• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Limaj: Situata në PDK - shqetësuese

Publikuar: 12.10.2012 - 20:14

Prishtinë, 12 tetor - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet të personalizohet, se duhet të reformohet e të hapet për tu përgatitur për sfidat qe e presin. Sipas tij, situata brenda PDK-së është shqetësuese, ndërsa shton se kjo parti nuk është pronë private e askujt.“Aktualisht jemi në situata shumë të rënda”, ka thënë Limaj, duke shtuar se PDK e presin sfida edhe më të rënda, të cilat mund të tejkalohen “vetëm me një unitet të mirëfilltë”.

“Çdo variant tjetër do ta dëmtonte PDK-në. Kjo do të reflektonte edhe në proceset e përgjithshme të vendit”, thekson Limaj për RTV21, sipas të cilit ka ardhur koha për reforma të thella në PDK.

“Të shkojmë në zgjedhje përmes modelit një anëtar një votë. PDK ka nevojë për kuadër të profesionalizuar dhe njerëz meritorë. PDK duhet t’i prijë demokratizimit të brendshëm. Nuk ka mundësi të ketë institucione të mirëfillta, nëse nuk kemi parti të demokratizuara brendapërbrenda”, deklaron Limaj, duke shtuar që kjo gjendje nuk i kontribuon PDK-së.

“Ose duhet të kthehet dhe të funksionojë mbi bazën e normave statutare të partisë, ose kjo parti është e destinuar për të dështuar”, thotë Limaj.

 

Komente (14)

ali ulaj13.10.2012/17:34

Kosova ka hi ne plurlzm politik aq epa pregaditne sa qe disa kuadra partiake krejt aktivitetin e partis ekan personalizua dhe ne rrethe te ngushta mendojn se dot mund teja dalin qe problemet mete cilat ballafaqohet vendi aij grup te merret dhe te dal ngdhnjmtar.Ky grup njerzish eshte duke mendur qe stadet politike ata ti ndertoj dhe qdo gja qa ndodh ata te kan nen kontroll dhe aq fanatik paraqiten ne mendimet e veta saqe edhe kur te bjen shi ne kosov ata mendojn se duhet te pyten.Kjo poliotik e cila u udheheq ne kosov dhe po udheqet eshte nji politik e cila ika sill dhe poj sjell dam kosova kta ekan kuptua njerz intelegjent mrena partive te ndryshme dhe kesaj politike qe sna qon kerkun kan fillua edhe se qmimi perta qe dota pagujn nuk dot jet i vogel,poj thon jo kesaj politike edhe mrena partive te veta.Kjo qa po ndodh me kosoven nuk i ngjet nje vendi te nje demokracie te organizur ku mbrohen te drejtat dhe lirit e qytetarit si ne aspektin social matrial edukativ dhe shendetsor.Kosoven politika e gabur eka stagnua ne ven numrim dhe nga kjo gjendje po prfitojn vetem klanet e udhheqsve partiak,duke i anashkalua krejt qytetaret tjer te shkollur dhe analfabet,nuk je grupi i klanit qe mendon mrapsht si ata edhe buken poja rrezikojn dikuj.Kosova dhe kosovaret politiken duhet ta kuptojn krejt ndryshe dhe duhet te hjekin dor nga uzurpimet e ideve dhe mendimeve progresive te njerzve te caktur sepse funi i funit partit e kan per qellim qe mbrena programit te tubojn sa ma shum njerz qe programin e partis e perkrahin dhe bajn perpjekje qe ne mendime te jen sa ma unik dhe te hecet drejt progresit.Kta Fatmir Lima eka kuptua mase miri se ne formen si u punue e po pretndohet te punohet shkurje perpara nuk ka dhe reformat mrena partie duhet te ndodhin gjithsesi,por edhe duhet te ket rotacion kuadrash sepse politika kadrovike dhe ndryshimet qe hapin horizante te reja si ne aspektin ekonomik,kulturor,e politik,jan mase te nevojshme sepse qytetaret e kosove nga kjo politik qe po udheheqet po frigohen dhe kan fillue te ikin prej kosove me tempo tepa zvoglur.Prandaj disa keto kerkesa te drejta te antarve mrena partie i kuptojn si atak kunder partie e kto kerkesa rformative jan praktika infuzive qe mundsojn hecjen ma te shpejt perpara prandaj une si perkrahs i PDKes e ftoj kryesin e partis qe mos te frigohet nga reformat,pr ato te ndodhin dhe te hapen horizante jete dhe pune per secilin qytetar te kosoves pa marr parasysh mendimin,renditjen e ti partiake dhe politik,ka qytetar qe deklerohet per procese dhe e paraqet gjendjen asht si e sheh dhe kerkujna smun teja mbyllum syt e te tillet nuk ban te urrehen dhe te meren masa ndaj tyre,duke mos i pranua ne pune e masa tjera qnjerzore qe s perkasin me demokraci.

FORE13.10.2012/15:23

Me te vertet, mu habit me keta njerez !
Nuk din njeri cka eshte ka ndodhe me ta?
Si p'shtellte eshte puna?
Me dite qe e kane pernime Limaj me Kupen nuk ish kane keq?
Po hec e beso?

musa halimi 13.10.2012/09:28

O mosu gutni more...

lisi13.10.2012/09:26

Bashkohu me opoziten o zoti Limaj e rrezoje kete qeveri hajnash,

ilir13.10.2012/09:24

kem pas besim te ti shum dhe dote kem edhe me tej se je mai forti politikan dhe nese shkon kosova per para veq ti munesh me qu

xhavit selmani13.10.2012/00:46

Kështu ka qenë PDKja prej fillimi.
Ju derisa ishin në pushtet ministër nuk e keni vërejtur këtë?!!!!.

Murtez Xhemajli12.10.2012/23:29

Mendoi që Reformat duhet duhet që të ndodhin gjithsesi në PDKsë por jo me eufori dhe me shpejtësi sepse së pari duhet me u dhanë mendimi që u morren veshë ditëmë parë për punen e deritashme dhe sukseset e mosësukseset dhe me mendimin e tyre për ta qitë partin në rrugën e duhur dhe pastaj të ulen në një mbledhje të kryesis e nëse ka nevoi edhe të keshillit te pergjithshem krejtë komfor statutit normal dhe te diskutojn atë raport që do e bejnëata qe u vendos në mbledhjen e kryesis ditë më parë dhe mbas diskutimit te gjerë te bihen vendimet e duhura dhe ashty drejtimi i PDKsë të shkoi në rrugë tëduhur dhe ti hapet rruga per mbajtjen e së pari zgjedhjeve neper nendeg e degë të Partis e mandej ata ti delegojn delegatet e vetë per Kongresin e partis dhe mandej kr perfundoin ato të caktohet mbajtja e Kongrsit te Partis ku aty duhet me i prue disa vendime të duhura dhe me platforma te duhura dhe të zgjedhen drejtuesi e partisë dhe kryetari i partis ku aty të dominoi demokracija dhe pse jo edhe z.Thaqi te ketë kunder kandidat por në fund ne menyr të lirshem delegatet të votojn dhe ashty te kapercehen që të gjitha problemet që tani janë dhe te hjeken ato mendimet qe dikush ka pretendime apo tjeter per me e nda partin ne dyshë kjo nuk i duhet askuj e asë z.Limaj e z.Krasniqi te cilet deshiroin qe te ketë rend dhe te perfillen vendimet e marra normal me koncezus dhe vota te shumices që ashty e thotë demokracia. Mbesë me shpres që ky ngerqë do kapercehet dhe do e qoin ne vijen e duhur qdo qështje që duhet në parti dhe gjithsesi në Qeverisje.

meti12.10.2012/23:17

E vetmja zgjidhje eshte qe Jakup Krasniqi se bashku me Fatmir Limajn te formojne nje parti te re, se nuk ka politikan me te sinqerte dhe atdhetar se keta dy. Sikur te kishim kryetar Jakup Krasniqin kurse kryeminister Fatmir Limajn, cdo gje do te ndryshonte pozitivisht dhe ate per 190 shkalle.
Per kete arsye iu kane frigu dhe i frigohen Fatmirit dhe jane mundu me eliminu nga skena me cdo menyre.
Veq shpresoj se keta dy vendosin me formu nje parti se bashku, se qysh kane qene ma te votuarit ne PDK, kane me qene edhe jashte saj, dhe keshtu do te kene mundesi me implementu qasjen e tyre ndaj problemeve.

Qufaj12.10.2012/22:46

Fatmir me gjith rrespektin per te kaluaren tuaj, me duhet te jem i sinqert me vetveten dhe te pranoj se tashme fare sme dhimbsesh ,e di pse sepse jam thellsisht i bindur se Kosoves se pas luftes PDKja dhe AAKja po i shkaktojn telashe te mdha madje veshtir te riparueshme edhe per nje dekad.Jam i bindur se ju ket luft qe po e beni se ben per interes te vendit por per interesa personale,sorry! Thaqi me banden e tij dhe Ramushi me CO jan mjerimi jon .Zot Qlirona nga Ju.......

berishaat12.10.2012/22:36

rri mor urt se pot burgosin apet po shko ngadal tu prek

cuca12.10.2012/22:03

Allahu PDKnë në bela e qittë.

Vezir Pasha12.10.2012/21:40

Po as vet Kosova nuk po funksionon ne baz te parimit te lixhit e as te kushtetutes. Ktu e kan marr nji jurist vetem sa per me i hedh syve pluhur popullit derisa ai vetem ua maskon ktyre devijimet. "Premtimet e tyre''see jan njerez te mir.

Prekazi12.10.2012/21:14

Drenicen e humbet pothuaj te teren vetem se nuk po kane guzim Drenicaket akoma per tua thene haptazi, qdo dite e me shume ne Skenderaj e rrethine Flasin keqe per Thaqin e PDKne , ju lutemi largojeni njerzit e SHIKut si dhe hajnat nese doni ta keni Drenicen siq e kishit me heret perndryshe as edhe 100 Vota nuk do i mblidhni nga ne Drenicaket.

S.SPAHIU12.10.2012/21:03

GABIM E KI O FATMIR LIMA SE KOM PAS BESIM NE TY PO SKOM MO BESIM NE TY SA MILJONA I KI BA NE MINISTRI

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell