PDK me rezolutë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Artikujt tjerė
- Legjislacioni i miratuar nga Kuvendi jo gjithherë i përafruar me atë të BE-së
- Kushtetuesja merr përkrahje për anëtarësim në Këshillin e Gjykatave Kushtetuese të Evropës
- Gjyqtari Thomassen nuk e konteston legjitimitetin e SHIK-ut
- Sekiraça: Nuk e organizova vrasjen e Triumf Rizës
- PDK-ja do legjitimim të dialogut politik në Kuvend
- Tri aleanca në horizontin politik të Kosovës
- Sqarim i RTK-së për mos transmetimin e Drejtësia në Kosovë
- Emërohen 8 konsuj nderi të Kosovës
- UGK dënon kërcënimin e zëdhënësit të policisë ndaj redaktores së Telegrafit
- Nënshkruhet vendimi për shkëmbimin e bursistëve me SHBA-në
Prishtinë, 15 tetor - Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar një rezolutë të re për bisedimet me Serbinë, njofton KTV-ja. Rezoluta në parim ka marrë përkrahjen e AAK-së dhe LDK-së.
Rezoluta pritet të votohet këtë të enjte dhe parasheh një proces normalizimi të raporteve me Serbinë, duke zgjidhur të gjitha çështjet kontestuese midis dy shteteve sovrane.
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se e ka përkrahur këtë ide, ngase pikërisht çështja e bisedimeve dhe marrëdhëniet më Serbinë duhet të diskutohen në Kuvend. Sipas tij, rezoluta, e cila u është dorëzuar anëtarëve të Kryesisë nuk saktëson asgjë se çka do të bisedohet me Serbinë, por vetëm thuhet për relaksimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Megjithatë Haziri ka bërë me dije se LDK-ja do të ulet dhe të bisedojë se çfarë qëndrimi do të marrë lidhur me këtë çështje, ngase nuk mund të lejojnë që me Serbinë të bisedohet për çështje të brendshme.
Në anën tjetër Vetëvendosje është shprehur kundër kësaj rezolute.
Rezoluta nuk thekson se kur do nisin bisedimet, ndërsa pritet të dihet më shumë në seancën e ardhshme të Kuvendit.
Adem Grabovci i PDK-së, partisë sponsoruese e kësaj rezolute, ka thënë se kjo ka të bëjë me ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore. Ai tha se me këtë rezolutë, Qeveria e Kosovës do të autorizohet që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë.


gjafer Blagaqi16.10.2012/09:30
Ty Adem Grabovci vetem ne te Istogut te njofim ,gjithmon je kan shpiun i Serbis edhe hajna familjarisht.

Qufaj16.10.2012/06:18
Qysh bashkohen Hajnat se e kan te kaluaren e njejt ,pa kerkim falje dhe kompenzim nag serbija populli se pranon smund te ket normalizim ket mund ta beni ju per veti dhe bizneset tuaja o te pa Cip.

Dardania16.10.2012/03:44
PDK eshte e gatshme te bisedoje per toke te Kosoves..harrojne se kjo nuk eshte hise e nje partiepo eshte e popullit te Kosoves..

drenica15.10.2012/22:17
Keta njerz te popullit ,kan ditur te udhheqin ne kohra dhe ma te veshtira ,tash esht koha per bashkpunim ulje tensijonesh dhe marrveshje , me se cilin shtet , fqinj , shum e mir dhe e rendsishme per popullin e kosoves esht qe dhe opozita te marr pjes ne vendimet per te miren e vendit . pershendetj

gezim gashi15.10.2012/21:56
Mos bani ku ku , beni mashallah, se adem grabovci kosoven e ha, per dy vjet 2 milion euro rroge i ka,ky fenomen asht............

mentori15.10.2012/20:41
Bashkohuni opozite , se keta pakurrizor e shesin Kosoven ,po shihe cfar taktike kan se edhe thmija e vogjel e kuptojn .
Me ane te kesaj Rezulute ata deshirojn me i pas duart e hapura me ba leshime , kerkund nuk permendet se nuk lejojn ndryshimin e rregullimit te mbrendshem te Kosoves , me qellim qe permes tyre me na rregullu Serbija edhe neve rregullimin e mbrenshem si ne Bosnje me na kriju edhe nje srpska republike e Kosoves e ky epilog ka me ndodhe sepse ne fund kush eshte fajtor Artisari ka qen nje here dhe tash do te jete nje tjeter qe do ti gjindet emri .
Ne me Serbin mund te bisedojm per te zhdukurit barr e dhimbshme e Kosoves , per pensionistat qe ende jetojn ne varfri te skajshme edhe per gjera praktike ne interes te perbashket e kurrsesi dhe kurr per gjera te mbrendhsme te Kosoves.

Llapi15.10.2012/18:55
Adem Grabovci per ty eshte marre te gjendesh ne Parlament kuku per ne popullin qe spo e dime se kush jane keta njerez ju pershendes










llapjani16.10.2012/10:22
ju po doni normalizim po shkau spo don o shiptar te mjer.e flliqt token more hajna