Rezolutat i dallon zëvendësimi i dialogut me normalizim të marrëdhënieve

Artikujt tjerė
- Pas ndërprerjes njëorëshe, rifillon mbledhja e Kuvendit
- Rezolutat i dallon zëvendësimi i dialogut me normalizim të marrëdhënieve
- Xhelili: Në SHIK kam punuar pa rrogë
- Rezoluta e PDK-së i hapë rrugë modelit të dy Gjermanive
- Kërcënimi i Kushtetueses disiplinon institucionet e padëgjueshme
- Rezoluta e PDK-së sot në Kuvend, pritet debat i nxehtë
- Protestuesit u liruan me nga 30 ditë burgim ose 450 euro dënime
- KB premton ekspertë për luftën kundër krimit ndërkufitar
- Preportr: Qeveria shpërbleu më shumë se majmë donatorët e PDK-së
- Nuk kalon propozimi i Lamës për abuzimet me buxhetin
Prishtinë, 18 tetor Para deputetëve sot do të dalë Projekt-rezoulta e PDK-së, e emërtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Koha Ditore sgquan sot se dy pikat e para të Rezolutës së iniciuar nga PDK-ja janë pothuajse identike me ato të Rezolutës së vitit të kaluar. Vetëm fjala dialog është zëvendësuar me normalizim të marrëdhënieve.
Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet dialogun midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë, për çështje praktike, në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe të avancimit të agjendës evropiane për të dy shtetet dhe për rajonin, thuhet në Rezolutën 2011.
Ndërkaq në Rezolutën 2012 thuhet: Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet procesin për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, Kosovës dhe Serbisë, në interes të zgjidhjes së problemeve në mes të dy shteteve, përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe të avancimit të agjendës evropiane për të dy shtetet dhe për rajonin.
Njëjtë vazhdohet edhe me pikën 2.
Kuvendi i Republikës së Kosovës rikonfirmon parimin që dialogu midis dy palëve të lehtësohet nga BE-ja dhe SHBA-ja (Rezoluta e vitit 2011).
Kuvendi i Republikës së Kosovës rikonfirmon parimin që ky proces midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë të lehtësohet nga BE-ja dhe të mbështetet fuqishëm nga SHBA-ja (Rezoluta e vitit 2012).
Edhe pika tre e Rezolutës 2012 është e ngjashme me pikën 4 të Rezolutës 2011.
Dialogu dhe rezultatet e tij duhet të jenë në pajtim me sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin ndërkombëtar, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës, thuhet në të parën.
Agjenda e dialogut do të përfshijë vetëm çështjet teknike të interesit të
përbashkët, pa prekur në asnjë rast sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës, thuhet në të dytën.
E veçanta e rezolutës së re është se ajo parasheh angazhimin e komisioneve parlamentare në proces dhe ratifikimin e marrëveshjeve finale me Serbinë.









Lumi18.10.2012/11:22
Sa une e kuptova gjate leximit kjo Rezolut duhet te perkrahet,vetem nese eshte mashtrim i radhes si deri me tashe.Pore nese nuke e pranon Serbija dhe BE ne kete forme MENDOJI qe me se largi mbrenda 1viti duhet te pergaditet Draft Rezoluta pere BASHKIMIN trojeve Shqipetare me Shteti AME Shqiperin.Durimit po i vjen fundi.