Grupi i eksperteve E-15 e lëshon KKR-në

Artikujt tjerė
- Koalicionit qeveritar i dobësohet fuqia në Kuvendin e Kosovës
- Policia heton Ministrinë e Kthimit për ndarjen e shtëpive të ndërtuara
- Partia e Pacollit kërkon zgjidhje kundërkushtetuese për presidentin
- Nga KKR jep dorëheqje edhe Amir Ahmeti
- Preportr: AKK e zbaton ligjin sipas qejfit
- Në Kosovë, për 9 muaj humbin jetën 12 punëtorë
- Preportr: Të fundit e romëve në Prishtinë
- Limaj: Situata në PDK - shqetësuese
- Pacolli ftohet në vizitë zyrtare në Sudanin e Jugut dhe Burundi
- Grupi i eksperteve E-15 e lëshon KKR-në
Prishtinë, 12 tetor - Grupi i ekspertëve E-15 diskutoi sot për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës sidomos rreth çështjes së privatizimit të ndërmarrjeve publike.Grupi E-15 konstatoi se angazhimi i deritashëm në Koalicionin për Kosovën e Re në Qeveri nuk ka qenë rezultativ në realizimin e programit ekonomik të KKR si dhe përmirësimit të funksionimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera. Duke qenë se përkundër angazhimit të E15 në kuadër të Grupit Parlamentar gjendja nuk ka ndryshuar për të mire dhe se përpjekjet e Grupit E-15 për arritjen e një qëndrimi të përbashkët të KKR rreth ketyre çështjeve nuk kanë qenë të frytshme, veçanërisht lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve publike, Grupi E-15 tani e tutje nuk do të veproj në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re.
Grupi E-15 diskutoi edhe për aktivitet e ardhshme me qëllim të forcimit e zgjerimit të tij për të qenë më efektiv në adresimin e sfidave aktuale të vendit si dhe për të forcuar në këtë mënyrë identitetin e vet në skenën politike të Kosovës, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga Prof. Muhamet Mustafa, udhëheqës i Grupit të Ekspertëve E 15.


xhavit selmani13.10.2012/00:42
ikti kotë nga koalicioni. edhe ju jeni fajtor sa edhe qeveria.









Ismail 13.10.2012/09:21
Ky eshte nje Ikacak.. Mjer kosova qe e ka nje te tille.. Gjitmone eshte mesuar te ik dhe gjithmone do te ike.....