Rezoluta e PDK-së i hapë rrugë modelit të dy Gjermanive

Artikujt tjerė
- Serwer: Riintegrimi i veriut të Kosovës, çelës i problemeve
- I ka vazhduar punimet mbledhja e ndërprerë e Kuvendit të Kosovës
- Emërtimi i UP-së Hasan Prishtina ska mbështetje ligjore
- Hague vjen në Prishtinë për ta mbështetur dialogun me Beogradin
- Dëshmitari mbron Sylën dhe Ukën në rastrin Bllaca 2
- Clark: Problemet në veri, pasojë e mospajtimeve në Bruksel
- Ashton takon Thaçin e Daçiqin në Bruksel
- Jahjaga: Pasuria më e madhe e Kosovës është rinia
- Serbia do dialog me Kosovën pa ndërkombëtarët
- Jahjaga: Nuk e kam në plan të jap dorëheqje
Prishtinë, 18 tetor - Normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë planifikohet ti paraprijë ratifikimi në Kuvend i një marrëveshjeje të bazuar në njërin nga modelet evropiane që janë aplikuar gjatë zgjidhjes së problemeve mes palëve. Kjo, sipas burimeve të gazetës brenda institucioneve qendrore të shtetit, është edhe arsyeja që në Rezolutën e re të sponsorizuar nga PDK-ja është futur klauzola e cila e përcakton që: Rezultati final i procesit të normalizimit të relacioneve midis dy shteteve do të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës.
Zyrtarë të lartë kanë konfirmuar për Kohën Ditore se aplikimi i modelit gjermano-gjerman është duke u favorizuar nga Gjermania, me arsyetimin se mbi bazën e një modeli të tillë Kosova nuk do të njihej nga Serbia, por as nuk do të pengohej në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë OKB-në.
Njëra nga marrëveshjet që vlerësohet të ketë avancuar shumë marrëdhëniet mes Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore, të cilat qenë ndarë nga fuqitë e mëdha menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, është ajo që njihet si Aranzhimi i Berlinit, e arritur më 1972. Marrëveshja parashihte krijimin e shumë aranzhimeve të përbashkëta mes dy shteteve. Një vit më vonë, me anë të një marrëveshjeje tjetër, që nuk kishte paraparë asnjëherë njohjen e sovranitetit politik ndërkombëtar të njëra- tjetrës, të dy Gjermanitë qenë anëtarësuar edhe në OKB.
Një zyrtar vendës, që është në rrjedha të procesit për aranzhim të temave që mund të çojnë në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ka vlerësuar se modeli gjerman-gjerman është në interes të Kosovës, por jo të njëjtin mendim me të e kanë ndarë përfaqësues të partisë më të madhe opozitare, LDK-së.
Pa dyshim që heqja e pengesave nga Serbia për përfshirje në mekanizma ndërkombëtarë do të ishte në interes tonin. Ne rrethana të tilla neve na mbetet të merremi me rregullimin e brendshëm tonin, dhe ti shtojmë përpjekjet për anëtarësim në të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, ka thënë ai.
Njëra nga pikat për të cilën palës vendëse do ti duhej të luftonte më së shumti gjatë muajve në vijim, sipas tij, do të jetë veriu.
Lufta e madhe do të bëhet që komunave veriore të mos u jepet mundësia e fitimit të ulëseve të veçanta në Kuvendin e Kosovës. Kjo do ta defunksionalizonte shtetin, ka thënë zyrtari i lartë institucional.
Ai ka përjashtuar çdo mundësi që veriu të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë. Problemi i veriut do të mbetet problem i brendshëm yni, ka thënë ai
Në Qeveri ka edhe zëra që preferojnë modelin franko-gjerman më shumë se atë të dy Gjermanive. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se për të mos lënë dilema për të ardhmen, dhe as për të mos mbajtur zgjuar iluzionet e dikujt se një ditë Kosova dhe Serbia mund të jenë një shtet, modeli franko-gjerman është më i favorshëm.
Modelin gjermano-gjerman e sheh të pafavorshëm edhe ish-zëvendëskryeministri Lutfi Haziri, aktualisht deputet nga LDK-ja.
Modeli i dy Gjermanive njeh dhe mohon sovranitetin e njëri-tjetrit dhe ne nuk kemi nevojë me rreziku sovranitetin me një model që po lakmohet... Procesi i fundit me Serbinë duhet të jetë demarkimi i kufirit, ka thënë Haziri.
Ai ka rikujtuar edhe se kufiri i vitit 1974, që tash njihet edhe si kufiri i Republikës së Kosovës, sipas tij, nuk i ka plotësuar kërkesat e shqiptarëve në lindje, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Me këtë kufi, siç ka thënë ai, po shihet se janë të pakënaqur edhe serbët e Leposaviqit dhe Zubin-Potokut.
Tendencën për ndarje të Kosovës e ka shpërfaqur publikisht kryeministri aktual serb, Ivica Daçiq (gjerësisht në Kohën Ditore).


kodrasadikit18.10.2012/13:31
Qdo rrezolute ose qdo marrveshje neve na qon ne nji humbje marramendse kur eshte fjala me serbin ,kjo i bije sikur ne kohen e presidentit Rugova kur europjanet mundoheshin te na bindnin se nese dalim ne zgjedhje se bashku me opoziten serbe do ta rrxojm Millosheviqin por ata se dishin se edhe te opozites serbe ishin njisoj ose ma radikal se ai.Ne ket aspekt mendoj se qdo rezolute me ta na kthen pas,europes duhet shkurt ti thuhet se serbija ka marre tokat tona prej Nishit deri ne podujeve e pasi skemi force per ti kthye ato toka ktu eshte vija e kuqe e perfundimtare ,qfar kerkon per serbet e veriut ate e kerkojme pe luginen e prasheves dhe fund me at fare sllave .

petrit hoxha18.10.2012/13:14
redaksi e nderuar ket shkrim ju lutem publikoneoooooooooooooo marre ju koft ketyne hajnave ketyne faqe e zive ketyre banditave kety mafiozav po qysh po dojn me aprovu ket rezolut po qa kemi lidhje na me modelin e dy gjermanive ku gjermania esht superfuqi e kur don ban qka te don e na jemi veq se nje popull i shkret i vujten i hekun keq i genjyer nga monstruoz te cilet po e udheheqin ket vend te mjer ket popull budall qe veq buke e speca e domate qe ka nuk din ma shume qka esht jeta e i len keta me i genjye ne gjithmon e kemi humbur vendin naper konferenca naper takime se qeshtu e kij gjithmon kur udheheqin njerzit me te meta psiqike njerzit naiv dhe egoista po a thua a kan gjak ne trup keta njerz apo kan helm qe e helmun dhe e shiten kosoven po ku ju han me nder em than fuqive te medha per neve ku keta nuk aj din vleren vendit te vet po populli yn i budallum rrin sheh enderra me sy qel e menon se keta politikan qe deri dje i ka ngren bananet me livore po din me udheheq shtet se keta jan te mesun vetem me vjedh me genjy edhe me kercnu kjo esht elita e politikaneve te kosoves te cilet ky populli yn budall i len ne pushtet keta e bajn ni jet super luksoze e populli shkret naper kontinier lyp ushqim kjo esht jeta ne kosov zgjohi o popull budalllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll

safi18.10.2012/13:03
qfar rezolute me ata kreminela hala nuk jan kthy kufomat e njerzve te zhduker qe 13vjet qeveria do pajtim me ... . zot o zot ..edhe ky modeli i dy gjermanive d mth na prap mas 20 viteve me ju bashku serbise .sikur qe ka ndodhe me dy gjermanit qe jan bashku prap,, mjert na qfar politikana papagalla kem .

bujar18.10.2012/12:55
Interesant Gjermanit kane qen te ndara e jane bashku ne nje Gjermani.Ateher Kosova pe fitoka nje emer te ri serbia Lindore dhe serbia Perndimore.Vetem shqipetarët mirren me shume me te kaluaren se te ardhmen.

LATIFI18.10.2012/12:21
ORE KY MODELI GJERMANI-GJERMANI DO TE BEHET, SA ME SHPEJT,D.M.TH. KOSOVA DHE SHQIPERIJA JANE NDA ME 191213 te,TANI KA ARDHE KOHA QE TE BASHKOHEN NJEREZIT E NJI GJUHE NJI KOMBI,NJI FLAMURI,NJI FEJE DHE PSE T'I KEMI DY SHTETE ME SHQIPTARE, KURSE MUNDEMI ME U BASHKUE ME SHTETIN AME SHQIPERINE DUKE I MARRE ME VETI EDHE TRI KOMUNAT NE LUGINEN E PRESHEVES,PLAVE E GUSI ME ULQIN E RRETHINE, PJESEN PERENDIMORE TE MAQEDONISE, CAMERINE DHE QE MODELI GJERMANIGJERMANI.
UNE KESHTU E KUPTOJE KETE MODEL.ATA QE MENDOJNE NDRYSHE PER KETE MODEL JANE SERBE GREKE OSE BULLGARO MAQEDONAS.

Alban18.10.2012/11:32
Kryeministri le qe e shantazhon popullin e vjedh edhe shtetin po tash paska plan mardheniet Kosoveserbi mi bo en model si gjermani gjermani po na jem qysh ka me funksion ni model i tille kur na jem shqiptar e skem lidhje me ata sllav ose serb .plus serbia edhe qe nuk po na njihka atehere ajo merr rrugen per ne BE d.m.th e arrin qellimin e vet plus kosova jeton me serbin si nje shtet ne dy pjes e jo te ndara.
Z.Kryeminister pse spi thu popllit ma mire qe ki shkel e je tu shkel krejt jeten tone en gjak te deshmorve ,martirve dhe ne sakrificen e popullit te kosoves oo UDBash ma shum po dokesh

ISACH18.10.2012/10:51
Pse a nuk po bajka me u bo model i gjermanis normale a.Pse ore po i ngatrroni vete punet tuaja,qka na vyen neve kjo rezolut,qka perfitojm ne nga kjo rezolut,per hater te kujt po behet kjo rezolut.Disa deputet e favorizojn se edhe bisnesi ju lulezon,mirpo diqka kane harrua se edhe femijet e tyre ushqehen me ato para te pista e ndoshta edhe do te helmohen njedit po nga ai ushqim.

Ramadan Kovaci18.10.2012/10:50
Rezoluta e PDKsë i hapë rrugë modelit të dy Gjermanive
Koment Mbes me shpres se Kosova ka lidership me potencial ta coj perpara shtetesine e Kosoves,,,nese ska, te mobilizon resurset qe i ka e se bashku ta cojn shtetesin perpara...Gjermania u nda si ndeshkim per luften e dyt boterore...Me shtetsine e Kosoves nuk kemi ndarje te Serbise per shkak te hubjes se nje lufte, kemi lindjen, mvetesimin e nje popullate te terorizuar nga vet shteti am, se par RSFJ, me pas RSJRSJ e humbi te drejten e mbikeqyrjes se Kosovareve si popullate per shkak te shum keqtrajtimeve, obstruktimeve,,, bashkesia nderkombetare e mori pergjegjesine per mbikeqyrje, nen mbikeqyrjen e saj u rit nje nje shtet, Kosove. Ne nderkoh, nga mbetja e RSJse dolen edhe dy shtete, Serbia dhe Mali i Zi, me cka mori fund ekzistimi i RSJse. Serbia e tashme, me apetite patologjike, po do te ushtrij so ... nitet mbi Kosov e kosovare...Historikisht As kosova ka qen pjes e ketij shteti Serb e as kosovaret jan serbe..andaj Kosova e Serbia nuk jan dy shtete te nje populli...si popullata e dy shteteve Gjermane...Kosova nuk eshte produkt i ndeshlimit te Serbise me ndajre, ne kohen e mvetesimit te Kosoves shtet Serb ska pas, por produkt i cthurjes se RSFJse, produkt i cthrujes se RSFJse eshte edhe shteti aktual Serb, por ky shtet aktual serb u mvetesua me 2006ten, gjersa Kosova me vitin 1999.

Fatbardhi18.10.2012/10:29
Si per cudi kete model te marreveshjes e kerkojne edhe shkijet sepse te gjithe e dijne se si ka perfunduar marreveshja gjermanigjermani.

sam8118.10.2012/10:22
E pa kuptueshme si mund te ndodh kjo! Nuk e di se si mendon Qeveria Thaqi me bandat e veta? kosoven Eshte njohur nga gjysma e shteteve te botes ka mar pelqimin e gjukates se larte kushtetuese te hages e cila ne vendimin e saj thot se shpallja e pavarsis nuk bie ndesh me te drejten nderkombetare pra shpallja eshte e ligjshme. Cka i duhen keto rezoluta Kosoves do te thot kthim mbrapa qe kosova te jet shtet brenda shtetit serb? si eshte e mundur qe te hyme ne Evrope me kete term ndoshta si Qipro qe eshte ne bashkimin Evropjan kur pjesa Greke eshte e ligjeshme pa ata Turke nuk po kuptoj fare.








drini19.10.2012/01:09
A jon kta mare budall apo jane vertet tradhetare, po mare sot gjermanija u bashkue ado te thot se najhere apet na bashkohum me serbine, vertet kta ose jon budall ose tadhetar.
Modeli gjerman osht ma me analogji mes Shqiperise dhe Kosoves.