• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kurti kërkon fundin e Thaçit

Publikuar: 15.10.2012 - 09:16

Prishtinë, 156 tetor – Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në mbledhjen e gjashtë të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizjeje, të dielën ka potencuar se “Vetëvendosja” e ka ndarë mendjen dhe e ka të qartë qysh moti që Qeveria aktuale duhet të rrëzohet në mënyrë që Kosova të përparojë.

Kurti ka thënë se lëvizja që ai drejton është duke e riaktualizuar nismën për rrëzimin, siç e ka quajtur ai, të “regjimit” dhe se deputetët e opozitës, por edhe të pozitës, e dinë, sipas tij, që kjo Qeveri po i kushton shumë shtrenjtë Kosovës politikisht, ekonomikisht e moralisht. “Një ditë më shumë me këtë Qeveri është një ditë më pak për Kosovën...Secili deputet që e dëgjon mendjen dhe zemrën e vet nuk është për këtë Qeveri. Këtë zë të brendshëm e privat të deputetëve le ta bëjmë zë publik që ta nxjerrim jashtë këtë Qeveri”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, nëse para një viti ekzistonte dëshira për ta rrëzuar Qeverinë, mungonte mundësia për ta bërë këtë, ndërsa sot Kurti ka vlerësuar se ekziston mundësia dhe duhet të dokumentohet vullneti për këtë gjë. “Në votimin e së enjtes që shkoi, deputetët që votuan për pezullimin e këtij privatizimi i kishin plot 589 mijë e 911 vota të qytetarëve, ndërsa deputetët që ishin kundër pezullimit të tij i kishin gjithsej 363 mijë e 693 vota të qytetarëve. Diferenca ndërmjet këtyre numrave është 226 mijë e 218. Kjo diferencë është më e madhe sesa numri i gjithëmbarshëm i votave të PDK-së që ishin 224 mijë 239 vota, me ç’rast e kemi neglizhuar faktin se sa shumë vota të vjedhura janë pikërisht te ky numri i fundit”, ka thënë Kurti.

Lidhur me votimin e së enjtes nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Kurti ka thënë se u dëshmua se 20 ulëset e rezervuara për minoritete e hedhin përtokë “edhe çfarëdo demokracie minimale”. Sipas tij, Plani i Ahtisaarit si një “solucion brutal” kundër demokracisë është vënë në shërbim edhe të privatizimit brutal të Kosovës. 

Kurti ka vlerësuar se deputetët që po ndërgjegjësohen duke dalë prej koalicionit qeverisës, i cili Kosovës po i sjell veçse “ditë të zeza të mjerimit” social dhe rrënimit politik, kanë bërë, sipas tij, që numri i deputetëve që e përkrahin këtë Qeveri të jetë më i vogël se 60. “Qëndrimet tona për zgjedhjet e dy presidentëve në shkurt e në prill të vitit të kaluar, njëri me sms-a e tjetra me zarf, u dëshmuan të kenë qenë të drejta. Qëndrimet tona për marrëveshjet partiake jashtë institucioneve për këta dy presidentë po ashtu u dëshmua të kenë qenë të drejta. Pra, qëndrimet tona, si gjithmonë, qëndrojnë, pra janë përnjëmend qëndrime”, ka shtuar ai. Qëllimi i marrëveshjes së tre kryetarëve partiakë në prill të vitit të kaluar ishte sipas Kurtit, emri i presidentes në zarf dhe jo reformat zgjedhore a kushtetuese. Ai ka konsideruar se nuk mund të ketë marrëveshje me ata që e organizuan vjedhjen e votave për reformë zgjedhore. “Votat u vodhën me plan, sepse plaçka është interesi i hajnave, ligji u shkel me paramendim, sepse shkelësit e ligjit u mobilizuan për të vjedhur. Një ligj i ri nuk i eliminon hajnat e vjetër, por i amniston ata. Dhe, aq më pak një ligj i ri në marrëveshje me këta hajna të vjetër. Data e vërtetë e kësaj marrëveshjeje nuk ishte 6 prilli i vitit 2011, por 1 prilli i cilitdo vit”, ka thënë Kurti.

Kosovës, sipas Kurtit, i nevojitet një model tjetër, një program tjetër qeverisës që bazohet në shtetin zhvillimor, i cili është edhe shtet i së drejtës, edhe shtet social.

Me shtetin zhvillimor, Kurti ka potencuar se shteti nuk është më spektator, por bëhet aktor dhe faktor i cili nuk e kontrollon zhvillimin, por merr pjesë në të, nxit orientime të caktuara që janë të leverdishme, koordinon e mbështet iniciativa të ndryshme, si dhe promovon eksportin dhe përpiqet të bëjë zëvendësimin e importeve. Industria do të duhej të ishte e lidhur me bujqësinë, ngase, sipas Kurtit, ekonomia që bazohet vetëm në shërbime e financa nuk mund të jetë e suksesshme për Kosovën.

“Jo shoqëria të jetë në funksion të ekonomisë dhe ekonomia në funksion të tregut, por tregu në funksion të ekonomisë dhe ekonomia në funksion të shoqërisë”, ka thënë ai, duke kritikuar kryeministrin Thaçi si dhe deputetët e ministrat që “nuk po e dinë” se si ta përdorin nocionin “ekonomia e tregut të lirë”. “ Kryeministri e zyrtarë të tjerë të lartë thonë ‘ekonomia e lirë e tregut’ dhe jo ‘ekonomia e tregut të lirë’. Pra, nuk dinë as t’i thonë. Kjo ‘ekonomia e lirë e tregut’ po u kushton shumë shtrenjtë qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar Kurti.

Qeverinë aktuale Kurti e sheh të përbërë nga shpifjet dhe gënjeshtrat, ndërkaq njerëzit e “regjimit” i cilëson si të “shpifur”. Megjithatë, ai mohon që lëvizja “Vetëvendosje” i urren qeveritarët personalisht.





 

Komente (17)

Kola15.10.2012/14:18

Kosova eshte nje vend i pasur. por pasurine e saj Po e shijojn vetem nje Grup i ngushte. Zt. Kurti ka te drejte se thote se asgje ska Personale me Qeveritaret. por kjo po shihet se keta nuk e meritojn me udhehequr me Kosoven. Fundja. edhe Populli i Kosoves do ta sheh kete se kjo Qeveri eshte e Verberuar.

Astrit Binaku15.10.2012/14:03

Ti Albin Kurti je shtylla e kosoves pa ty nuk muj me paramendu kosoven ..Fundi i thaqi edhe kriminelave esht kete populli esht vetedisu ..Edhe simpatizant e thaqit nuk e votojne me ..por levizja vetevendosje duhet te jete e hapur per bashkpunim me partit e tjera opozitare ...

Emin Ademi 15.10.2012/13:54

Jo ti Kurti se ke pamjen per lider.Per ty kishte me qene mire me ushtru punenen a ndonje keshilltari te ushtris meqe tu ka ba merak mu mare me pune te shtetit

hasan zeka15.10.2012/13:51

na knaqi llaf albini qka po sheh endrra ne gjum po del po fol hahahaha

ademi15.10.2012/13:06

Qeverit rrzohet vetem prej sovranit,kur vetedija shtetformuse e popullit esht ne nivelin e duhur athere cdo qeveri i ka ditet e numruar,por per fat te keq vetedija shtetformuse te populli i jon esht nen zerro dhe per ket arsye populli esht vetem spektator e jo vendim marres ne proqeset neper te cilat kalon vendi.Nje pjes te fajit per ket vetedije nen zerro e keni edhe ju sie Levizje se ju deshironi ta quajnie veten Levizje qytetare por ne te verdet nuk Levizni asqe per ta vehdisu popullin sepse nuk Levizni neper cdo cep te Kosove dhe te jeni aty pran Popullit per ta ngritur vetedijen Shtetformuse ne popull,dhe keto mos veprime Zoti Kurti i arsyeton ti se jeni ne Kuvend mirrnie pjes ne shum Komesione dhe nuk keni koh,por jo Zotri Kurti aje qe don te punon per popull e qan edhe kohen dhe sakrifikon ma shum qe te jet pran popullit dhe athere mun te quhet me plotkuptimin e fjales Levizje Qytetare,pra edhe jue te Vetvendosjes nuk e keni pernime qe te merr fund kjo qeveri sepse nuk jeni duke vepruar qe sovrani ta merr pergjithsin qe i takon nadyrisht duke ju ngritur vetedija e tij Shtetformuse.

Vjosa Shkurro Elbasan15.10.2012/13:00

O Zoteri Albin Kurti!duke i pare situaten dhe ngjarjet qe po kalkulojne neper Kosove,mund te quajme nje lider shume te drejt,ndoshta per nga aftesite e qe po ju mungojn ju Vetvendosjes,nuk po mundeni dhe s'besoj se do mundeni te rrezoni kete qeveri,sepse siç po duket kjo qeveri aktuale rrenjet i ka ne Beograd,dhe mbase jane te pregaditur nga atje qe te bejne qendrese dhe pa u trembur fare.Sepse fuqin e kane nga Beogradi mobilizimin dhe armatimin nga atje,keshtuqe edhe ne rast te luftes civile,Qeveria aktuale do te fitoj jo vetem vota por edhe luften velle ... sese.C'prej ardhjes tende o Z.Kurti,ne nivel te Kosoves ne Parlamentin e Kosoves,çdo fjale dhe diskutim i juaj personalisht esht ne nivel dhe ne lidhshmeri me pavaresine e Kosoves dhe ne ngritjen kulturore,ekonomike,politike e shkollore ne ndertimin demokratike dhe filozofike e ngasheryre nga kapacitete te larta kombetare.Megjithate do ju njohtoj se une nuk jam anetare i subjektit tuaj o z.Kurti!Por diskutimi yt i gjason lirise ,ngazellimit politik ndertimtarise se shtetit,ngritjes shkollore dhe kundra çdo abuzimi eventual shteterore.Z.Albin Kurti merrnje me seriozitet rrezimin e kesaj Qeverije gjakpirese,grykese dhe me hipokrizine e saj Kosova ka marr tatpjeten ne te gjitha drejtimet...Kaq per sot. Zoti ju ndihmofte.,..!

tralala15.10.2012/12:44

Se kjo qeveri duhet të shkojë është evidente dhe e pelqyeshme, e dobishme.Por, se A.K. do ta rrezojë atë, kjo është e paimagjinueshme.Kjo, ngase ata dinë çka duan, por nuk dinë si ta realizojnë atë.Ata dinë edhe çka nuk duan, por nuk dinë si ta pengojnë. Me një fjalë, pra, ata dinë vetëm të evidentojnë të metat e qeverisë e asgjë më shumë.

Naimi15.10.2012/12:17

Njashtu dhe unë kërkon rrezimin e Thaqit, por, sa mund të realizohet kjo kërkesë?

sead15.10.2012/12:07

qellimi nuk eshte me rrezu ni jonuz e me vu ni domuz,por politiken e tij me ndryshu ...

Shartari15.10.2012/11:55

Bravo i madhi Albin, krejt qeverin ti e din ku e kan vendina keta, poplli eshte me juve e hajnat le te shkojne ne Serbi te ata qei sollen ketu

jeta15.10.2012/11:48

kush esht kurti ? ska shanc me rrzu zotin e madh thaqin

toni15.10.2012/10:38

Te ndimoft Zoti ,Mafiozat esht fshtir mi rrzu ,mujn shum leht me rrzu ne kuvend gjith mu qu kundraj ti po shumica lakmojn kariken mos me prish qeverin se jan tu manipolu bukur tu korrupotu .

labi15.10.2012/10:19

Go Kurti go!!

veselinovi15.10.2012/10:05

Ruaju oo Albin se Thaqi mundt me te rreh opet"

kalosh dani zajas15.10.2012/10:04

ME TY BAC JEM DERI NE FUND

lum basha15.10.2012/10:00

Ti albin ke qef veq me ba rremuj, ik more se nuk kemi kohe me u marr me ty . Ti e ke pa qe mo as pragun e pes per qindshit se kalon e hajt ndoshta fitoj perkrahje me rrzu hashimin. Hashim Thaqin ska mujt shkau me rrxu e po rrxon ti ,morr i vogel je ti kurtoviq.

sala15.10.2012/09:35

Po more Albin po a mundesh me rrezu Thaqin,e ke pak si zor.

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell