Nguti e pazakontë e Gjyqësorit për padi kundër gazetarëve

Artikujt tjerė
- Nga KKR jep dorëheqje edhe Amir Ahmeti
- Preportr: AKK e zbaton ligjin sipas qejfit
- Në Kosovë, për 9 muaj humbin jetën 12 punëtorë
- Preportr: Të fundit e romëve në Prishtinë
- Limaj: Situata në PDK - shqetësuese
- Pacolli ftohet në vizitë zyrtare në Sudanin e Jugut dhe Burundi
- Grupi i eksperteve E-15 e lëshon KKR-në
- Kryesia e LDK-së përkrah idenë e bashkimit të spektrit të djathtë
- Agani dhe Cliff bisedojnë për reformat në shëndetësi
- U nënshkrua Kodi Etik për zyrtarët e kufirit në kuadër të MIK
Prishtinë, 12 tetor Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Kosovës (AGPK) ka transmetuar sot një reagim të organizatës ndërkombëtare të gazetarëve Reporterët pa Kufij, për, siç ceket, shpejtësinë e pazakontë për gjyqësorin e Kosovës lidhur me një padi të kompanisë private Pejton kundër gazetares dhe zëvendëskryeredaktores së gazetës Zëri, e për një shkrim që ka theksuar lidhjet e kryeministrit të Kosovës dhe të disa biznesmenëve. Në artikullin e saj, botuar me 2 prill të vitit 2012, Xharra ka shkruar mbi marrëveshjet e pronarit të kompanisë Pejton, Bejtush Zhugolli dhe dy vëllezërve të tij me kryeministrin Hashim Thaçi.
Në këtë reagim Reporterët pa Kufij thuhet se Xharra, duke u thirrur në hulumtime kundër korrupsion dhe raportet e prokurimit, ka shkruar se tre vëllezërit Zhugolli kanë financuar fushatën e kryeministrit, dhe në kthim Thaçi u ka dhënë tender shumë fitimprurës këtyre biznesmenëve.
Kompanitë e vëllezërve Zhugolli vetëm në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) kanë fituar tender në vlerë prej 70 milionë eurove.
Më pak se një javë pas publikimit të artikullit të gazetares Xharra, në prill të këtij viti, Bejtush Zhugolli e ka paditur atë dhe gazetën Zëri për dëmtimin e imazhit të biznesit të tij, duke kërkuar kompensim financiar prej 700 mijë euro.
Shumë e pazakontë për sistemin gjyqësor në Kosovë që rasti të procedohet me një shpejtësi të dritës. Seanca e parë është mbajtur me 25 prill për të vazhduar me dy seanca të tjera më pas. Dhe brenda dy javësh prite të merret vendimi dhe gjyqësori të njoftojë vendimin e saj përfundimtar, thuhet në këtë reagim.
Kur gazetarja Selvije Bajrami, po ashtu nga gazeta Zëri, ka raportuar në seancën e parë të mbajtur për këtë rast, Zhugolli ka paditur edhe atë duke kërkuar kompensim prej 300 mijë eurosh. Seanca e parë për këtë rast do të mbahet me 12 tetor.
Reporterët pa Kufij dënojë me termat më të forta të mundshme presionin që Bejtush Zhugolli i ka vënë stafit redaktues dhe veçanërisht Xharrës. Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për Arbana Xharrën. Ajo e ka bazuar artikullin e saj në raporte të pavarura dhe të dhëna publike. Me sa ne dimë, Bejtush Zhugolli kurrë nuk ka filluar procedura kundër këtyre burimeve.
Akuzat kundër Selvije Bajrami, e cila ska bërë gjë tjetër veçse ka raportuar për procedurat ligjore që i ka ndërmarrë ky biznesmen, tregojnë për shqetësimet e këtyre të fundit.
Ky rast është shumë e rëndësishëm për pavarësinë e gjyqësorit të Kosovës, i cili renditet në vendin e 86-të në botë në Indeksin tonë të Lirisë së Shtypit. Shumë kompani private financojnë partitë politike në pushtet në Kosovë dhe më pas fitojnë tenderë.
Sa më shumë që gazetarët raportojnë për këto marrëveshje, ata përballen me kërcënime dhe akuza për shpifje. Xharra këtë padi e quan absurde.
Në vend se të hetojnë këtë rast të korrupsionit, ata janë duke dërguar mesazhe për gazetarët hulumtues që të mos merren me këto tema të ndjeshme. Qëllimi është që të frikësojnë dhe të ju bëjnë më dije gazetarëve se çfarë i pret ata nëse nuk e mbyllin gojën.
Xharra nuk e përjashton ndikimin politik nga lartë.
Për fat të keq, edhe EULEX-i ka thyer shpresat e komunitetit të gazetarëve të pavarur në Kosovë. Xharra ka kontaktuar ata për një reagim ndaj keqtrajtimit të saj, por ende nuk ka marrë përgjigje nga ata.
Reporterët pa Kufij i bën thirrje autoriteteve kosovare dhe zyrtarëve të EULEX-it për t'iu përgjigjur kësaj situate. Heshtja e tyre për këtë çështje është e papranueshme.
Arbana Xharra, fituesja e disa çmimeve kundër korrupsion për artikullin më të mirë nga UNDP tre vjet radhazi (2006-2008), nuk do të heq dorë. Unë do të vazhdoj të merrem me gazetari hulumtuese, ata nuk mund të më trembin. Por është e vështirë për gazetarët e ri kur e shohin se nuk e kanë mbështetjen e gjyqësorit.
Dy paditë kundër gazetarëve hulumtues, të bëra nga i njëjti biznesmen brenda një viti, tregon për përpjekjet e Zhugollëve dhe miqve të tyre për të mbajtur këto shkrime të fshehura, vlerëson organizata ndërkombëtare e gazetarëve Reporterët pa Kufij.


dennis@12.10.2012/15:06
E qmoj lart punen e zellshme te zonjes,Arbana Xharrës,kosoves i duhen ksi njezesh te guximeshum,qe ta thon te verteten, por nuk besoj as ne gjygjsin e kosoves, se te gjith jan te korrupetuar, pra Hashimi ika afru rreth veti te gjith hajnat, dhe tradhetaret.pra shpetimi i vetem asht, qe populli te qohet ne kamb, dhe ta rrezoj kit qeveri, dhe jo vetem kit qeveri, por mos te lan hajnat te afrohen rreth qeveris, per fat te keq, nuk asht vetem PDKja, por tradhetar te kosoves, ka nete gjitha partit, dhe populli tash po i din te gjith me emra, pra populli ti gjykoj kto kelbesira , por ne e kemi nje popull qe flen dit e net, kurr nuk zgjohen nga gjumi.









Ylli12.10.2012/23:31
Zhogoll e zhugana sot po e qeverisin Kosoven. Nuk pritet tjeter gje nga ata. Mire nga ne, pritet shume me teper se kjo qe s'po bejme...