• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Mustafa: Braktisa KKR-në shkaku i orkestrimeve

Publikuar: 15.10.2012 - 09:22

Prishtinë, 15 tetor – Muhamet Mustafa ka thënë se nuk kishte se si të rrinte më në Grupin parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re. Qëndrimi në atë grup, sipas tij, nënkuptonte të qenit pjesë e tentativës për “orkestrim” të vendimeve të Kuvendit.

Ai ka thënë se një gjë e tillë përpos që është e dëmshme për demokracinë e Kosovës duhet edhe të pengohet. Me braktisjen e Grupit parlamentar të koalicionit, që drejtohet nga Aleanca për Kosovë të Re e Behgjet Pacollit, Mustafa mendon se i ka kontribuuar pengimit të tentativave për orkestrim.

Largimin nga Grupi parlamentar i KKR-së të ish-nënkryetarit të Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti, të bërë të njëjtën ditë me të, Mustafa e ka quajtur koincidencë.

Ai ka thënë se si deputet i Grupit E15 nuk do të votojë kundër Qeverisë vetëm pse bëhet fjalë për një propozim të Qeverisë. E ka konfirmuar destabilitetin e Qeverisë.

Mustafa ka thënë se do ta votonte një koalicion PDK-AAK në rast se programi i tij nuk do të ishte vazhdimësi e Qeverisë aktuale. E ka kundërshtuar mënyrën se si Qeveria po mëton ta bëjë privatizimin e ndërmarrjeve publike. Ai nuk ka parë dëme nga dialogu politik nëse ato do të bëheshin në korniza të dy shteteve. Deputeti i E15 ka apeluar tek liderët institucionalë e politikë për përshpejtim të reformës zgjedhore (intervista e plotë sot në “Kohën Ditore”).      

    

 

Komente (6)

linda16.10.2012/09:49

ah bre qka paske bere,mos vet qka na paska gjet!!!!

sejda.16.10.2012/03:40

Kadal bre burr qka i ki dhan zor aq fort

Bledar Hoxhaj15.10.2012/19:51

z.Murtez Xhemajli mendoj qe ju duhet te mesoni me mire drejtshkrimin ne menyre qe te jete e qarte shkrimi juaj dhe te kuptohet me lehte nga ana jone.

shkambikosovar15.10.2012/13:51

E nderuar redaksi, e di se ju i permabheni te drejtave dhe lirive te shprehjes se lexuesve dhe kjo eshte krejt ne rregull...por...ky far Murtez xhemajli kur po i lexoj komentet e tij nuk mund te mos i them se qenke nji Biber i PDK sepse gjithkund po i shtin hundet e ruju se ka me te djeg shume...
perndryshe lidhje nuk po ki as me shkru shko meso drejtshkrim me se pari se tani kan filluar edhe ne Universitetin e PrishtinesPublik te ju mesojn drejtshkrimin...

Katundari15.10.2012/13:01


O ta dijme edhe emrin e edhe vepren po tash deshironi te beheni dy ish apo ma drejte me thane pa "ish" dy komunista.Cka piqet nuk hiqet thone kah na!!!

Murtez xhemajli15.10.2012/10:35

O e dimi pse e ke berë hiqë mosë ta ninë po tashë eke pa se nuk te dulë ashty siqë keni biseduar dhe jeni marrë veshë me z.Mustafa te LDKsë e tashë po mundohesh me u pastrue jo jo se tani e dinë edhe ata qe se kanë ditë se kushë je se ne te vertet kushë je dhe asnjihere ma nuk ki me pa veten si deputet me atë E15 sepse edhe ata te kanë braktis aty jamë i sigurt dhe i njohë disa qe kanë qenë me ty si grup por tani asë ata nuk i ke, mandej ajo andrra qe eke pa qe me e prue ne pushtet LDKsë asnjihere nuk ka me te dalë zhganerr por kamet metë vetem anderr e asgjë më shumë sepse qytetari e dinë se kujë ja jepë voten e nuk mundeni me e manipulue kursesi, e sa i perket votes tane ne kuvend ndash voto e ndash mosë voto ajo nuk qonë peshë aspak sepse ajo u kompenzue por edhe ati jaranit tanë qe kishpas menue qe me shkue mu falë ne sallen e kuvendit ne vend te vendit ku duhet berë ate në gjami e kur e pa se askush spo e ndegjon sditi qka me ba e tradhtoi anetarsine vetë dhe kryetarin e vetë dhe doli nga ai grup e tashë e ka mirë se mundet me shkue mu falë kur te donë ne gjami veq vetum dhe ajo është e mirë qe eka gjetë veten dhe vendin ku duhet me e ba atë punë.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu