Sekiraça akuzon UÇK-në për krime lufte

Artikujt tjerė
- Ndërroi jetë veprimtari Lan Avdiu
- Daçiq: Propozojmë një lloj autonomie për serbët në Kosovë
- Lulzim Peci përfaqësues i Kosovës në Beograd?
- KMDLNJ reagon ndaj zhvillimeve në rastin Kleçka
- Hoxhaj insiston se Kosova do të ketë ambasador në Beograd
- Sindikata e pensionistëve e pakënaqur me rritje
- Gjermania e vendosur për zhbërjen e strukturave paralele në Kosovë
- Reagim: Policia nuk ka ushtruar forcë ndaj serbëve të arrestuar në Graçanicë
- Vllahiu: Platforma serbe për konsum të brendshëm
- Judah: Si do të ripaketohet plani Ahtisaari?
Prishtinë, 15 tetor Koha Ditore ka nisur sot publikimin në vazhdime të intervistës së jeta në Kosovë me Enver Sekiraçën, të cilësuar si personin më të kërkuar nga Policia e Kosovës. Po sjellim këtu pjesë nga ky shkrim, i cili i plotë botohet në këtë gazetë.
Me një fletarrestim që ishte lëshuar nga UNMIK-u në gusht të vitit 2007 në Interpol, Enver Sekiraça, i lindur më 18 nëntor 1973 në Prishtinë, i gjatë 183 cm, kërkohej me dyshimin se kishte kryer vepra penale të krimit të organizuar ndërkombëtar, vjedhje, krime seksuale, etj.
Policia ishte në kërkim të tij që nga vrasja e policit Triumf Riza, në fund të gushtit 2007. Në vitin 2005, në një kazino në Prishtinë kishte pasur përleshje mes Rizës dhe Enver Sekiraçës. Kabllot diplomatike, të lëshuara nga Wikileaks më 2011, dhe që i takonin vitit 2007, e përshkruanin këtë të fundit si një gangster me lidhje me politikanë të fuqishëm. Ai është i dënuar me dy vjet burgim për veprën penale të kërcënimit dhe pengimit të personave zyrtarë gjatë përmbushjes së detyrës.
Dy policë ishin shpallur fajtorë më 2009 për shpërthimin e 24 shtatorit 2007 në lagjen Dardania në Prishtinë, ku patën humbur jetën dy persona dhe disa të tjerë qenë lënduar. Besohet se cak i sulmit me eksploziv ka qenë lokali Sekiraça Bar, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e policit Triumf Riza. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, D.P.H. Sekiraça Bar shënon për aktivitete bastvënien dhe bixhozin.
Gjatë luftës, më 1999, ai është ndalur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) për dyshime se kishte ndërlidhje me regjimin shtypës serb.
Pas luftës, Sekiraça ka folur vetëm një herë publikisht, në një intervistë në gazetën Lajm të vitit 2004, në të cilën ka thënë se merret me shitblerje të tokës.
Në një intervistë për gazetën Jeta në Kosovë, të dhënë disa ditë përpara vetëdorëzimit në EULEX, më 26 shtator të këtij viti, Sekiraça ka dhënë versionin e tij për një numër ngjarjesh që e ndërlidhin atë. Intervista botohet vetëm tash, pasi të gjitha palët e përmendura nga Sekiraça janë kontaktuar.
Sekiraça thotë se ka qenë subjekt i disa atentateve, se merret me tregti, ka përfaqësinë e Bruno Coffee (bari Bruno figuron në pronësinë e Naser Sekiraçës), se është marrë me patundshmëri të tokave, ndërtime të shtëpive, ka mbledhur vota për parti politike dhe se ka qenë viktimë e ndjekjes policore dhe të UÇK-së, etj.
Më kanë përcjellë disa probleme, pa dashjen time, si atentate e montazha, tha Sekiraça. Por përse këto probleme e kanë përcjellë pikërisht atë? Me siguri mendojnë se po të dominojnë tek ne, me të tjerët e kanë më lehtë
unë nuk i kam lyp problemet, unë kam dalë e kam kërkuar vota për LDK-në, edhe i kam ndihmuar LDK-së të fitojë se kam menduar se është më e mira.
Sekiraça thotë se nuk ka qenë në strukturat zyrtare të LDK-së. Gjatë intervistës, herë e cilëson veten si anëtar të kësaj partie, e herë si veprimtar vullnetar i saj.
Nuk kam pasur kurrfarë afërsie me askënd brenda LDK-së. Asnjëherë nuk jam takuar me presidentin Rugova, përveç që e kam parë në fjalime, ndërsa me Ukë Rugovën jam takuar një herë. Ai nuk i ka cekur vendin, arsyen dhe kohën e këtij takimi. Ukë Rugova nuk ka pranuar të flasë.
Sekiraça thotë se nuk ka qenë bashkëpunëtor i policisë serbe, për çka dyshohet se e ka arrestuar Zona Operative e Llapit në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
ZOLL-i, me në krye komandant Remin, më pati kërkuar. Për këtë më kishte çuar fjalë Ilmi Rakovica. Unë vullnetarisht kam shkuar. Së pari jam takuar me Nuredin Ibishin-Komandant Lekën. Aty më treguan që mua po më kërkonte Latif Gashi-Lata. Gjatë marrjes në pyetje mi kanë kërkuar 600 mijë marka. Kanë menduar që kam shumë pare. Nuk e di pse i kërkuan ato të holla, nuk më dhanë shpjegim. Unë u thashë që nuk i kam.
Në Llapashticë më kanë mbajtur në një ahur të kafshëve. Latif Gashi më ka rrahur me palicë
Ka pasur edhe të burgosur të tjerë, mirëpo me rastin e bombardimeve të NATO-s, aty kanë marrë vendim me na liru. Vendimin e mori Sabri Gashi.
Sekiraça tregoi se pas lirimit nga Llapashtica, rrugës duke u kthyer për në shtëpi, janë ndalur në fshatin Majac nga ushtarët përcjellës të UÇK-së.
Aty na kanë mbajtur një natë në një shtëpi, pastaj në po të njëjtin fshat na kanë çuar në bodrumin e një shtëpie, ku na kanë mbajtur për 10 ditë rresht.
Një ditë unë kërkova të shkoja në banjë, që ishte në katin e parë. E pashë të hapur derën e një salloni ku kishin qenë ulur disa oficerë të lartë të UÇK-së. Aty e pashë Latif Gashin. Më vonë kishin marrë disa vendime oficerët e lartë. Ata që do të liroheshin e morën nga një letër. Letra morën 6-7 persona... por jo unë, Agim Musliu dhe Idriz Sfarqa. Më vonë kuptuam që as Drita Hoxha nuk kishte marrë letër, sepse atë e kanë mbajtur veçmas nga ne të tjerët, në një dhomë tjetër. Ata që nuk kanë marrë letra, kishin qenë për tu ekzekutuar, tha Sekiraça.
Natën e 7 prillit, diku në orën 22:00 të natës, na morën me xhipin e komandant Nazif Mehmetit. Shoferi i tij me pseudonimin Besi, njëfarë Shyqa dhe njëfarë Idrizi kanë qenë aty. Na morën dhe na dërguan në një mal. Gjatë rrugës i pyeta ku po shkojmë? Ata na thanë se do të rrëmihim një istikam. Kjo ishte e pakapshme, se ishte ora 22:00 e natës. Vendi ishte livadh. Forma e atij istikami ishte diku 1 metër e gjysmë me 2 metra. Unë nuk kam punuar, as që e kam prek me dorë, të tjerët po
derisa ata e rrëmihnin gropën, unë e kam shfrytëzuar mundësinë edhe kam ik prej aty.
Ka qenë një gardh afër, e kam kapërcyer. Më kanë gjuajtur me automat, por fati, nuk më ka kap asnjë plumb. Prej aty kam bërë gjashtë orë me dalë në rrugën magjistrale Prishtinë- Podujevë edhe kam arritur të vij në shtëpi, në Prishtinë.
Latif Gashi, tani deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin e Kosovës, thotë se qe 13 vjet është duke u marrë me këtë rast (të Majacit) në proces gjyqësor në vend. Enveri ka shkruar edhe letra për gjykatën, mirëpo as që është ftuar që të dëgjohet si dëshmitar në këtë proces. E çka thotë Enver Sekiraça sot pas gati 15 vjetëve, për mua nuk është shumë me rëndësi, tha Gashi.
Ky i fundit nuk e mohoi faktin se Enveri ka qenë në Zonën e Llapit, mirëpo tha se atje e kanë ndalur në qendrën e ndalimit dhe asgjë më shumë. Sipas tij, me asnjë veprim nuk është shkelur asnjë konventë ndërkombëtare.
Çka ka për të thënë Enver Sekiraça, le ta thotë në gjykatë. Unë nuk i komentoj deklaratat e tij, tha Gashi.
Rrustem Mustafa, atëherë komandant i Latif Gashit, aktualisht një nga nënkryetarët e PDK-së, tha se nuk ka pse të merret me fjalët e Sekiraçës dhe nuk pranoi të prononcohej. Nuk u prononcuan as Nuredin Ibishi, Sabri Gashi, Nazif Mehmeti, Idriz Bajrami dhe shoferi me pseudonimin Besi- Skënder Krasniqi. Nuredin Ibishi vetëm e konfirmoi që Enver Sekiraça me të vërtetë ishte ndalur e mbajtur në burgun e Llapit.
Enver Sekiraça thotë se nuk ka qenë dëshmitar i mbrojtur i UNMIK-ut në rastin kundër Rrustem Mustafës dhe të tjerëve. Vetëm ua kam treguar vendin ku kanë dashtë me na ekzekutu. Aty i kemi gjetur disa gjëra personale të Idriz Sfarqës, jaknen, pantollat, një krahën dhe kemi gjetur kockat e fëlqisë së tij. Aty (së bashku me policinë e UNMIK-ut) kemi gjetur varrezën e tre të vrarëve: Idriz Sfarqa, Agim Musliu dhe Drita Hoxha.
Në muajin korrik ka filluar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë rigjykimi i Latif Gashit, Nazif Mehmetit me nofkën Nazi dhe Rrustem Mustafës me nofkën Remi. Që të tre të pandehurit gjatë luftës kishin mbajtur pozita komanduese në UÇK. Sipas aktakuzës, që nga gushti 1998 deri në prill 1999, ata kishin pasur dijeni për qendrat e ndalimit në vendet Bajgorë, Llapashticë, Majac, Patok dhe Kolec. Në këto qendra ishin ndaluar civilë shqiptarë me arsyetime se janë kolaboracionistë të pushtetit serb.
Deri më tash, zyrtarisht gjykatat nuk kanë marrë për bazë deklarimet e Sekiraçës për këtë rast.
Gjatë vitit 1999, tha Sekiraqa, ai po ashtu ka qëndruar edhe katër muaj e gjysmë në një burg serb, si i dyshuar për terrorizëm.Më 31 maj 1999, policia serbe më ka arrestuar në Prishtinë, kinse për terrorizëm. Më kanë mbajtur 4 muaj e gjysmë në burgun e Sremska- Mitrovicës në Serbi.
Që nga kthimi prej burgut në tetor 1999, Sekiraça tha se janë bërë diku 10 atentate ndaj tij. Nuk e di nga kush. I kam 6-7 plagë të plumbave nëpër trup.
Rasti më i njohur që e ndërlidh atë është vrasja e policit Triumf Riza, për të cilën ai është në ndjekje. Është përfolur shumë se acarimi mes Rizës e Sekiraçës kishte si burim këngëtaren e njohur Adelina Ismajli, e cila pati konfirmuar se ishte në lidhje me policin e ndjerë.
Me Adelinën kemi qenë në një parti, kemi pasur edhe shoqëri
asgjë më tepër, tha Sekiraça.
Me Triumf Rizën nuk më kujtohet kur jam pa për herë të parë. Mirëpo më kujtohet kur kam pasur problem me të për herë të parë. Në vitin 2005, në Swiss Casino, ka qenë festë e Krishtlindjes. Unë së bashku me disa shokë e shoqe kemi shkuar të pimë. Aty ka ardhur Triumfi me shokë edhe na kanë sulmuar.
Mua, në atë rast, më kanë rrahur shumë keq. Nuk e di as vetë pse na kanë sulmuar. Me siguri kanë pasur urdhër prej shefave të tyre. Ka pasur edhe të shtëna armësh, është plagosur Agron Bytyçi, një shoku im dhe Arben Selmani, që ka qenë me Triumfin.
Por babai i policit të ndjerë, Shefqet Riza, thotë se Triumfi ka pasur probleme me Sekiraçën që nga viti 2000.
Atëherë Sekiraça ka tentuar që ta aktivizonte bombën për ta vrarë Triumfin së bashku me një polic pakistanez. Kjo ka ndodhur para Shkollës së Mjekësisë në Prishtinë, ku Sekiraça, së bashku me 14 vetë, ka hyrë edhe në shkollë, i ka rrahur edhe arsimtarët në sallë për t i marrë me dhunë tri vajza. Mirëpo aty ka ndërhyrë edhe KFOR-i dhe e kanë arrestuar Sekiraçën.
Në shkollën e mesme të mjekësisë Ali Sokoli në Prishtinë, personelit nuk i kujtohej një rast i këtillë. Në Policinë e Kosovës nuk kishte evidenca të vitit 2000. Në Prokurori dhe në Gjykatë nuk kishte shkresa zyrtare për një rast të tillë.
Shefqet Riza tha se djali i tij nuk ka pasur probleme me askënd tjetër përveç me Sekiraçën.
Ekskluzivisht Sekiraça e ka vrarë djalin tim, nuk është kontestuese kjo
.Prej Swiss Casinos e këndej janë 5-6 prita që i ka bërë Sekiraça ndaj djalit tim Triumfit.
I gjithë problemi ka të bëjë me punën zyrtare të Triumfit si polic, tha Riza.
Nuk është e vërtetë ajo që thuhet për Adelina Ismajlin. Me të Triumfi është lidhur pas rastit të Swiss Casinos. Madje, njëherë Triumfi ka qenë duke ardhur në shtëpi në Kaçanik së bashku me Adelinën, kur Sekiraça me bandën e tij ia ka zënë pritën me gurë të mëdhenj dhe e kanë ndjekur me vetura e skuterë.
Me metaforë, Riza fajëson politikën për vrasjen e djalit të tij.
Politika është ajo që e ka vrarë djalin tim Triumfin, Lidhja Demokratike e Kosovës. Ismet Beqiri së bashku me Sekiraçën dilte nëpër fushata. Personalisht unë me sytë e mi e kam parë para Fakultetit Ekonomik me flamuj të LDK-së. Ai ka qenë bandë e LDK-së, ka shkuar në Presidencën e Rugovës si në shtëpinë e tij, ka qenë njeriu i LDK-së dhe pikërisht LDK-ja i ka dhënë krye këtij me u bo kështu, tha Riza.
Ismet Beqiri, tash shef i Grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, thotë se Sekiraçën e njeh ngase vijnë nga një lagje e Prishtinës,Kodra e Trimave. Por ai mohoi të ketë dalë ndonjëherë në fushatë me Sekiraçën. Por Beqiri nuk e mohon se Sekiraça ka mundur të ketë marrë pjesë në tubimet dhe fushatat e LDK-së.
Nga deklaratat e tij del që ka qenë simpatizant dhe mbështetës i LDK-së, mirëpo kjo nuk mund të prejudikojë asgjë, tha Beqiri.
Sekiraça ka mohuar se gjatë kohës sa është kërkuar nga policia ka qëndruar në veri të Kosovës. Nuk kam qenë në veri të Mitrovicës qe pesë vite.


asdreni 18.10.2012/21:45
tradhtart dihet se ku e kan vendin pa marr parasysh kush jan

asdreni18.10.2012/21:43
asht gjynah pi zotit me i njollos gjith djemt e vajzat e uqk se por me se mir kush per ke di qe ka ba krime le ta denoncon vet qoft komandant apo ushtar se shum ushtar te ndershem te keti vendi po i njollosni edhe un jam per denimin e atyre qe kan ber krime

vali35v@hotmail.com16.10.2012/11:07
turpe per ju qe e lavdroni kete njeri ju jeni me te kqij se vete ai ju me gjake shkau doni ta beni heroj kete marre per juve ju jeni me te ... se ky kriminel

Lorita16.10.2012/10:09
Pse po e akuzoni Sekiraqen pa pas fakte o popull...

halla bib16.10.2012/09:33
valla adni qka kisha thon une E.S e ka me drejt. se mej elminu kta njerz t'prisht krejt mos me pa djellin me sy... edhe spothom qe ENVERI osht i mir po prap ma i mir osht ENVERI se do do tjer se mat zi jon bo policia shqiptar se shkau kur e ka pas ne dor... A KENI NDI NDONJE HER NJERZIMIN TO THAN VLLAU SI SHKAU. ZOTI E BEKOFT KOSOVEN EDHE POPULLIN E SAJ...

Avdi16.10.2012/05:50
Për ta pastruar veten nga krimet e kryera gjatë dhe pas lufte ndaj cilit do njeri i cili nuk ka qenë në uniform dhe shërbim të armikut ,pjesëtarët e UÇKsë duhet të tregojnë me gisht dhe krimet ti vendosin te kryesit e krimeve. Vetëm atëherë do të tregojnë se ata janë të denjë të thirren çlirimtar. Një e keqe kurrë nuk mund të lahet me një të mirë. Çlirimtaret e vërtet kurrë nuk kanë synim plaçkitjen e popullit për çlirimin e të cilit u sakrifikuan aq shumë. Çlirimtaret e vërtet e tregojnë kontributin dhe ndihmën që ua ka dhënë populli para dhe gjatë luftës, në çfarëdo forme të ketë qenë ajo. Parat e mbledhura për mbështetje të luftës dhe shpenzimi i tyre kurrë nuk u bënë të ditura. Duhet bërë të ditura edhe si janë fituar pasurit nga të ashtuquajturit komandant. Plaçkitësi dhe ... sësi kanë një përkatësi qoftë ai i armikut apo i radhëve të popullit që lufton për lirii përkasin llojit të kriminelëve. Pa demaskimin e keqbërësve liria është e tejdukshme dhe jo e plot.

Llapi15.10.2012/23:37
Ështe dhimbje për Triumf Rizën por I Ati i tij flet sikur të ishte qdo herë në shoqerim me të ndjerin?! i Ati i të Ndjerit le ta ndëgjojë edhe Verzionin e Adelinës, atëherë do të Bindet i Ati i të ndjerit!

remzi Avdulahu15.10.2012/20:57
Ka filluar te Hapet,,Kutia e Pandores'',ne do te befasohemi me gjase sa te hece koha,qka do te del krejt ne shesh.Nuk eshte Kosova sote keshtu si eshte rastesisht.duhet te zbardhen te gjitha vrasjet e luftes ,cfardo te ken qene ato, apo motivi i tyre .Eshte koha e fundit qe te ndahet drejtesia prej pushteti, dhe keto te dyja prej krimi.Kriminilet duhen te vehen para drejtesise pamarre parasyshe kushe jane ata ,si e kane emrin dhe sa grada kane.perndryshe do te mbetet Kosova nje vend i misterieve ,rasteve te pazgjidhura,vend i krimit dhe korrupcionit qe eshte tani ,ne te cilin vend sado qe i dhembe zemra dikujte nuk do te deshiroje te jetoje. Kete duhet ta beje shoqeria Kosovare ,askush tjeter.

tetori15.10.2012/20:46
Sekiraqa osht fajtor, sepse i ka tradhtue shoket, kur ka ike ne naten e zeze, si mojsi golemi, pa prite me u perballe me tytat e komandantave te malit. Me e kon marue edhe ky istikamin e vet, si ata rahmetlite, sod komandantat e parlamentit, kishin kajte per to, tue e kujtue heroin Sekiraqa qe ra balle per balle me anmikun e nates. Jo Sekiraq, po t,lusin moti me u ba heroj,Zoti t,ruejt edhe aty ku je, se edhe aty kan me tu siell met ba heroj.

nimij t,verteta15.10.2012/20:32
nuk be boj sekiraqen njeri t,mir po nje njeri qe nuk ka n,dor asgje nuk eshte rrezik po kta qe po e udheheqin kosoven sot eshte rrezik sa njeri e sa politikani u vra prej tyne po nje gje po dihet kriminelat vrases e kan kosoven n,dore e eshte shum rrezik per kosoven diqka duhet n,dodhe sa ma shpejt

IsufiUSA15.10.2012/20:32
Njeriu me siguri se u esht pergjigjur te gjitha ketyre pyetjeve ne Intervist,por RTK ndaloi emitimin sepse "bossave" te saj nuk ju konvenon nje e vertet tjeter.
Une e kuptova se ky person nuk po fyen UCK por vetem disa persona te UCK.Ata persona sot e kan "okupuar dhe plaqkit" Kosoven ne emer te UCK,e UCK e vertet jeton ne mjerim dhe fukarralak.
Duhet ndegjuar Intervisten e pastaj "gjykuar" drejt.

Hasant15.10.2012/20:30
Sekiraqa nuk e meriton me burgos e as me vra . Ai e meriton me rjep per se gjalli me zhilet

albanikumanova15.10.2012/20:25
tredhtaret duhen te denohet por me duket qe edhe komandantet e uck shum kishte pas tredhtar si juu be tredhtia e komandant kumanoves nga lima gjith ato ngjarje ne tv jan film realiteti ndryshe

hasani15.10.2012/20:05
ooo ky nuk po eakuzon uqk oo popull po shum mir po i thekson me emra kush jan ata qe luajn me gjakun edshmorve ne liri po ky ma mir duhet me ja u kjt nanen disavqe po i thojn vetit lutetar e sot politikana jan ba oo sekiraq kaja u nanen disave bre qe del jasht se na moren ftyren n liri kta pisa

sadiku15.10.2012/20:04
po me dhimbet kjo koh qe po shkruaj per ni njeri te qmendur e psikopat si sekiraqa qi mundohet me shpall veten jo fajtor prandaj o njerez te mir mos u merrni me tradhtar

lyonasi 15.10.2012/19:34
po ky meriton denim,por edhe ne luft besoj qe ka pas padrejtesi,dhe ndersjelltas,por shumica e uqkse jane te pastert dhe meritojn qdo lavdate

besi15.10.2012/19:32
ktu sigurisht jan te zhytur qeveritaret me ta se e kishin qit meniher po aj kallxon me kon ka ba krime e shikut nuk i pelqen kjo se ka njerz te pdk es qe jan ne krim

hasan qili15.10.2012/18:42
bravo tkoft se ktyne hanjav duhet me javqit shesh krejt se ka polic q jan zhyt deri n fyt e menojn q ekan uniformen vesh e jan zota por jo gabim ekan se del dikush si sikiraqa e ja qet nfush krejt kom dishka me kallzu por nuk asht mometi e kur vjen mometi ishini inqizimet qa kan bo komadatat

besmir15.10.2012/18:39
ky tradhtar ështe deshë të zhduket gjat luftes,,ky edhe shum shqipfolsa tjer tradhtar

habib gashi15.10.2012/16:02
E mua vetem me vjen keq qe ka zgjatur kaq shum qe e verteta per sekiraqen te dali ne shesh.me vjen keq qe ky njeri ka vuajtur kaq shum,e rrenjet e vujtjeve te tij vin nga njerzit kinse te uqk te cilet kan shkelur me se pari ne gjakun e deshmorve ,te renve per liri pastaj perpos sekiraqes sa e sa njerzve e familjeve u kan shkaktuar dhembje e tragjedi.Per keta njerz denimi me vdekje eshte pak.ka dhene zoti e te gjitha po dalin ne shesh ,e tradhtaret e uqk e shkatrruesit e kosoves do ta marin denimin e merituar

morina wien15.10.2012/15:43
Une se njo as se di ket njeri pos qe kam degjuar prej mediave per te por intervisten asht obligim i rtk ta transmentoj per hir te opinionit nuk po tham qe sa ky kriminel po ma kriminela jan ata qe do ta gjykojn dhe komplet qeveria ky per ta asht si me marr nji lug uji ne deti.

beni15.10.2012/15:42
Berat sipas teje ky far sekiraca koka njeri ma i mir nbot,nese e njef ose eke familje eshte tjetersend,veq realiteti eshte se ky njeri eshte kriminel,dhunus,bandit,hajn,e.......

prizreni15.10.2012/14:09
ky kriminel vetem burgu i perjetshem te vjen hakush edhe mundohet me akuzu

Poppulli15.10.2012/14:08
Ja keso fetyre kan ata qe e akuzojn UCKne.

naim15.10.2012/14:06
po mundohet sekiraqa me bae punen lomsh,se ske me dal prej burgut perjete,edhe me dal tash te njeh krejt Kosova,e tipat si ti qe ju dhimsesh ka sa te duash,argument me te mire se Babai i te ndjerit nuk ka.Se me kane i paster nuk ishe ik qe 5 vite,e perhajr te kofte burgimi i yte o sekiraq bllaca.

berat15.10.2012/14:04
Ky njeri nuk ka ba krime as budallakina ,por vetem ka treguar te verteten dha nuk eshte perulur ndaj ... sesve ,dhunuesve ,kriminelve te shikut.kete e tregon fakti se si keta njerz nuk lejuan qe te transmetoj intervisate tij.Tash po shihet se keta njerz jan munduar ta fshehin te verteten .Te rrall jan njerzit si sekiraqa qe pas te gjitha ketyre montimeve ,atentateve,kercenimeveai kurr nuk u perkul,para ketij njeriu ne te vertet duhet te perkulemi.Imontuan dhunime i montuan arm akuzohet se ka vene bomba e ka rrembyer vajza po keto gjera kurr nuk kan figguruar askun as ne polici as tek deshmitaret prandaj nje pun qe doket kallauz nuk don .Vetem perpara sekiraqa se jemi mety.Trego te gjitha qe edhe me shmu tu del boja ketyre njerzve.Eulex jemi me ty duam gjykim te drejt ,demokraci dhe siguri .POSHTE QEVERITARET ,POSHT KETA HAJN,PISHT VRASESIT

SHEFQETI SHTIME 15.10.2012/14:03
PER STOMOTOLOGUN JU ZOTI STOMOTOLOG KUR PO JU VJEN NDONJE PACIENT ME DHEMBE POTHUAJSE TERSISHTE TE PRISHUR ,PO THONI JO S'BAM ME ELIMINU KTA SE MUNDE TE SHOFIM ENDE DOBI PREJ KTI DHAMI.
E PER TU ELIMINUAR NJE NJERI , SPO QOJKA PESH FORT PER TYA ? UNE NUK JAME NE LDK POR ELIMINIMI I XHEMAJL MUSTAFES KA QENE KRIM PER KREJT KOSOVEN SE AI SOT EDHE THAQIT JU KISH DASHT JO VEQ LDK se .POR NE BAZE TE KOMENTIT AS TI FARE SQENKE STOMOTOLOG, POR PASKE MARRE RRUGE "KRIMINELI"

sela15.10.2012/13:56
Nese ku kriminel eshte qa i rrezikshem dhe nuk po e prejashtoj, pa llogaritni sa te rrezikshem jane kriminelt qe kane ne dore edhe pushtetin vaj halli per popullin e Kosoves kush e ka ne dore...no koment

deniiis@15.10.2012/13:41
Nja poe di, qe te gjith ata qe jan ne pushtet, jan kriminel, hajna, bandit, tradhetar.e politikanet jan sikur ato ... at e kqia, ne parlament hahen sikur q.., e jasht parlamenit han bashk ne nji legen, i forti ika te gjitha, mjer populli i ndergjegjeshum

Amerikani15.10.2012/13:31
Ky njeri ka ba krime e budallakina sa ka mujt e tash po mundohet me u ba Blaca 2.

shaipi15.10.2012/13:30
pse a se keni dita , qe ky do ta akuzoj UCKne e lavdishme, ky shkau se bashku me shum tjere punon e vepron prej shum kohesh per ta shkatrruar shtetin e kosovas.

STOMATOLOGU15.10.2012/13:29
Kur po i lexoj disa komente,me aq shume urrejtje per UCK,po me vie te vjell nga keta komentator,por me shume po me vie te vjell nga ata luftetar qe nuk u sollen siq duhet sjellur ne lufte ku tradhtaret dhe bashkepunetoret e armikut duhet te ...ten.UCK nuk e perfilli kete rregull dhe sot mu keat tradhtar dhe keta bashkepuneotr kenaqen kur burgoset nje shqiptar dhe lirohet nje bashkepunetor i shkaut.TURP

hasku pajtim15.10.2012/13:27
ju se i delni zot UQKse dhe PDKse vetem shtine trunin e prishht ne funkjon dhe mendoni se i keni njerzit e UQKse ne parlament dhe qe e kane denimin e prer me burg. Mos e hapni gojen si LOPT

Sudani15.10.2012/13:25
E.S. Eshte kriminel edhe duhet te trajtohet si kriminel. Githashtu te gjitha intervistimet duhet te hetohen qe to mos mbetet asnje pikepyetje. Nese individ te UCKs kan kryer krime duhet te denohen, nese politikanet jan te involvuar duhet te pergjigjen para ligjit.
Kete rast piksepari duhet ta hetoj FBI e jo Eulexi poashtu gjyqtaret duhet te jen Amerikan po qe se duam rezultate poashtu edhe fletarreseted duhen te behen nderkombetare gje qe nuk i jep askujt mendesi te gjej paqe ne bote.
Eshte e njohur qe politika dhe krimi shkojne se bashku mirpo konsekuencat duhet ti ndjejn individet e involvuar e jo populli.

arti15.10.2012/13:17
mafia ky paska punu me serb e shqipter edhe mu me vjen keq qe ...edhe pse koha e te tjer meren me kriminel trathtar njerz te rrugve e problemev VETEM FUTI NE BURG E MOS E LISHONI KURR

Katundari15.10.2012/13:14
Vetem nje gja po me vjen keq per ata te renet,se sa per keta qe mbeten gjalle perjashtim disave,ketyre qe sillen neper parlament e qeveri e disa vende si pozicione politike, vetem shpijunat paskan mbete gjalle.E keta shpijuna i paskan ... atdhetaret nga radhet e veta,bile ma shume se qe paska ... shkau.Se paku mua keshtu po me duket!!!

zena nga llapi15.10.2012/12:58
E verteta gjith dhemb por duhet te thuhet e verteta,dhe sipas mendimit tim kjo eshte e verteta se po tregon qe ne vendin Majac eshte vendi ku ka viktima dhe atje jon gjet viktimat.Kurse komandantat e UQK e kan mohuar,por e verteta eshte ndryshe se atje jon gjet tri kufoma.Edhe jemi mesue na me keta komandanta se kur eshte fjala per lavdata keta jon te paret,kurse kur eshte fjala per ndonje krim keta thojn jo ska pas krim dhe nuk e pranojn ne asnje menyr dhe deklarohen se nuk kemi qen bash ashtu komandanta ju kujtohen deshmit e shum komandantave ne Hag.Dhe jo vetum E.S. Por askush deri me sod se ka fajsuar UQK, por vetum disa individ qe kan punuar vetum per interesa personale,te gjith e dim se qka kan pas para lufte dhe qka kan tash mbas lufte,po edhe ti kan pag nga 2 mij euro se nuk kan shanc me ba gjith kit pasuri.Dhe nje quditem si ka mundur te rri duar kryq e mos te hakmerret ne keta tradhtar se keta nuk e meritojn te jen qlirimtar te Kosoves per 1 mij vjet,ku ne secilin shtab kan pas burg e jo ambulanc mjeksore per ushtar.

driloni15.10.2012/12:57
I madh je Sekiraqa shume i madh shpalosja m...ketyre komandanteve ... e e mos ke frike.DREJTESIA duhet te ngadhnjeje nje here e pergjithmone...?!te lumte.

bilbili 15.10.2012/12:56
o enver i rahatshem nuk je kan edhe ma heret se me ndodh qeto raste qe po thu nji fjal e urt thot qe ski ba kurgjo flej rahat e qe ja ke thy dikujt zemren herdokurdo do ta paguash

Naimi15.10.2012/12:20
Nuk pajtohem me thëniet e Z. Skiraçës, nëse disa indivisë të uçksë, kanë bërë krime të tilla, duhet të denohen ata, e jo e tërë uçkja.

Sofija Dushku Gjakove15.10.2012/12:14
Te nderuar "trima"ne koherat e mepareshme kishte qene nje fare Zefi,ai thoshin se esht trim dhe i paska pas ... re 33 veta".Tredhjet e Tri gjaqe borgj Zefi po as qe ia ndinte.Nje dite vere i paska pas kositur 2o kosaqe livadhe,paskan pas dalur 20 meshkujt e Zefit dhe 20 reja per te mbledhur sonen..33tredhjet e tre gjakesit bashkohen dhe u shkojne bri livadhit dhe ja ... jne 20 meshkujt ne Livadhe Zef trimit.U lajmerua Zefi ne maje te bjeshkes per kete fatkeqesi"O Baci Zef i thoshte njeri nga fshataret e tijSot tu ... ne 20 meshkujt tuaj ne livadhe,prej 33 gjakmarresve.Zefi u step dhe nxorri pushken nga krahu e thej per shkembi,nxorri pistoleten edhe ja drejtoj vetes duke pershperitur me lot per faqe"Harli qofte edhe me te keq nuk po shkojka kjo dynja"dhe ia futi plumb vetes ne lule te ballit,dhe iku nga kjo bote.Me duket se nuk ka koment.Nje dite te gjithe do t'i paguajne te mirat e te keqijat e kesaj jete,po si Baca Zef trimi...!NO COMENT.

gjoni15.10.2012/12:01
sipas E.S qysh po thot kto po dufka meniher me lshu , UCK e paska marr me ... se sju paska jep pare , adelinen e ka veq friend ne facebook hahaha ,me triumfin kurr spaska pas problem edhe spe din pse e paska rre kishe ai ,ky po merka me biznese legjitime me toka e me bruno kafe,veq ka harru me kallxu lidhjet e ti me Baten edhe me pacollin. hajde RREN hajde...e more Enver kta ardh dakiki !!!

SkendaL15.10.2012/11:21
Ketu duhet me pas dicka te vertet. E kam fjalen qka thote Enveri per UCK.Kurse sa i perket asaj se a ka qen bashkpuntor i regjimit serb? te gjithe te burgosurit politike jane te dyshimt, por ketu eshte edhe tragjedia e Kosovose, se mu keta njerz e udheheqin shtetin.Kjo metode ne boten e civilizuar per shkatrrimin e shtetit eshte e njohur me shekuj.Tani mos te ju vjen merzi pse nuk mundeni me shkue per para, por shkoni mbrapasankcione ,izolim,fukakallak,shkatrrim i klases se mesme etj etj
Kur ti cilni syte bahet vone....qe 13vite nuk keni ba diagnoze edhe sa vite tjera po doni...por kur te gjeni diagnozen nuk keni ilac kjo d.m.th as nuk shkohet perpara as nuk mund te kethehesh mbrapa. Se qka pritet tani prej Kosovose perfundimin nxirrne vete, lexues te dashur.

Qarri15.10.2012/11:04
Heret a von kan me ra ne kungj te gjith keqbersit. Dikush bjen nga pozicioni politik, dikusht tjeter nga pozicioni kapital dhe punt sqarohen.Vetem nana ka met pa djal se hak pa marr seshte met kurr.

Izber Pasjaqa15.10.2012/10:52
Po shifet qe gabimin me te madh e ka bere UQk qe u ka shpatuar ky tradhtar dhe kriminel .Ja se kush eshte fytyura e tij e verte.Pra UQK e paska dite mire diagnozen e tij,åor fatkeqesisht ka ardh deri ketu.

mali15.10.2012/10:45
Ma se miri luga e din se qka ka ne vegsh

pishtari15.10.2012/10:31
hajde hajde lomsh po shkon nje zot e dine se qka po ndodhe edhe ketyne ... av te pdk e ldk ju dul boja.

MR GQ England15.10.2012/10:17
Kjo shka shifet ne ket gjaja intervist nuk esht kurgja me shum se kurdisje nga ana e PDK,s per ta sabotuar LDK,n .
Po afrohen Zgjidhjet ne Kosove dhe makineria prapaganduse e PDK,s nuk ka te ndalur, shantazhet vazhdijn

avni15.10.2012/10:01
Vetem per nje gje me vjen keq. Qe nuk e kan ... sa e kan pas ne dore kete "njeri".








katunari19.10.2012/12:14
Si kishte thene dhelpra 'mu kall bishti, u kallt dynjaja'. Po me doket Sekiraca eshte ne te njejten pozite. Por cka eshte e vertete nga krej kjo cka thote ky njeri, veshtiri me i ra ne fije, e besa edhe veshtire me i besu.
Katunari