Janë vaksinuar 22,350 krerë gjedhe kundër sëmundjes se antraksit

Artikujt tjerė
- Janë vaksinuar 22,350 krerë gjedhe kundër sëmundjes se antraksit
- Kusari-Lila në London School of Economics
- Zëvendëskryeministri Petroviq në SHBA flet për decentralizmin
- Kosova ngec në luftë kundër korrupsionit
- Pensionistët e Kosovës, të fundit në rajon
- Koalicionit qeveritar i dobësohet fuqia në Kuvendin e Kosovës
- Policia heton Ministrinë e Kthimit për ndarjen e shtëpive të ndërtuara
- Partia e Pacollit kërkon zgjidhje kundërkushtetuese për presidentin
- Nga KKR jep dorëheqje edhe Amir Ahmeti
- Preportr: AKK e zbaton ligjin sipas qejfit
Prishtinë, 13 tetor - Edhe këtë vit ka vazhduar me vaksinim kundër sëmundjes së antraksit, një sëmundje kjo akute bakteriale, afebrile, e cila prek të gjitha kafshët, përfshi edhe njeriun. Bazuar në të dhënat epidemiologjike të sëmundjes në vendin tonë, efektet dhe peshën e kësaj sëmundje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të planit nacional mbi kontrollin dhe preventivën e sëmundjeve infektive e parazitare, ka përfshi vaksinimin e të gjitha kafshëve kundër sëmundjes së antraksit përgjatë brezit kufitar të Kosovës, thuhet në një njoftim të AUV-it.Në vitin 2012 janë përfshirë 15 komuna: Gjakova, Deçani, Gjilani, Istogu, Prizreni, Dragashi, Vitia, Peja, Leposaviqi, Zubin Potoku, Kaçaniku, Shtërpca, Podujeva, Prishtina dhe Kamenica, që kufizohen me shtetet fqinje. Fushata e vaksinimit është zhvilluar gjatë muajve prill e maj, ku gjithsejtë janë vaksinuar 22 350 krerë gjedhe. Aksionin për vaksinim e kanë kryer praktikat veterinare private të kontraktuara nga AUV, ndërsa përfitues kanë qenë fermerët e përfshirë në vaksinim të cilët kanë qenë të liruar nga pagesat.
AUV njofton se është në përcjellje të vazhdueshme të situatës në tërë territorin e vendit për shpërthimet e mundshme të antraksit, dhe disponon rezerva të vaksinave e materiale tjera për të luftuar këtë sëmundje. Andaj, kjo agjenci porosit të gjithë fermerët se janë të detyruar që për rastet e dyshimta të njoftojnë menjëherë veterinarinë më të afërt të zonës, në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Të gjitha këto aktivitete kryhen dhe janë në përgjegjësi të Drejtorisë së Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në kuadër të AUV-së.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes masave preventive është duke e ruajtur shëndetin dhe mirëqenies e kafshëve ne Republikën e Kosovës, përmes këtyre masave ruhet edhe shëndeti i përgjithshëm publik.









