, KKR, SLS dhe Grupi 6 +.

Në vijim do të shqyrtohen Projektligji për ratifikimin e amendamentit të neneve të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar për reformën e Bordit Ekzekutiv, Projektligji për rritjen e kuotës së Republikës së Kosovës në Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndërkaq në shqyrtim të parë do të jetë Projektligji për punimet nga metalet e çmuara, kurse në në shqyrtim të dytë Projektligji për shfuqizimin e neneve 37, 38 dhe 39, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit
Në fund do të shqyrtohet Raporti i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2011.


Kuvendi i rrethuar nga policia, Krasniqi ndërpret mbledhjen


Prishtinë, 18 tetor - 10:40 - Mbledhja e sotshme e Kuvendit të Kosovës ka nisur në mënyrë të pazakonshme. Kryetari, Jakup Krasniqi, në vend me shpalimin e rendit të ditës, i  është drejtuar Qeverisë.

“Dua të rikujtoj se në këtë vend pushtetet janë të ndara. Këtu sundon demokracia. Unë si kryetar dhe deputetët e Kuvendit s’jemi këtu për t’i duartrokitur policisë. Çfarë  lypë  policia në Kuvend. Me çfarë të drejte Kabineti qeveritar, ministri i  Brendshëm, urdhëron që ata të futen brenda pa lejen e kryetarit, të rrethojnë Kuvendin.

Unë jam këtu kryetar dhe jam për të drejtuar e urdhëruar.

Kabineti qeveritar të mos i keqpërdor ata të rinj, policë, që janë për të mbrojtur rendin e demokracinë, dhe jo të keqpërdoren për interesat personale të ndokujt.

Kjo ndërtesë shpesh në të kaluarën është rrethuar nga policë dhe deputetët janë detyruar të marrin vendime të rëndësishme jashtë saj, për të mbrojtur lirinë e demokracinë. Njerëzit kanë vuajtur nga dhjetë e më shumë vite burgim për vlerat e lirisë e demokracisë. Kemi vuajtur, por kemi mbrojtur dinjitetin. Humbës kanë dalë ata që kanë ushtruar dhunën.

Bajram Rexhepi, si ministër, që do  të burgos kryetarin e Kuvendit, Presidentin a kush e din kë, nuk guxon të sillet kështu. Ai nuk e bën drejtësinë

Në këso rrethanash, me polici brenda e i rrethuar prej saj, Kuvendi s’mund të mbaj mbledhje. Do të mblidhemi pas një ore, pasi të largohet rrethimi policor”, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Komente (62)

fitimi19.10.2012/10:19

E gjithe klasa politike e ka shit shpirtin. Edhe pse me kit rast u paraqit patriot zoti Jakup, prap se prap eshte i mbulum deri ne fyt me te zeza. Nuk u ankojke shum kur votat e vjedhne ja sigurun poziten e kryeparlamentrit. Deri sa njerzit s'kan me hanger, shumica e politikhajnave jan ba milionera. Edhe pse po spekuloj,duke e marr parasysh sa korrupcioni e ka helmu shoqerin tone, e sa ka depertu ne jeten publike, eshte e pamundur te vjen njeri ne pozit kaq te lart, me duar te paqa.
Per shkak te korrupcionit, i kena keta udheheqes te vetevendosur ne pozita kyqe, tu ju perkul serbis, e tu e tradhtu vendin, e tu e vjedh popullin. E masi qe Eulexi munet me i hjek prej pushteti politikhajnat ja plotesojn atyre qdo deshir te vogel.

E vetmja menyr per me ndryshu kete situate, eshe me ndryshim te mentaliteti gjitheshoqeror. Sa here e kam ni "Edhe ti kishe vjedh ne ate situate." Asni njeri nuk e takova qe ka si cak sherbimin e popullit. Udheqesit jan vetem pasqyre e popullit.

fitimi19.10.2012/09:44

D.m.th. Rast jo aq ndrysh prej veprimeve serbe te 1989. Qashtu edhe athere policia u paraqit e tan votuan me anulu autonomine. Kjo nuk eshte qeveri po eshte tradhti, edhe heret a vone per keto akte duhet denuar te gjith qysh dunohen tradhtaret. I vetmi tradhtare i mire eshte tradhtari qe smerr frym.

baca19.10.2012/05:52

Baca kup mos u gute se po rrxohesh se demokracia se ka kuj ti teket me shku e me hi ne ndertesat e shetit se une jetoi ne nje shtet demokratik ne amerik po nuk goxon mi shkel viat e policies se zhage Te ngrehin edhe emrin tane se dine tani po mos u BA si maxhupia se e dina qa eshte demokracia

Dreni19.10.2012/00:52

Per komentuesinsami18.10.20121401edhe kupa o si ata .Tash ka vjedhe boll e keshe po prishna me ta.
Ani pse ka "vjedh " ky pe din se osht "boll" po kta kan vjedh shum,shum ma shum se kupa po spodin me thon boll, po si dinosaurusa sa ma shum po hajin aq ma shum po ju ritet apetiti, ishalla ju vjen fundi si dinosaurusave.

shfepsi19.10.2012/00:22

bravo zotri Jakup Krasniqi je nishi se ekam dit se veq ti je ma imiri politikan ne KOSOV ti duet me u bo kryeminister eme qu vendin per para ejo ajnat qe pe ndjekin rrugen e serbis me polici te rrethu kuvendin se edhe shiptaret nuk jan budall ne kry per me prish vendin ku u shpall pavarsia e KOSOVES por bajram regjepit imbetet me dhon dorheqje masmiri idel sa mo kurr permendimin tem nuk ika hije si politikan shiptar se sot e ka tregu vetin se esht nje politikan qe ndjek rrugen e ushtris se serbis por edhe thaqi duet me tregu vetin edhe me shkarku ket bajram regjepin se msarre per to esht nese hesht

i mllefosuri i prhershem18.10.2012/15:35

OPERACIONI I SUKSESSHEM PACIJENTI VDIQ

avnij mitrovic18.10.2012/14:45

bravo jakup krasniqi kurse turp per bajram regjepin ktu shifet mosaftesija e punes se bajram regjepit ne vend qe ti rrethoj ata qe bejn kurtha e barikada matan ure ne veri aj don ta rrethoj kuvendin e kosoves un besoj qe edhe sikur kuvendi te mos ket kurfar sigurimi kuvendi nuk asht i rrezikuar dhe ska nevoj per polic sepse populli ma se miri e din sa vlen ky kuvend dhe me gjak e kemi paguar turp per bajramin qka pret ky njeri i padishem aty sjep doreheqje

sabri18.10.2012/14:39

Kur dikush thote shtet policor? dikush thote policia nuk ka qka lyp ayt? Atehere nenshtrohet pyetja se a mund te hyje cdo kush ne Kuvend, perkunder asaj se ata nuk i perkasin Kuvendit! Ndjeka me vemendje deklaratat e VV dje!!! Nuk na la policia te hyme ne Kuvend!!! Behet pyetja kend nuk e lane me hy ne Kuvend. Huliganet qe deshironin te hynin me dhune aty apo deputete huligane qe donin te prishnin rendin. Une edi nje gje Norvegjia eshte shtet demokratik qe mbi 100 vjet!! e kur dikush ia msyn parlamentit nrovegjez me dhune, policia norvegjeze iu kunderpergjigjet. Demokracia nuk do te thote se cdo kush mund te beje cka te done!!!! Nuk eshte ashtu edhe ne demokraci ka ligje dhe rregulla qe duhet te respektohen. Turp VV dhe Albin Kurtit. Une kam cituar edhe me pare VV e Kurtit dhe partia e Rada Trajkovicit skane qka lypin ne Kuvend sepse asnjera pale nuk e pranojne Kosoven si shtet te vetin..

genti18.10.2012/14:30

Te lumte, Baca Jakup !

Sami Ibrahimi18.10.2012/14:16

Jakup Krasniqi e bani te veten, po ne veq me fjal nuk i ndalim hajat dhe pazargjit me serbi.
Duhet me u que e me i ngreh zhag si ... nga parlamenti dhe qeveria keta flliqnak qe nuk po i mbrojn interesat e kosoves. e shiten kosoven

sami18.10.2012/14:01

edhe kupa o si ata .Tash ka vjedhe boll e keshe po prishna me ta

meri18.10.2012/13:37

I MADHE JE

ximi18.10.2012/13:32

Baca Kupe bravo te kofte, keshtu mbrohen institucionet nga tentimet per vendosjen e diktatures ne kete vend.

llaky18.10.2012/13:30

kur e ndegjon jakup krasniqin mendon qe je ne nje shtet europian,shpresoj qe dhe deputet tjer te marrin mesim nga i madhi jakup krasniqi

peja18.10.2012/13:17

baca JAKUP KRASNIQI te lumt zoti te bekoft ty e familjen tande e popullin e kosoves edhe shtetin e kosoves .sot mu ka knaq zemra pas gati 5 vj pavarsi ju tregove qe kosova osht e krejt qutetarve te kosoves e jo e do individve.se kosova osht ni shtet demokratik e jo si ish maqinerija policore e milosheviqit.BACA JAKUP RRNOFSH SA BJESHKET E ROGOVES.te lumt

kalosh dani zajas18.10.2012/13:16

O MA KNACE SHPIRTIN O LEGHEND E GHAL JAKUP KRASNICI LEGHENDA NUK TUTET PREI HAJNASH ZOTI TE DHASHT JET TE GHAT

shkenctari.18.10.2012/13:16

je shembull per gjith te tjeret zotri jakup i nderum i respektum gjdo dit e ma shum nga e gjith populli me vendimet qe je ka i merr e nuk lejon kush do me teket e veta te vendos qka ti bjen rreth mendjes kjo esht demokraci nuk duhet te shkohet ashtu ne ekstrem se parlamenti nuk esht vend i luftes po vend i kultures vend i shpalosjeve te dijes e jo vend me rrethim te eger edhe njiher shprehi indinjat te thell per ty per ket gjest qe e ke marr sot.

gani 18.10.2012/13:11

ky njeri din dhe per momentin don nga dal ngadal qe me forcen politike e morale ti shtyp keta njerz te rendomt te qeveris,ky ka politiken edhe ka durimin,se ka ndejt shum me te ndjerin rugova,se ky asht ai njeri qe prej viteve 1991 ka pas takime te ndryshme ,dhe ky ka qen jakup krasniqi qe rrogat e msusve e te arsimtarve gjat atyre viteve i ka marr ne seli te ldk dhe i ka shperndar ne menyre ma te drejt.por me kalimin e viteve e sidomos tash i ka ardh momenti qe ti dalloij njerzit e athershem me te tashmit,kush ishin ata e kush jon kta tash,policia ne kuvend kjo asht fol e mushma menen e kto e bon regjep doktorri ka menu me intervenu te naj pacient hahhahaha,jakup krasniqi vetem perpara e drejta sdo te hum kurr i ki senet ne dor vepro koha asht qe ti te jesh edhe ma i madh se te gjith,nga partit politike ska sen hajni hajni,merre timoni ne dor o b.jakup.

SHKAMBI18.10.2012/13:03

Z.JAKUP KRASNIQI...Ju sot e vuloset bindjen se jeni Atdhetar,jeni Bashklufttar i Legjedes Adem JAshari me krejt shoket e tij,se jeni i kalitur me moral te lart se pari Kombetar e pasta edhe njerezor dhe intrnacional...Vetem ne pushtetet diktatoriale kuvendi mbrohet me polic sepse atje ku policia e rrethon kuvendin ai kuvend nuk eshte i Popullit...Beso se une me deshir do te emeroja qe sot Kryetar i Kosoves...Rrrofsh sa malet e Drenices qe kurrr nuk ju perkulen Serbis...

Meha Ludwigshafen18.10.2012/13:03

Kjo qka po ndodh sot ne ate vend me kujton kohen e RRahman Morines,Bajram Regjepi pe luan rrolin e tij,te lumt Jakup,nuk kisha besuar qe THaqi me Regjepin bejn ate qe po e bejn sot.Do tju mallkoj populli dhe Toka e Kosoves.

Ari18.10.2012/12:56

Jakup Krasniqi pezullon seancen e parlamentit deri sa te largohen paramilitaret serb re Hashim Millosheviqit.

te ne thojn flaka i dalt

agimbarja18.10.2012/12:45

te shkrkohen te gjithe ata qe dhane kete urdhere e vetmja drejtesi eshte kjo edhe ate sot te shkarkohen nga detyra

Fatbardhi18.10.2012/12:41

Kur po i lexoj komentet nuk po me cudit qe Kosova eshte ne kete pozite kaq te keqe. Nuk lavderohet Kupa o mjerana per dicka qe e ka detyre per me e ba po duhet me u kritiku qeveria fashiste qe po don me e perserite 89en me keto veprime. Populli duhet me dale ne rruge edhe me demonstru deri sa te shpallen zgjedhjet e reja e jo me vazhdu me romantike e folklorizem patriotik.

goni18.10.2012/12:39

o kupo po ai qe dha urdher te rrethohet kuvendi ciles parti i perket?Mos Ldks apo vetvendosjes?Keto veprimet tua nuk i kan hije antareve te pdks.Ju njihi per veprime tjera si shantazhe ,vjedhje,eliminim fizik te rivaleve politiketj.Nje fjal e urte thot dhia qe ndahet nga tufa e han ujku.Rri me dhi o kupo se aty ke vendin.

Tina18.10.2012/12:38

Kupa .... Te dua!

rexhepbruksel18.10.2012/12:37

ashtu pra zoti krasniqi tregoju se nuk ke frik nga bandat qè po e djegin vendin,tani po e shohim se ti nuk je njè pèrson qè e shikon vetèm interesin individual por at kombètar dhe mu pèr kètè i gjithè populli duhet tè pèrkrah!ti po mundohesh me mbrojtè ligjin dhe drejtèsinè dhe tè gjithè e dime se ata mund edhe tè suprimojnè edhe fizikisht por ti po tregohesh me tè vèrtet burrèror i gjith populli duhet tè pèrkrah.

Fehmi Mehmeti18.10.2012/12:35

Te lumt Zoti Jakup Krasniqi,
Ky veprim i ministrit Rexhepi, jo vetem qe eshte i kunderligjshem por edhe e demton kosoven shume. Si eshte e mundur qe Ministri ti kercnoj te gjith institucionet duke filluar nga Kryetari i Kuvendit e gjere tek Presidenti, si eshte e mundur qe t.ua mbyll deren e kuvendit Deputetve e t.ua qel policve te gjor. Bajram Rexhepin duhet urgjentisht se paku ta shkarkoni menjhere, Gjithashtu edhe eproret policor qe kan zbatuar urdherin e ti te kunderligjshem sepse kjo eshte e domosdoshme. Merreni me mend sikur zevendesi i tij serb ti jepte nje urdher i cili kishte me qene ne deme te Kosoves eproret e policise se Kosoves do ta zbatonin!?
Shkarkoni kete minister dhe eproret policor vetem keshtu do ta ketheni normalitetin ne Kosove.

bekim etemi18.10.2012/12:35

Brravo z.jakup të pershendes nga gjermania,ke vepru me vend,por edhe ke rreziku se po kam frik se keta tradhtar po ta bëjn ndonje kurth te ruajt zoti populli është me ty

basri rrahmani18.10.2012/12:30

kupa nuk esht ne pushtet qe 1 muaj ai esht aty me vite e vite kurr nuk ju degjua zeri deri tani kur filloj qe edhe karika e tij te lekundet
sigurisht i ka ber veti vend ne ndonji pari tjeter pazarllaqe,e turp kjo esht vetem luft per karika,,,,,,,une e perkrahi nji gjest te till,por ai asht dasht te jet edhe perpara i till.

deqanasi i deqanit18.10.2012/12:23

PERSHENDETJE RRNOFT KUPAAAAAAAAAA SA MALET E DUGAGJINIT SE SOT JU KE TREGU MATRAPAZVE SE KOSOVAAA O E TE GJITHVE

eli 18.10.2012/12:17

bravo zotri jakup krasniqi

zena nga llapi 18.10.2012/12:07

Keshtu po me ploteson deshiren se me te vertet po e din qe ky popull ka vuejtur 1 shekull nga keso rrethime e rrahje,e tash gjoja ne liri te ndodhin keto prap nuk kan vend sidomos ne Kosove,pse nje njeri per pak interesa personale ta urdheroj policin mbi popull dhe instutcione,ku ata njerz ata qeveritar mas spo mujn Veriun me lirue nga serbi si kan ftyr e te versulen mbi popullaten e vuajtur qe 1 shekull apo e kan ndermend ta plagosin ket popull edhe per te dytin shekull a qka eshte kjo.Zotri j.Krasniqi ju dini shum gjera sekrete mbi keta horrla ju lutem ne emer te popullit zbuloni se keta kan me ngul thiken mas shpine vetum priti tash se ketyre me jau tregue dhomt keta te han si shum njerz qe i kan hanger e per hir te popullit dhe deshmorve tregoj te zezat e tyre se keta skan te ndalur,se me veprimet e tyre shtazarake i kan ngjall frigen te populli si ne kohen e serbis dhe me te vertet nuk ka dallim nga aj regjim.

Jeton 18.10.2012/11:53

Po me duket se pushteti aktual eshte duke tentuar qe ne qdo menyr te mbaj nen kontroll shitjen e Kosoves dhe shkaterimin e saj dhe futjen ne telashe me serbin.. Kjo na len te nenkuptojm se nuk kem te drejt per protest pasi qe njesit speciale jane ne anen e pushtetit dhe rahin qdo njerin qe eshte kunder thaqit.. A thua qfare do te ndodh kur Kosova nje dit ngritet ne kembe e tera dhe rezon kete pushtet qfar do te jet reagimi i ... t,,,,,

teuta18.10.2012/11:35

te lumte Jakup

Sokol i Malit18.10.2012/11:30

Dikur i thurej kèngè Jakup Ferrit, sot e ka rradhèn njè Jakup tjetèr....
Tè priftè e mbara Jakup Krasniqi !

naim 18.10.2012/11:29

nje pershendetje per Z KRASNIQIN dhe vendimin e tij ,vetem vazhdo ashtu se demokracia eshte edukate e jo frike,policia e ka vendin ne mitrovice veriore ku krimi te papare ne ate pjese te shtetit.Na prute ne kohen e viteve 90ta marri rexhep .
E t y lavdi z krasniqi

Adem Gashi18.10.2012/11:29

Bajram Rexhepi e ka marr rrolin e rrahman Morines.
Te lumt Jakup e ke perkrahjen e ter puntoris shqiptare.
Na flliqen dhe na shiten kosoven gur e dhe, veq me e trash qafen

Arsimi18.10.2012/11:24

Te lumte Jakup Krasniqi. Sot me ka ba me u ndi krenar.

Albani18.10.2012/11:14

Këto fjalë të z. Krasniqi më ngjallën shpresat se ende kemi njerëz në Kosovë që nuk e kan thënë fjalën e fundit. Të lumt z. Krasniqi

bekimi18.10.2012/11:12

Ti " ANALISTI " flej,flej.. Keta persona si ju na keni pru deri ne diten e sotshme

llapjani18.10.2012/11:12

qa pritni ma o popull shqiptar,hiqne hashim nga pushteti se e shiti token shqiptare

Lumi18.10.2012/11:12

Te uroji pere guxim dhe vullnet qe po tregon Zotri J. Krasniqi,koha eshte te Ju tregojish ishe shokeve tu qe shume jane ka marrin kompetenca ne duar.Baba kure e ka pa qe djemtevajzat spo e degjojin ju ka theneU RRITESHI MENDESH.Pore ti mose lsho pe se mvaret Populli dhe Shteti nga vendimet qe merren ne PARLAMENT.Zoti dhe Ligji te sundone Zotri i nderuare,TE UROJI FAT.

arta 18.10.2012/11:10

per pak minuta po ndihem krenar dhe me shpres se paska njerz te guximshem perveq ww ne parlament.te pergezoj kryetar i parlamentit

roni18.10.2012/11:09

Shtet policor ,kriminela krejt i ka ky fare shteti turp marre.

guri i malit18.10.2012/11:06

ki perkrahe nga veteranet dhe invalit e luftes te U.C.K.së bravo ti emeriton per kryetar.

besi18.10.2012/11:04

Veprimi i djeshëm i Ministrit Bajram Rexhepi gjason shumë me at thanjen e famshme në Fushë kosovë të njëritCitoj "Niko ne sme da vas bije" kush e mban mend.

Bekim18.10.2012/11:03

I nderuari z. Jakup.
Me kete gjest me bete te krenohem pertej mase.
Drejtesia, guximi dhe vendosshmeria jane tipare baze te demokracise dhe dinjitetit njerezor.
Te lumte.

Hektori18.10.2012/11:01

Me ne fund nje deputet me moral dhe qe punon si vazal i popullit te Kosoves e jo vazal i dreqit...
Ju lumte Ztr. Kryetar i Parlamentit!

Mitrovica18.10.2012/11:00

Të lumt Z Jakup shum shum e drejt dhe me ket drejtesi populli ka me te përkrah gjithmon,un personalisht prej sodit dhe me tutje vota ime gjithmon ka me shkue aty kudo që jeni ju.

Islami18.10.2012/10:56

Të lumtë Jakup Krasniqi, kështu mbrohet shteti prej krimnelve.
Ta shofum se si po reagon AAk sot në votim? nëse opozita ësht e bashkuar atëher duhet ta rxojn kët shtet policorë!

Tarras Bulba Drenice18.10.2012/10:56

BravoZoteri Jakup Krasniqi,me kete gjest dhe urdher demokratike qe e ke trajtuar ne Kuvend,i gjason qendrimit tend ne Shtabin e UCKs.Te lumt ky eshte gjestikulacion kombetare dhe demokratik pe popullin e Kosoves.Kjo menyre e perfocimit dhe rrethimit te policise,po me kujton te kaluaren e LDKes e te Deputeteve te saj kur kane shpallur "kushtetuten dhe Shtate Shtatorine ne Kaçanik.Zoti ua prift te mbaren Perendia qofte me drejtesine.Kaq per fillim.suksese Zoteri Krasniqi,veq perpara.Mos ju perkul lojalve te Serbise!!!.

beni18.10.2012/10:56

bravo vendim i drejt

MUSA18.10.2012/10:55

Bravo Jakup. Qashtu qiljau syt hajnave,

Shqiponja18.10.2012/10:54

O Jakup Krasniqi te paqim gjithmone. Si thot populli duhet me ti la kembet e me ta pi ujin. Rrofsh o trim, poshte ata qe mendojne qe me dhune me i detyru deputet me i marr vendimet si ne kohen e Millosheviqit. Shkjau ska mujt, e po mundet TURPI i quajtur B.Rexhepi.

Albani 18.10.2012/10:52

Bravooo Jakup. Vertet po del qe je me i shkolluari, me i guximshmi dhe me i arsyshmi. Keshtu mbrohet ligjshmeria dhe demokracia. Bajram Rexhepi duhet te shkoj ne shpi i turperuar. Pamjet e djeshme para Kuvendit tregonin per jo profesionalizimin e Policise se Kosoves dhe per nje qasje jo proporcionale kundruall rrethanave.

Mynihu18.10.2012/10:51

BRAVO!!! Vendim i drejt!

Shartari18.10.2012/10:50

BRavo Jakup.vone po tregohesh por un gjithnji kam besue se ti ke qen me i drejti, te kan perdore si vegel e ti me shprese se do te ndryshohet po jo. PDKja jote e qeverija juaj don vetem dhunen ne popull ku folet shqip. Tashe ke nise me pa edhe ti po shperndaje kuvendin e te shkojme ne zgjedhte .
VV brabo, sikur Rugova qe e shkatrroj nji ish Jugosllavi edhe ju duhet et shkatrroni zingjirin Serbo PDK qe keta te perfundojne si para ardhsit e tyre Serb

drini i bardhe18.10.2012/10:49

kjo shifet qarte popull i nderuar shtet policor dhe i dirigjuar nga nentoka prandaj kti kuvendi nuk i mbetet te punoi kshtu me diktat i pa autoritetpor e vetmja zgjidhje eshte shperndarja e kti parlamenti...deqanasi nga salcburgu.

Shpresa Gjermani18.10.2012/10:47

Respekt, z. Krasniqi, nje vendim me te qelluar ka kohe qe nuk keni marre, si ky sot.

Policia nuk e ka vendin ne parlament.

Analisti18.10.2012/10:46

Ku po e shihni Kuvendin te rrethuar nga Policia? Asnje police nuk eshte ne Kuvend e as perreth Kuvendit. Jakup Krasniqi, masi nuk u be kandidat per president nga radhet e PDKse, tash po mundohet me cdo kusht me lluge Kosoven. Eshte sjellje skandaloze e nje njeri, i cili ka pergjegjesi shtetrore.

shqiptari i hestur18.10.2012/10:45

HALLALL KUPO LET SHKOJNE NE MITROVICE !

Vali18.10.2012/10:44

That's my JAKUP. Baca KUP per president....

1000  Karaktere
Prishtinë 23°CI kthjellët
Tiranë 23°CI kthjellët
Shkup 25°CMe vranësira të pjesshme
Prishtinë26°CMe diell
Tiranë25°CMe diell
Shkup30°CMe diell