Berisha e Jahjaga zbuluan shtatoret e Ali Nezës dhe Isa Boletinit

Artikujt tjerė
- Kosova ngec në luftë kundër korrupsionit
- Pensionistët e Kosovës, të fundit në rajon
- Koalicionit qeveritar i dobësohet fuqia në Kuvendin e Kosovës
- Policia heton Ministrinë e Kthimit për ndarjen e shtëpive të ndërtuara
- Partia e Pacollit kërkon zgjidhje kundërkushtetuese për presidentin
- Nga KKR jep dorëheqje edhe Amir Ahmeti
- Preportr: AKK e zbaton ligjin sipas qejfit
- Në Kosovë, për 9 muaj humbin jetën 12 punëtorë
- Preportr: Të fundit e romëve në Prishtinë
- Limaj: Situata në PDK - shqetësuese
Gjakovë, Deçan, Isniq, 12 tetor - Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, bashkë me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kanë zbuluar të premten shtatoren e patriotit Ali Ibër Nezaj në qendër të Gjakovës dhe të Isa Boletinit në Isniq të Deçanit.Gjatë adresimit në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Berisha tha se ka ardhur në Gjakovë për të nderuar figurën e njërit prej komandantëve legjendarë të Lidhjes Shqiptare, Ali Ibër Nezaj.
Nderimi ju takon atyre burrave që u mblodhën në Prizren në shenjë të bashkimit kombëtar. Ata nisën luftën e shqiptarëve për liri dhe dhanë dritën për bashkimin kombëtar, theksoi Berisha. Është detyrë e çdo shqiptari që të punojë me atë frymëzim, drejt integrimit të përbashkët në BE. Kemi qenë dhe jemi një komb, tha Berisha.
Përulem me nderimin më të madh para këtij qyteti që qëndroi si kështjellë e pamposhtur e shpirti tonë kombëtar, theksoi pos tjerash kryeministri shqiptar.
Berisha u shpreh se sot në Gjakovë ishte ndjerë sikur të ishte në komunën e tij. Kur kam ardhur në këtë komunë dhe një qytetar më tha mirë se erdhe në komunën tënde dhe kurrkund në botë nuk ndjehem tek vetja ime sesa tek ky qytet i mrekullueshëm dhe ju përulem me nder qytetarëve, transmeton Shekulli fjalët e Berishës.
Ndërkaq, Atifete Jahjaga tha se Gjakova por edhe gjithë Kosova është e nderuar me ngritjen e shtatores së prijësit të Lidhjes Shqiptare, të udhëheqësit të kryengritjeve për çlirim kombëtar, të Komandantit të luftërave për ruajtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Kjo anë, gjithmonë gjatë historisë sonë të lavdishme kombëtare, ishte e rreshtuar drejt, me nder dhe me dinjitet.
Ali Ibër Nezaj është udhëheqës popullor, një nga prijësit e gjithë Malësisë së Gjakovës që organizoi dhe e mblodhi popullin për ta bërë Shqipërinë, për të ruajtur paprekshmërinë e trojeve tona, për ti kundërshtuar pazaret mbi kurrizin e popullit tonë. Ali Ibra nuk blihej me tituj e grada. Ai gjithmonë mbeti mbrojtës i interesave të mirëfillta të popullit, duke respektuar plotësisht tolerancën fetare dhe diversitetin kulturor të vendit. Mbronte të vegjlit dhe mbante drejtësi. Nami i tij mbetet i gjallë deri në ditët tona. Si udhërrëfyes përparimi dhe krenarie, tha Jahjaga.
Siç informon RTK, pas kësaj Berisha vizitoi Gllogjanin, ku nderoi kujtimin e luftëtarëve të UÇK-së në memorialin në Gllogjan dhe i bëri një vizitë familjes Haradinaj.
Ndërkaq në një ceremoni të veçantë, Berisha u nderua me titullin Qytetar Nderi i Deçanit, me të cilin e ka nderuar kjo Komunë. Në ceremoni i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjakova sot por edhe gjithë Kosova është e nderuar me ngritjen e shtatores së prijësit të Lidhjes Shqiptare, të udhëheqësit të kryengritjeve për çlirim kombëtar, të Komandantit të luftërave për ruajtjen e tërësisë territoriale të tokave shqiptare. Kjo anë, gjithmonë gjatë historisë sonë të lavdishme kombëtare, ishte e rreshtuar drejt, me nder dhe me dinjitet.
Ali Ibër Nezaj është udhëheqës popullor, një nga prijësit e gjithë Malësisë së Gjakovës që organizoi dhe e mblodhi popullin për ta bërë Shqipërinë, për të ruajtur paprekshmërinë e trojeve tona, për ti kundërshtuar pazaret mbi kurrizin e popullit tonë. Ali Ibra nuk blihej me tituj e grada. Ai gjithmonë mbeti mbrojtës i interesave të mirëfillta të popullit, duke respektuar plotësisht tolerancën fetare dhe diversitetin kulturor të vendit. Mbronte të vegjlit dhe mbante drejtësi. Nami i tij mbetet i gjallë deri në ditët tona. Si udhërrëfyes përparimi dhe krenarie.
Në një zhvillim tjetër, sot në Isniq të Deçanit, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, zbuluan shtatorën e Isa Boletinit.
Presidentja e Kosovës, Atifiete Jahjaga, vlerësoi se Isa Boletini ishte prijës i kryengritjeve shqiptare për liri dhe pavarësi dhe për ta bërë Shqipërinë shtet të përparuar dhe demokratik.
Këto komente ajo i bëri me rastin e zbulimit të shtatores së Isa Boletinit, në Isniq të Deçanit, njoftoi presidenca e Kosovës.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Eshtë nderim për brezin tonë që po i respektojmë të parët tanë, që po e vlerësojmë sakrificën e bërë ndër shekuj për ruajtjen dhe zhvillimin e kombit tonë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale, tha mëtutje Atifete Jahjaga.
Sipas saj, Isa Boletini, së bashku me ideologun e pavarësisë, Hasan Prishtina, dhe me babanë e shtetit, Ismail Qemajli, dhe me shumë atdhetarë dhe intelektualë të brumosur dhe me idetë atdhetare dhe me idetë përparimtare të Evropës, e vunë në lëvizje historinë, i kthyen sytë e botës kah shqiptarët.
Zoti Berisha theksoi se nderimi u takon atyre burrave, që u mblodhën në Prizren në shenjë të bashkimit kombëtar dhe shtoi se ata e nisën luftën e shqiptarëve për liri dhe dhanë dritën për bashkimin kombëtar.
Mëtutje, ai theksoi se është detyrë e çdo shqiptari që të punoj me atë frymëzim, drejt integrimit të përbashkët në BE. Kemi qenë dhe jemi një komb.


Qufaj12.10.2012/23:00
Turpi i Kombit ishte sod ne Deqan,ata qe po shkelin qdo dit me kembe mbi gjakun dhe betimin e Isa Boletinit. Ai ka luftuar qe ne te jemi bashk e jo te "bashkohemi" ne BE se atje jan bashkuar edhe Shtete qe ne nje shekull kan ber 3 luftra mes veti,...... Po skan interes te bashkohemi ne keta Palaqo keta i bashkon vetem hajnija e krimi kesaj radhe ne Glloxhan pardon ne Deqanin e AAKecave edhe mandatet i kan te vjedhura te tret pa dyshim!!!!!!!!!!!

dyl tahiri12.10.2012/15:03
Pajtohem plotesishte me portalin e" Jalova",duan ta ndotin shpellaret e Tropojes dhe novoselles Gjakoven qe ka pedigre qytetarie me katundar kuazi patriot.

vixhilenti12.10.2012/14:53
kjo nezajahjaga ska pas nevoj me shkue hiq qatje se kerkush hiq mall ate nuk e ka pas me e pa atje e askundi.

nazi12.10.2012/14:37
jajagen nuk e kisha lan as me pa permendore e jo me zbulu

Jalova12.10.2012/14:36
Po përse nuk i ngritni shtatoren në fshatin e tij të lindjes ore në Shipshon .Në Gjakovë mund të ngritni shtatoren e Ahmet Koronicës .Gjithëkush dëshiron të varroset në vendlindjen e tij ,kurse ju shpellaret në tokë të tjerëve këte e kuptoj.












ema13.10.2012/10:04
Ngjarja me rendesi ishtw nw Deçan ngase sali berihsa u shpall edhe qytetar nderi.