Rezoluta e PDK-së sot në Kuvend, pritet debat i nxehtë

Artikujt tjerė
- U mbyll fushata njëmujore "Hapi sytë, ke kujdes"
- KDI përgëzon kryeparlamentari dhe dënon dhunimin e Kuvendit
- Drejtësia zotohet për kujdes ndaj viktimave të krimit
- Miratohet Rezoluta për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
- EULEX-i nuk ka kërkuar mostransmetim të intervistës së Sekiraqës
- EULEX-i i përkushtuar kundër trafikimit të qenieve njerëzore
- FOL konstaton rritje keqpërdorimesh në prokurimin publik
- AAK-ja kërkon që Projektligji i shëndetësisë ti kthehet Qeverisë
- Zharku shtyn burgun me ankesë
- Ministri Rexhepi ska koment ndaj reagimit të kryeparlamentarit
Prishtinë, 18 tetor Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe sot i pret një debat i nxehtë, i cili pritet të zhvillohet rreth Propozim-rezolutës së PDK-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Ndërsa sponsoruesi i këtij dokumenti pret mbështetje të deputetëve të Kuvendit me shumicë votash, pasi kjo rezolutë është në interes të vendit, deputetët e Vetëvendosjes, si kundërshtues të saj, paralajmërojnë debat të ashpër, duke shpresuar se do të ketë edhe ithtarë të spektrit tjetër parlamentar në favor.
Kemi ratifikimin e kësaj rezolute, e cila pa dyshim kam besim të plotë të deputetet, te arsyea e deputeteve, se kjo do të kalojë dhe në të ardhëm pastaj se për çfarë do të bisedohet, si do të bisedohet dhe kur do të bisedohet ende nuk ka përcaktim të agjendës, ato të gjitha do të vijnë në Parlamentin e Kosovës dhe ne do ta japim fjalën tonë, citon RTK-ja shefin e Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.
Kjo rezolutë është mbështetur nga AAK, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka qëndrim të prerë nëse do ta përkrahë rezolutën ose kundërshtojë..
Përfaqësuesi special i BE-së dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se e përkrah rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, që do të nxirret para Kuvendit të Kosovës për miratim.
Sipas tij, kjo gëzon mbështetjen edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, si dhe nga sekretarja Hillary Clinton.









musa 18.10.2012/11:01
Marrveshtje ban me Serbin sa te duesh se ajo nuk po i zbaton fare, pos qato qe i shkojn ne favor te vetin. e ti o Hashim ban marrveshtje sa te duesh me te.