Xhelili: Në SHIK kam punuar pa rrogë

Artikujt tjerė
- EULEX-i nuk ka kërkuar mostransmetim të intervistës së Sekiraqës
- EULEX-i i përkushtuar kundër trafikimit të qenieve njerëzore
- FOL konstaton rritje keqpërdorimesh në prokurimin publik
- AAK-ja kërkon që Projektligji i shëndetësisë ti kthehet Qeverisë
- Zharku shtyn burgun me ankesë
- Ministri Rexhepi ska koment ndaj reagimit të kryeparlamentarit
- Lunaçek: Veriu pjesë e dialogut, por ndarje ska
- Selimi: Për vrasjen e Mustafës, spekulojnë mediat e SHIK-ut
- BE-ja e vendos: Të respektohet integriteti territorial i Kosovës
- Pas ndërprerjes njëorëshe, rifillon mbledhja e Kuvendit
Prishtinë, 17 tetor - Fatmir Xhelili ka dhënë dëshmi identike të mërkurën me ish-shefin e tij Kadri Veseli. Nuk ka zbuluar asnjë emër pos kreut të SHIK-ut, nuk ka treguar burimin financiar, ka thënë se në fillim SHIK-u kishte rreth 30 agjentë, ndërsa në fund rreth 90.
Kështu pati thënë edhe ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, në procesin e njëjtë gjyqësor kundër Sadik Abazit, Shaban Sylës, Bekim Sylës, Driton Hajdarit dhe Shpresim Ukës, të akuzuar për vrasje dhe vrasje në tentativë.
Ish-drejtori i Drejtorisë kundër krimit të organizuar ka përfunduar dëshminë të mërkurën në procesin gjyqësor Bllaca 2. Ai ka pasur edhe të mërkurën statusin e dëshmitarit të privilegjuar, ani se prokurorja speciale Emma Rizzato ka provuar tia hiqte atë.
Prokurorja italiane ka kërkuar nga trupi gjykues që udhëhiqet nga gjyqtari Tore Thomassen që tia hiqte atij statusin e dëshmitarit të privilegjuar, në mënyrë që ta marrë në pyetje për funksionimin e SHIK-ut. Pavarësisht kësaj, trupi gjykues nuk e ka ndryshuar vendimin e së hënës.
Dua të di nëse ky dëshmitar mund të merret në pyetje në mënyrë të plotë. Ajo që duhet gjykata të vendosë është se çka është sekret zyrtar, ka thënë ajo. Unë jam e mendimit se SHIK-u nuk mund të trajtohet si organizatë ushtarake. Ka qenë KFOR-i këtu dhe Kosova nuk ka pasur ushtri. SHIK-u nuk ekziston në legjislacionin e Kosovës si një trup i ligjshëm. Gjykata duhet të vendosë, ka shtuar Rizzato. Ajo i ka thënë trupit gjykues se nuk duhet ti lihet në dorë dëshmitarit që të vendosë çka të flas e çka jo.
Të hënën kur Xhelili është ftuar nga mbrojtja si dëshmitar i është dhënë statusi i të privilegjuarit me arsyetimin se nuk mund të zbulojë fshehtësitë zyrtare të SHIK-ut.
Pavarësisht se veprimtaria e Shërbimit Informativ të Kosovës nuk kishte bazë ligjore në Kosovë, gjykata ka vendosur që po me këtë status Xhelili të dëshmojë edhe të mërkurën. Gjykata i është referuar nenit 159, pikës 1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës që ka të bëjë me dëshmitarët e privilegjuar.
Personi i cili me deklarimin e vet do të shkelte detyrën e ruajtjes së fshehtësisë
zyrtare ose ushtarake, derisa organi kompetent nuk e liron nga ky detyrim, thuhet në këtë nen.
Në fakt SHIK-u si organizatë inteligjente e formuar në mars të vitit 1999 në Rambouillet dhe e cila ka vepruar zyrtarisht deri më 15 qershor të vitit 2008, nuk kishte bazë ligjore. Të paligjshme e konsideronte Rezoluta 1244 e cila kishte shuar edhe veprimtarinë e Qeverisë së Përkohshme në kuadër të së cilës kishte vepruar edhe SHIK-u.
Mbrojtja e të akuzuarve nga ana tjetër e ka mbrojtur fort SHIK-un. Avokatët e kanë quajtur organizatë legjitime që ka vepruar në kuadër të Qeverisë së Kosovës deri më 15 qershor 2008.
Avokati i Sadik Abazit, Ilaz Kadolli, i cili në një rast pati thënë se ka punuar edhe vetë në SHIK e ka krahasuar këtë organizatë të afërt me pushtetin me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.
Nuk kam njohuri se SHIK-u ka qenë formacion ushtarak, por civil që ka vepruar në kuadër të Qeverisë nga Rambouillet deri më 2008. AKI-ja sot vepron njëjtë siç ka vepruar SHIK-u, ka thënë ai.
Kolegu i tij Hilmi Zhitia ka thënë se neni 159 paragrafi 1 i Kodit të Procedurës Penale paraqet vetëm një alternativë - pozitën zyrtare.
SHIK-u legalisht ka vepruar deri më 2008, ka thënë ish-kryeprokurori i Kosovës nën mandatin e të cilit kishin nisur hetimet kundër Nazim Bllacës, i cili tashmë ka statusin e dëshmitarit bashkëpunues.
Pas dëgjimit të argumenteve të palëve, trupi gjykues ka vendosur që të mos e ndryshojë vendimin e së hënës. Ai këtë e ka arsyetuar duke thënë se SHIK-u ka bashkëpunuar me KFOR-in dhe për këtë arsye nuk duhet të zbulojë sekretet zyrtare.
Ai (Fatmir Xhelili v.j.) ka informata sekrete. Neni 159.1 mbështet mendimin e Prokurorisë, ndërsa Gjykata mendon se duhet të ruhet sekreti. Ndoshta nuk janë prova relevante sa i përket çështjes. Dëshmitari mund të vendosë çka është sekret, ka thënë ai.
E pas kësaj ka nisur të fliste Xhelili. Teksa është marrë në pyetje nga prokurorja Rizzato, ai ka refuzuar tu përgjigjej shumë pyetjeve me arsyetimin se është sekret zyrtar.
Edhe unë dua që çdo vrasje të zbardhet në Kosovë. EULEX-i është këtu për ta ndihmuar Kosovën. Shumë krime që kanë ndodhur janë munduar që tia veshin ish-organizatës sime, ka thënë ai, posa është ulur para trupi gjykues.
Xhelili ka thënë se në vitin 1999-2000 kishin filluar të paraqiteshin krime të ndryshme në Kosovë të cilat nuk kishin ekzistuar më herët, sipas tij, si trafikimi, korrupsioni, krimi i organizuar, trafikimi i drogës etj. Për këtë arsye, sipas tij, ishte vendosur të krijohej departamenti kundër krimit të organizuar.
Nuk kemi pasur legjislacion për të përdorur forcë, nuk kemi qenë të lejuar që të bëjmë hetime e të dërgojmë lëndë për individë në prokurori, por kemi mbledhur informacione që bashkë me sektorët e tjerë që na kanë cilësuar partner të punojmë bashkë, ka thënë ai.
Ai ka thënë se i njeh personalisht të gjithë anëtarët e SHIK-ut. Kur është pyetur për emrat e tyre ka thënë se, pos njerëzve që ka zbuluar shefi i tij, Kadri Veseli, nuk mund të fliste më shumë.
Ata janë nëpër punë të ndryshme apo të papunë dhe publikimi i emrave mund ti rrezikojë, është shprehur Xhelili.
Ai ka thënë se në komunikimet zyrtare anëtarët e SHIK-ut kanë vepruar sipas kodeve të kombinuara shkronja me numra. Në takimet informate, sipas tij, kanë mundur të përdoren edhe nofkat e luftës kryesisht. Xhelili ka shtuar se pjesëtarët e SHIK-ut nuk kanë pasur karta identifikuese për shërbimin.
Xhelili ka thënë se punëtorët janë paguar në baza të rregullta, por, sipas tij, ka pasur raste kur nuk janë paguar. Për vete ka thënë se kurrë nuk ka marrë pagë në SHIK me arsyetimin se kishte konsideruar si pjesë të kontributit për Kosovën.
Unë kam qenë dhe jam një tip idealisti që skam marrë të holla, ka thënë ai duke mos treguar burimin e financimit. Ka pasur ndihma dhe donacione siç ka edhe tash për Kosovën. Kanë qenë financime legale, ka thënë ai.
Seanca vazhdon edhe sot.


berberi18.10.2012/13:20
ish kon mir per ket njeri, ose me kon me ilye floket gjithka me i nxi, ose me hidrogjen me i zbardh ato pak flok perpara.

Leka18.10.2012/13:20
Kerkojani historin ketij njeriu, 10 SHIK, dhe 90 UDB.Mjere Kosova.

shaban 18.10.2012/12:50
O Xhelil e dijme se nuk ke pasur nevoje per rroge, se rrogen e ke fitue duke ... re, duke plaqkitur e duke shantazhuar njerz.

uran18.10.2012/12:26
@ Loni hahahahaha bravo Loni kurre ma mire ska mund ta thote kush ahahahah

deqanasi i deqanit18.10.2012/12:18
oooooooooo ska komente po veq kqyrajni frizurennnnnnnnnnnnnn kti cubi ky o laraman e ska gja prej TI flokt me kon siq thajn grat te na

Lumi18.10.2012/11:36
Zotri F.Xhelili Sherbimi Intelexhent apo SHIKu ka egzistuare qe nga viti 1989 ne sherbim te Shtetit te Kosoves.Prandaji JU disa qe e murret me shantazhe udheheqjen e keti segmenti Kryesor te Shtetit,duhete te tregoni Vrasjet qe i keni UREDHERUE dhe disa KRYE vet TREGONI ARSYETune po ju garantoji qe i keni krye mbi 90pere ti mshefhumbure gjurmete qe keni pasure Ju me persona te INDOKTRINUARE kunder Popullit dhe Shtetit te KOSOVES.Kete duhet te deshmoni ne Gjygj e Jo me u shtrir si Patriot dhe te Moralshem,e posaqerishte Sekret i Shtetit.Ju jeni mjek me prof.e lidhje ske me SEKRETE vetem me GENJESHTREA.Te Pershendese si Ulixxi 4444.T U N G .

zena nga llapi18.10.2012/11:33
Po ne qofse je per tu zbardh te gjitha ... sjet qe kan ndodh,ju duhet te jeni deshmitar i plot e jo deshmitar i mbrojtur,jeni i mbrojtur qe mos te tregoni sekretin,por pa e tregue sekretin nuk ka ... ses,nuk ka fajtor.
Dhe sa i perket se jeni idealist dhe punoni pa rrog,po si mundet te beni kit pasuri qe jeni me te pasurit ne Ballkan,si eshte e mundur kur para lufte skishi asgje e mbas lufte u pasuruet dhe tash kini me miliona ku e kini shpernda pasurin neper fis te juajin ashtu si te gjith struktura e juaj te gjith ishi idealista dhe kini punue pa paga por jeni te pasur si e shpjegoni ket.Apo mendoni se populli dhe gjyqesija se din,por nje ndoshta Gjyqisija po jau fal por populli kurr sdo tjau fal,se popullit po ja merrni paret e po jau jepni Gjyqesis per me kan deshmitar mbrojtes.

guri18.10.2012/11:08
mos rrej fatmir xhelili se edhe ty duhet met mshel

enveri18.10.2012/11:06
shiehe kush ftyr kriminelin edhe thot kam punue pa rrog po kush qen ata donatoret e juaj . po ju nkeni vjedh plaqkit ... shantazhue e qka nuk keni ber tjeter ooooooooooooo........

loni18.10.2012/10:47
Po me dhimsesh valla ,ke hjek shume ,a punohet pa rrog ?!...ka me na zone naj hata e madhe qe po hyjme ne gjynah me juve qe po ju shajme!

zejneli18.10.2012/10:30
Normal se keni punue pa rrog ju eprort e lart. A mos po mendoni juve se populli nuk e dijna se si jeni financue dhe se si jeni ba zenxhina juve. Me rrog me siguri jo. Por me paret e popullit e te vjedhura. Derisa tash po ia rritni rrogat vedit kishe qeeeee na me rroga jena pasunue. E tash edhe lixhin diskriminues kunder shqiptaris, me ua konfiskue pasurin atryre te cilt jan ma te zotet. Atye te cilat ju ngjajn juve ne ata te cilt i keni ...

gomaret e intelexhences kosovare18.10.2012/10:19
ironia me e madhe kosovare
"organizata intelexhente" me anetare e kriminela te papare ne shoqerin moderne shqiptare europiane.










Shtatori Paris18.10.2012/14:09
per " zana nga llapi " Familja e Dr. Fatmir Xhelilit ka qene dhe eshte nder familjet me te pasura materialisht dhe moralisht ne Komunen e Shtimes .Kur kjo familje ka pasur Mjek ne gjiun e saj , mjeket ne Kosove jane numeruar me gishta . Nuk jam per mos zbulimin dhe denimin e v....ve , kete e kerkon edhe Fatmiri .